Pavel Nedvěd: Futbollist çek

Pavel Nedvěd (Çekisht: ; lindur më 30 gusht 1972) është një ish futbollist profesionist çek i cili ka luajtur si mesfushor sulmues.

I përshkruar si një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij, ai është gjithashtu një nga lojtarët më të suksesshëm të Republikës Çeke, duke fituar trofe vendor dhe evropian me Lazion, përfshirë edicionin e fundit të Kupës së Fituesve të Kupës, dhe Juventusin, me të cilin luajti në finalen e UEFA Ligës së Kampioneve 2003.

Pavel Nedvěd
Pavel Nedvěd: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit
Nedvěd duke luajtur me Republikën Çeke në vitin 2006
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1972-08-30) 30 gusht 1972 (51 vjeç)
VendlindjaCheb, Çekosllovaki
Gjatësia1.77 m (5 ft 10 in)
PozicioniAnësor
Mesfushor sulmues
Karriera me të rinjtë
1977–1985TJ Skalná
1985–1986RH Cheb
1986–1990Škoda Plzeň
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1990–1992Škoda Plzeň0(0)
1990–1992→ Dukla Prague (huazim)19(3)
1990→ Dukla Tábor (huazim)
1992–1996Sparta Prague97(23)
1996–2001Lazio138(33)
2001–2009Juventus247(51)
Gjithsej501(110)
Karriera ndërkombëtare
1992–1993Çekosllovakia U217(0)
1994–2006Republika Çeke91(18)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Nedvěd ishte një lojtar kyç i kombëtares çeke që arriti finalen e Euro 1996, ku ai mori vëmëndje të gjerë ndërkombëtare. Ai ishte kapiten i ekipit në Euro 2004, ku ata u mposhtën në gjysëm-finalen nga Greqia, e cila në fund fitoi turnamentin; Nedvěd ishte pjesë e ekipit të turnamentit. Pas kësaj, ai ndihmoi ekipin të kualifikohej në Kupën e Botës 2006 për herë të parë që pas shpërbërjes së Çekosllovakisë. Falë performancave të tij, si dhe vrapimeve të shpjeta dhe energjike gjatë ndeshjeve, Nedvěd mori pseudonimin Furia Ceca (Furia çeke) nga tifozët italianë, dhe The Czech cannon (Topi çek) nga media angleze. Pseudonimi i tij në gjuhën çeke është Méďa (Ariu i vogël), kjo për shkak të ngjashmërisë së mbiemrit të tij me fjalën çeke Medvěd, që do të thotë ari.

Pasi fitoi Topin e Artë si Futbollisti Evropian i Vitit në 2003, Nedvěd u bë lojtari i dytë çek që fiton këtë çmim dhe i pari që pas shpërbërjes së Çekosllovakisë. Gjatë karrierës së tij, Nedvěd fitoi disa çmime personale, përfshirë Golden Foot në vitin 2004, çmimin Futbollisti Çek i Vitit (katër herë) dhe Topin e Artë të Republikës Çeke (gjashtë herë). Ai ishte një nga 125 lojtarët të zgjedhur nga Pelé për FIFA 100, një listë me lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

Karriera me klube

Republika Çeke

I lindur në Cheb dhe i rritur afër qytetit Skalná, Nedvěd filloi karrierën e tij në Çekosllovaki. Ai ishte një tifoz futbolli që i vogël, duke nisur karrierën e tij me klubin e qytetit Tatran Skalná në vitin 1977, në moshën pesë vjeç. Ai kaloi te Rudá Hvězda Cheb në vitin 1985, ku luajti vetëm një sezon para të shpenzonte pesë vite te Škoda Plzeň. Në vitin 1990, Nedvěd u huazua te Dukla Prague, një klub i drejtuar nga Ushtria çekosllovake, si pjesë e shërbimit të tij ushtarak. Gjatë vitit të parë te Dukla Prague, ai luajti me VTJ Dukla Tábor, një klub i kategorive të ulta që gjithashtu drejtohej nga ushtria. Më 28 tetor 1991, Nedvěd luajti ndeshjen e parë me Dukla Prague. Ai shpenzoi vetëm një sezon me klubin e ushtrisë para se të përfundonte shërbimin, duke e mbyllur huazimin nga Plzeň. Pas kësaj, ai u transferua te Sparta Prague në vitin 1992. Plzeň do të merre 30% të shumës nëse Nedvěd do të transferohej në një klub të huaj.

