Pazari I Shkodrës

Pazari i Shkodrës i quajtur Pazari i madh, pazari i vjetër ka qenë qendra ekonomike e qytetit dhe krahinës të Shkodrës dhe një ndër nyjet tregtare më të rëndësishme të Ballkanit Perëndimor.

Pas hyrjes së regjimit komunist, më 1944 u bë vendbanimi i emigrantëve ortodoksët greqishtfolës nga Greqia pas luftës civile, dhe më 1968 u sheshua dhe u bë park-lulishte.

Pazari I Shkodrës
Pazari i Shkodrës në 1904

Vendndodhja

Pazari ka qenë i ndërtuar në rrëzë të kodrës së kalasë së Shkodrës, rreth 1 km në jug të qendrës së tanishme të qytetit, mbi një rrafshinë që shtrihet deri në breg të lumit Bunë. Sipas gojëdhënave, pazari duhet të ketë zbritur nga Qafa në fushë shumë kohë para rënies së qytetit në dorën e osmanëve. Këtë e vërteton edhe Barleti në veprën «Rrethimi i Shkodrës».

Historia

Qyteti i Shkodrës kisht qysh herët tregun e vet. Përmendet në Statutet e Shkodrës të fillimit të shek. XIV me emrin favolete, vend tubimi, merkatë, pra vend tregtimi. I lidhur organikisht me skelën lumore dhe me zhvillimin e garantuar nga administrimi i Bushatllinjve, e bëri pazarin një nga më të njohurit e tregjeve ballkanike. Luajti rol të rëndësishëm zejtaro-tregtar deri në vitet '70 të shek. XIX, ku arriti deri në 2500 njësi prodhimi e tregtimi.

Pas viteve '60 të shek. XIX Pazari i Shkodrës dha shenjat e para të rënies ekonomike, politike e kulturore për shkak të ngritjes së manifakturave kapitaliste që konkurronin esnafet në sasi prodhimi, hapja e kanalit të Suezit më 1869, ndërtimi i hekurudhës Mitrovicë-Selanik më 1874, aneksimi i Ulqinit dhe Tivarit nga Mali i Zi më 1880, përmbytja nga ujrat, dekadenca e përgjithshme si e administratës osmane ashtu dhe mosrinovimi, avulloret në Danub, rritja e Adrianopojës, Selanikut dhe tërmeti i 1905. Me pushtimin disaditor malazez, natën para se të largoheshin në maj të 1913 i vunë zjarrin Pazarit duke djegur sokaqet më të mira, të drithërave dhe elbnave, të cilat u shkatërruan plotësisht, me gjithë dëmet e tjera, u dogjën 250 dyqane.

Zvogëlime

Historikisht njihen tre zvogëlime të zonës që zinte dikur pazari:

  1. Mortaja e viteve 1814-1819
  2. Ndërrimi i rrjedhës së lumit Drin, si rrjedhojë fryrja e Bunës në drejtim të fushës dhe përmbytja e pjesës më piktoreske të Pazarit.
  3. Më 1940 me ndërtimin e rrugës Molo-rrugë e Bahçallëkut, u kufizua krahu buzë ujit.

Burime

Tags:

Pazari I Shkodrës VendndodhjaPazari I Shkodrës HistoriaPazari I Shkodrës ZvogëlimePazari I Shkodrës BurimePazari I ShkodrësBallkaniShkodra

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

ShkodraAleksandri i MadhSëmundjet e syritMerkuri (planet)Shpella e piratëve (roman)BallkaniVeshje popullore të KosovësMercedes-BenzUltësira Perëndimore e ShqipërisëLepuriTurizmi në ShqipëriKafshëtBeteja e KosharesSportiShpendëtOrgazmaArabia SauditeMultiple sklerozaËHistoria e libritDramaRadha e veprimeve matematikoreKrujaAlbin KurtiKoreja e JugutHemoglobinaAnemiaKalaja e ElbasanitVitamina B12Perandoria RomakeMenopauzaNdikimi i njeriut mbi floren dhe faunenAli AhmetiSyriAgim NeshoTenisiLetërsia e vjetër shqiptareLui PastërLufta e Dytë BotëroreProblem globalFyelliBalenaTokaForcat e Armatosura të ShqipërisëFahrije HotiHistoria e TokësSistemi i organeve të frymëmarrjesFejaShkencaPejgamberët në IslamReal Madrid C.F.ForcaLidhja e PrizrenitMalajziaMali i DajtitInstrumenti muzikorStimulim me gjoksJaponiaGjithësiaBakteriLista e bimëveAfrikaDita Botërore e LibritAnët e horizontitFormimi i yjeveHixhameStalaktitet dhe stalagmitetYlliEkuatoriDemokraciaMuzika shqiptareInfeksioni seksualisht i transmetueshëmRrethiEnergjia e ripërtëritshmeMbiemriKalaja e ShkodrësBashkimi EvropianPlutoni (planet)🡆 More