Piktura Dhe Skulptura Në Kosovë

Piktura dhe skulptura në Kosovë i kanë fillesat që prej periudhave më të hershme të historisë së saj .Veqanërisht e njohur sot është figurina 5500 vjeçare prej terakote Perëndesha në fron që u zbulua afër Prishtinës në vitin 1956 dhe që u kthye nga Beogradi në Muzeun e Kosovës më 3 qershor 2002.Ajo tani shërben si një simbol i Kosovës.

Një nga majat kulmore më të shënuara në artin e Kosovës mesjetare ishin pikturat e afreskeve dhe ikonave sipas traditës ortodokse bizantine,sidomos në kishat e Graqanicës,Deqanit,Pejës dhe Prizrenit.Po kështu xhamitë osmane në Prizren,Prishtinë dhe gjetkë kishin zbukurime mjeshtërore.Ndonëse arti popullor lulëzoi në të gjithë Kosovën,zhvillimi i pikturës klasike sipas traditës evropiane u pengua nga pesë shekujt e sundimit osman. Duhet thënë që artet në Kosovë patën një zhvillim të hovshëm vetëm pas Luftës së Dytë Botërore,kur ajo ishte pjesë e Jugosllavisë socialiste.Filizat e parë të artit pamor u mbollën në Shkollën e Arit në Pejë,e cila u themelua në vitin 1949.Nxënësit më të mirë të kësaj shkolle vazhduan më tej studimet në akademitë e arteve të bukura në Beograd,Zagreb,Lubjanë dhe më vonë në Sarajevë.Në vitet 1960 u krijua dega e arteve të bukura në shkollën normale pedagogjike në Gjakovë,ndërsa në vitin 1974 u themelua edhe Akademia e Arteve të Bukura në Prishtinë .

Piktura në fillim ishte më shumë një traditë akademike ,ku shumica e profesorëve ishin edhe piktorë të cilët kishin studiot e tyre.Piktura,skulptura,dizajni dhe artet grafike lulëzuan në vitet 1980 ,por me shpërbërjen graduale ekonomike dhe politike të Kosovës në vitet 1990 dhe"spastrimin" e shqiptarëve nga institucionet e galeritë gjatë regjimit serb,shumë artist shkuan jashtë shtetit ;serbët kryesisht në Serbi ndërsa shqiptarët në Itali,Gjermani,Francë etj...Vetëm që nga përfundimi i Luftës së Kosovës,artistë të ndryshëm filluan të gëzojnë sukses brenda territorit të vetë Kosovës.

Tags:

BeogradiKosovaLubjanaPejëPrishtinaPrizreniSarajevaZagrebi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

PëremriSëmundjet e syritPrrenjasiMargarita TutulaniPersonat me aftesi te kufizuaraShqiptarëtNumrat e plotëDita Botërore e MjedisitTigriFormat e pashtjelluara të foljesPlutoni (planet)Ndarja administrative e ShqipërisëVenusiEkzorcizmiShenjat astrologjikeGjarpriShoqëriaItaliaMbiemriMolieriRiciklimiAbdyl FrashëriNeurologjiaThethiAriuNumrat dhjetorPlazma e gjakutKryqëzatatSiguria e të dhënaveKroaciaPeshkuFC BarcelonaEnzimatPulsi i zemrësFoshnjaLojërat Olimpike VeroreShiu acidikRomeo dhe ZhuljetaAbortiÇKalendariLedion LiçoLidhëzat në gjuhën shqipeLista e shkrimtarëve shqiptarëBifurkacioni i lumit të NerodimësHimni i FlamuritHistoria e Jehudëve në ShqipëriAcidet dhe BazatBajram CurriArben TaravariHistoria e TiranësLista e aktorëve të teatrit shqiptarShpella e PëllumbasitTrëndafiliSistemi i qarkullimit të gjakutLetraOsmani IReaksioni kimikShtatzëniaMuzikaShkupiKrujaMitrush KuteliNjohja ndërkombëtare e KosovësTrekëndëshiRebelimi i vitit 1997Bashkimi EvropianKallëzuesiIsa BoletiniRelieviKongresi i ManastiritLegjendaTrekëndëshi i BermudësAmerika JugoreAndon Zako ÇajupiBifurkacioniQytetet e Shqipërisë🡆 More