Në fillimet e karrierës së tij te Sparta, Nedvěd mori tre kartonë të kuq në vetëm gjashtë ndeshje. Me Spartën, ai fitoi Ligën e parë Çekosllovake, dy tituj Gambrinus liga dhe një kupë. Në vitin 1994, ai u thirr për herë të parë në kombëtaren çeke. Dy vite më vonë, performancat e tij në Euro 1996 tërhoqën vëmendje; pavarësisht një marrëveshje verbale me PSV-në, Nedvěd u transferua te klubi italian Lazio. Sparta fillimisht e shiti atë te klubi sllovak 1. FC Košice (e cila kishte të njëjtin pronar si Sparta) për 1.5 milion koruna çeke, dhe menjëherë pas kësaj, Košice e shiti atë te Lazio. Kjo gjë bëri që Sparta të paguante vetëm një shifër të vogël Plzeňit. Pas protestës së Plzeňit, Federata Çeke e Futbollit e urdhëroi Spartën t'i paguante atyre 35 milion koruna çeke si kompensim.

Lazio

Nedvěd firmosi një kontratë katër-vjeçare me Lazion për 1.2 milion lira italiane. Ai debutoi zyrtarisht më 7 shtator 1996 në humbjen 1–0 si vizitor ndaj Bolonjës. Goli i tij i parë në kampionat me klubin erdhi më 20 tetor 1996 në një ndeshje kundër Cagliarit; ai e mbylli sezonin 1996–97 me shtatë gola. Nedvěd u bë një lojtar i rëndësishëm në ekip gjatë sezonit 1997–98, të cilën e nisi me katër gola në tre ndeshje. Ekipi vendosi një rekord duke mos pësuar humbje në 24 ndeshje rresht nga nëntori 1997 e deri në prill 1998, e cila mori fund në ndeshjen kundër Juventusit ku Nedvěd u përjashtua me karton të kuq. Në atë sezon, Lazio fitoi Kupën e Italisë dhe arriti finalen e Kupës UEFA. Nedvěd e nisi sezonin me fitimin e Superkupën së Italisë, duke shënuar një nga golat e fitores 2–1 kundër Juventusit. Ai luajti një rol të rëndësishëm në fitimin e edicionit të fund të Kupës së Fituesve të Kupës, duke shënuar kundër Lausanne në raundin e parë dhe më pas në të dy ndeshjet e çerek-finales kundër Panionios, ku Lazio fitoi me rezultatin e përgjithshëm 7–0. Në finale, ai shënoi golin vendimtar kundër Majorkës, duke kontribuar në fitoren 2–1 të Lazios. Ky goli të ishte goli i fundit i turnamenti, por më pas nuk u llogarit.

Nedvěd ishte një nga dhjetë futbollistët më të paguar të ligës italiane në vitin 1999. Ai e nisi sezonin duke luajtur në Superkupën Evropiane 1999 kundër Manchester United, ku Lazio fitoi me një gol të vetëm. Në vitin 2000, Lazio fitoi kampionatin dhe kupën me ndihmën e Nedvěd, duke arritur një dopietë historike. Në vitin 2000, ai fitoi superkupën për herë të dytë. Nedvěd, sëbashku me Siniša Mihajlović, ishin dy lojtarët që u përjashtuan me karton të kuq në çerek-finalen e kupës në dhjetor, ku Lazio, kampionja në kuqi, u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 5–3 nga Udinese.

Nedvěd luajti në UEFA Ligën e Kampioneve me Lazion, duke shënuar në barazimin 2–2 kundër Real Madridit në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve, megjithatë, italianët u eliminuan nga kompeticioni. Në ndeshjen e fundit të Lazios në këtë kompeticion, Nedvěd u kritikua nga trajneri i Leeds United David O'Leary për një ndërhyrje ndaj Alan Maybury (pavarësisht se gjyqtari nuk akordoi faull); megjithatë, mesfushori u dënua me tre ndeshje nga UEFA.

Pavarësisht se firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare në prill 2001, klubi tentoi t'a shiste atë dhe argjentinasin Juan Sebastián Verón në atë verë, duke shkaktuar protesta të tifozëve ndaj presidentit Sergio Cragnotti. Lojtarët u shitën respektivisht te Juventusi dhe Manchester United.

Juventus

Pavel Nedvěd: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Nedvěd u ble në vitin 2001 për të zëvëndësuar Zidane.

Pas pesë sezonesh me Lazion, Nedvěd ishte i lidhur për një kalim te disa klube (përfshirë Çelsin dhe Manchester United), por në korrik 2001 u transferua zyrtarisht te Juventus 75 miliard lira italiane (38.7 milion €). Te Juventusi, ai zëvëndësoi francezin Zinedine Zidane, i cili në atë verë kaloi te Real Madridi. Nedvěd ishte titullar në sezonet 2001–02 dhe 2002–03, ku Juventus fitoi kampionatin në të dyja rastet. Edhe pse ishte një lojtar i rëndësishëm në vitin 2003 ku Juventus fitoi Scudetton, ai u përfshi edhe në polemika: ai hoqi dorë nga Shoqata Italiane e Futbollistëve për shkak të numërit të kufizuar të lojtarëve jo pjesë të Bashkimit Evropian (BE); shteti i tij Republika Çeke nuk u bë pjesë e BE-së deri në vitin 2004. Edhe pse ishte një lojtar i rëndësishëm në rrugën e Juventusit drejt finales së Ligë së Kampioneve 2003 kundër Milanit, ai nuk luajti dot në finale pasi plotësoi numrin e kartonëve të verdhë në gjysëm-finale ndaj Real Madridit, pas një faulli ndaj Steve McManaman.

Në dhjetor 2003, Nedvěd u emërua Futbollisti Botëror i Vitit nga revista World Soccer. Po në atë muaj, ai fitoi edhe Topin e Artë, duke mposhtur Thierry Henryn dhe Paolo Maldinin; ai u bë çeku i dytë pas Josef Masopust në vitin 1962 që e fiton këtë çmim. Nedvěd vazhdoi të merrte çmime të tjera edhe në shtetin e tij, duke fituar Topin e Artë 2004, i dhënë nga gazetarët sportiv çek; kjo do të thoshte se ai e kishte fituar këtë çmim për të pestën herë në shtatë vite.

Sezoni 2004–05 nuk shkoi mirë për mesfushorin, i cili qëndroi dy muaj jashtë fusahve me dëmtime në këmbë dhe në kokë. Kjo gjë bëri që ai të mendonte të pensionohej nga futbolli në prill 2005. Pavarësisht se Juventusi e fitoi titullin në atë vit dhe në vitin 2006, këto tituj u hoqën pas përfshirjes së klubit në skandalin e trukimit të ndeshjeve të quajtur Calciopoli. Sezoni 2005–06 u mbyll me rënjen e klubit nga kategoria pavarësisht se në të vërtetë ata e mbyllën në vendin e parë. Shumë yje (si Fabio Cannavaro dhe Lilian Thuram) u larguan nga klubi dhe e ardhmja e shumë lojtarëve ishte në pikpyetje. Pas Kupës së Botës 2006, Nedvěd hodhi poshtë zërat për një largim nga klubi, duke deklaruar se ai do të ndihmonte Juventusin të rikthehej në Serie A, duke cituar familjen dhe angazhimin ndaj klubit si aryset e këtij vendimi. Ai u ndëshkua me pesë ndeshje pezullim pas një kartoni të kuq të marrë ndaj Genoës në dhjetor 2006, duke përsëritur kërcënimin e tij për t'u pensionuar. Megjithatë, ai vazhdoi të ishte pjesë e klubit dhe e mbylli sezonin me 11 gola në Serie B 2006–07.

Pavel Nedvěd: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Nedvěd në një ndeshje miqësore me Juventusin në korrik 2007.

Juventus u rikthye në Serie A për sezonin 2007–08; Nedvěd luajti vazhdimisht si titullar për ekipin, duke shënuar dy gola në pozicionin e anësorit të majtë. Ai u përfshi në të tjera polemika në atë sezon: në nëntor 2007, ai theu fibulën e mesfushorit portugez të Interit Luís Figo pas një ndërhyrje të ashpër. Në prill 2008, Nedvěd u dërgua në spital pasi pësoi një tronditje pas një përplasje me Roberto Guanën gjatë ndeshjes kundër Palermos.

Nedvěd shënoi golin e parë të Juventusit në kampionat për sezonin 2008–09 në barazimin 1–1 jashtë fushe kundër Fiorentina. Në tetor, në një tjetër ndeshje si vizitor, ai shënoi dy gola në një fitore 2–1 kundër Bolonjës. Më 26 shkurt 2009, Nedvěd deklaroi se do të tërhiqej nga futbolli në përfundim të sezonit, me qëllim për të shpenzuar më shumë kohë me familjen. Më 10 mars 2009, ai u zëvëndësua pas 12 minutash pasi pësoi një dëmtim në ndeshjen e raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve kundër Çelsit. Për shkak të tërheqjes së tij në fund të sezonit dhe eliminimit me rezultatin e përgjithshëm 3–2 të Juventusit, kjo ishte ndeshja e fundit evropiane e Nedvěd. Ai u tërhoq zyrtarisht në fund të sezonit, duke qënë kapiten i ekipit në ndeshjen e fundit kundër ish klubit të tij Lazio, duke asistuar golin e sulmuesit Vincenzo Iaquinta në fitoren 2–0.

FK Skalná

Më 23 shtator 2017, u njoftua se Nedvěd ishte transferuar te FK Skalná, një klub që ndodhej në fshatin e tij, Skalná. Klubi luante në klasin B të Karlovy Vary Region (niveli i 7të i piramidës së futbollit çek). Presidenti i klubit tha: "Ishte ëndërra e Pavelit që të luante me djalin e tij dhe tani do të bëhet realitet". Ai më pas shtoi se ndeshja e planifikuar të luhej më 2 qershor 2018 në shtëpi kundër TJ Baník Královské Poříči B do të ishte e vetmja e Nedvěd me klubin, kjo për shkak se ai banon në Itali dhe mban postin e zëvëndës-presidentit te Juventusi. Nedvěd luajti si titullar në ndeshjen e humbur 1–4; as ai as djali i tij nuk shënuan.

Karriera ndërkombëtare

Nedvěd e nisi karrierën e tij ndërkombëtare duke luajtur me ekipet e moshave të Çekosllovakisë; ai e nisi me ekipin nën-15 dhe më pas kaloi te ekipet -16, -17 dhe -18. Në vitin 1992, ai debutoi me ekipin nën-21, me të cilën luajti shtatë herë në vitet 1992–93.

Nedvěd debutoi me ekipin riformuar Republika Çeke në qershor 1994 në fitoren 3–1 kundër Republikës së Irlandës. Turnamenti i tij i parë madhor ishte Euro 1996, ku ai shënoi edhe golin e parë ndërkombëtar; ai ndihmoi ekipin e tij të arrinte në finale, ku u mposhtën nga Gjermania në kohën shtesë. Një vit më vonë, ai luajti në Kupën e Konfederatave, duke ndihmuar Republikën Çeke të përfundojë në vendin e tretë, pasi mposhtë në finalen e vogël Uruguajin. Ai shënoi dy gola në turnament, që erdhën në fitoren tenistike 6–1 kundër Emirateve të Bashkuara në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Ekipi u eliminua në gjysëm-finale nga Brazili, që më pas u shpall fituese.

Euro 1996

Republika Çeke nuk pritej të bënte ndonjë surprizë në ndeshjen hapëse kundër favoritëve të Gjermanisë; Nedvěd humbi dy mundësi të mira për të shënuar dhe ishte një nga dhjetë lojtarët që morën karton të verdhë, me gjermanët që fituan 2–0. Megjithatë, ai kontriboi në mbrojtje, ku në mënyrë vendimtare largoi topin nga vija fatale e zonës së tij pas një gjuajtje nga Christian Ziege.

Nedvěd shënoi golin e tij të parë me kombëtaren në ndeshjen e grupit C kundër Italisë, duke i dhënë avantazhin 1–0 Republikës Çeke pas katër minutash. Megjithatë, Italia barazoi në pjesën e parë, por më pas ngelën me një lojtar më pak, duke bërë që çekët të shënonin sërisht para se pjesa e parë të përfundojë. Nedvěd luajti në ndeshjen e tretë të grupit kundër Rusisë, duke marrë kartonin e dytë të verdhë në turnament, me Çekinë që mori një barazim 3–3 për t'u kualifikuar në raundim me eliminim direkt.

Ai humbi ndeshjen çerek-finale kundër Portugalisë për shkak pezullimi. Megjithatë, çekët fituan pa të dhe u kualifikuan në gjysëm-finale. Në gjysëm-finale kundër Francës, Nedvěd u shpall lojtari më i mirë me çekët që arritën finalen pasi fituan 6–5 nga gjuajtjet e penalltive, ku Nedvěd shënoi në tentativën e tij. Nedvěd luajti edhe në finale, ku Republika Çeke, pavarësisht se shënoi e para, u mposht me rezultatin 2–1 nga Gjermania falë dy golave të Oliver Bierhoff, përfshirë edhe një "golden goal" në shtesë.

Euro 2000

Para fillimit të Euro 2000, Nedvěd nuk ishte në gjëndje të stërvitej normalisht për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës. Në ndeshjen e parë të grupit kundër Holandës, ai dhe shoku i skuadrës Jan Koller goditën shtyllën, para se holandezët të shënon me një penallti të dyshimtë për të fituar 1–0 me polemika. Në ndeshjen e dytë kundër Francës, ai fitoi një penallti që shënua nga Karel Poborský për të barazuar rezultatin 1–1. Pavarësisht dy gjuajtjeve në portë, Nedvěd nuk e mposhti dot portierin Fabien Barthez dhe Franca fitoi 2–1. Ai luajti edhe në ndeshjen e tretë të grupit ku Çekia fitoi 2–0 me Danimarkën, por u eliminuan nga turnamenti. Pas përfundimit të turnamentit, Nedvěd u bë kapiteni i ri i ekipit, duke zëvëndësuar Jiří Němec.

Euro 2004

Nedvěd e nisi turnamentin e Euro 2004 duke luajtur një rol vendimtar në ndeshjen e parë të grupit kundër Holandës. Pavarësisht se holandezët shënuan dy herë në 19 minuta, ai zhvilloi një paraqitje mbreslënë dhe ndihmoi çekët të fitonin 3–2. Ai u la pushim sëbashku me tetë lojtarë të tjerë për ndeshjen me Gjermaninë, me çekët që e kishin siguruar tashmë kualifikimin për në raundin tjetër. Ai mori një karton të verdh, i cili ngeli në fuqi edhe pas apelit të çekëve, në ndeshjen çerek-finale kundër Danimarkës. Kjo gjë do të thoshte se Nedvěd rrezikonte të humbiste një tjetër finale nëse do të ndëshkohej në gjysëm-finale kundër Greqisë. Megjithatë, Greqia fitoi ndeshjen dhe u kualifikua në finale, kurse Nedvěd u zëvëndësua për shkak të një dëmtimi në gju. Pas eliminimit të tyre nga turnamenti, Nedvěd deklaroi tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar. Ai ishte një nga tre lojtarët çek (sëbashku me Petr Čech dhe Milan Baroš) që u emërua në ekipin e turnamentit.

Kupa e Botës 2006

Pavel Nedvěd: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Nedvěd duke luajtur në Kupën e Botës 2006.

Trajneri i skuadrës Karel Brückner si dhe lojtarët e saj i bënë thirrje Nedvědit për t'u rikthyer në kombëtare para ndeshjes kualifikuese play-off të Kupës së Botës 2006 kundër Norvegjisë. Ai luajti në të dyja ndeshjet si titullar, me Republikën Çeke që i fitoi të dyja me rezultatin 1–0 dhe u kualifikua në Kupën e Botës për herë të parë që nga shpërbërja e Çekosllovakisë. Edhe pse pjesmarrja e tij në turnament u vu në dyshim për shkak të një dëmtimi në gju, Nedvěd ishte në listën e 23 lojtarëve.

Nedvěd dhe Republika Çeke e nisën turnamentin me një fitore 3–0 kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por për shkak të dëmtimeve të lojtarëve më të rëndësishëm, ata humbën dy ndeshjet e rradhës kundër Ganës dhe Italisë, duke e mbyllur grupin në vendin e tretë. Në ndeshjen kundër Ganës, ai shënoi në momentet e para të pjesës së dytë, por goli i tij u anullua për pozicion jashtë loje. Kundër Italisë, ai pati disa mundësi të mira për të shënuar, por u ndal nga shoku i skuadrës te Juventusi, Gianluigi Buffon.

Nedvěd deklaroi sërisht tërheqjen nga kombëtarja në gusht 2006 para ndeshjes miqësore kundër Serbisë dhe Malit të Zi, me të cilën ai zhvilloi paraqitjen e 91të dhe të fundit me kombëtaren. Ai refuzoi të tërhiqte vendimin e tij për të luajtur në Euro 2008, pas thirrjes nga trajneri dhe shokët e skuadrës. Në 91 ndeshje me kombëtaren, ai shënoi 18 gola.

Profili i lojtarit

Një lojtar i kompletuar që luante me të dyja këmbët, Nedvěd zakonisht luante në krahun e majtë, në pozicionin e mesfushorit sulmues ose anësorit, për shkak të krosimeve të sakta me të majtën, si dhe aftësisë për t'u zhvendosur në qëndër dhe goditur me të djathtën. Ai gjithashtu ishte i aftë për të luajtur kudo në mesfushë, kjo për shkak të punës së tij në sulm dhe mbrojtje. Gjatë karrierës së tij, Nedvěd luajti në disa raste në rolet e mesfushorit qëndror, mesfushorit sulmues, organizatorit dhe sulmuesit të dytë, role në të cilat ai shkëlqeu me asistet e tij, aftësitë dribluese, rrezen e pasimit dhe vizionin.

I njohur më së miri për gjuajtjet e fuqishme dhe në ajër nga distanca, si dhe për staminën, Nedvěd gjithashtu shquhej për shpejtësinë, rezistencën, teknikën dhe aftësinë për të shënuar gola. Ai ishte një gjuajtës i mirë i penalltive dhe goditjeve të dënimit.

Nedvěd mori pseudonimin "Furia Ceca" ("Furia çeke") nga tifozët italian, të cilët vunë në dukje aftësitë e tij, vazhdimësinë, vrullin, shpejtësinë, gjuajtjen dhe vendosmërinë. Në median me gjuhë anglisht, ai është njohur me pseudonimin "Topi çek". Ai është përshkruar nga ish trajneri i Lazios Sven-Göran Eriksson si një "mesfushor atipik, tërësisht i kompletuar". Pavarësisht aftësive dhe stilit të lojës luftarak, Nedvěd gjithashtu ka marrë kritika nga disa në sport si një lojtar i cili rrëzohet lehtësisht në fushë gjatë dueleve për top.

Karriera pas futbollit

Nedvěd garoi në gjysëm maratonën e Pragës në vitin 2010, duke e përfunduar me një kohë 1:49:44. Dy vite më pas, ai garoi në maratonën e plotë të Pragës, duke përshkruar 42 kilometra për 3:50:02.

Nedvěd u emërua personaliteti ndërkombëtar në FAI Çmimet Ndërkombëtare të Futbollit 2012 në shkurt. Në janar 2013, ai u dënua të mos shihte asnjë ndeshje të Serie A për tre javë pasi kishte ofenduar gjyqtarin Paolo Valeri gjatë ndeshjes së Juventusit kundër Sampdorias.

Si drejtor

Më 12 tetor 2010, Exor (kompania investuese e familjes Agnelli) e nominoi Nedvěd për një vend në bordin e drejtorëve të Juventusit; ai vazhdon ende t'a mbaj këtë rol. Më 23 tetor 2015, ai u vendos si zëvëndës-drejtor i bordit të drejtorëve.

Statistikat e karrierës

Klube

Burimi:

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Dukla Prague 1991–92 Liga e Parë 19 3 19 3
Sparta Prague 1992–93 Liga e Parë 17 0 5 0 22 0
1993–94 Gambrinus liga 23 3 4 0 27 3
1994–95 27 6 2 0 29 6
1995–96 30 14 8 4 38 19
Gjithsej 97 23 19 5 116 28
Lazio 1996–97 Serie A 32 7 3 1 3 2 38 10
1997–98 26 11 6 2 11 2 43 15
1998–99 21 1 4 0 8 4 1 1 34 6
1999–2000 28 5 6 1 12 1 1 0 47 7
2000–01 31 9 3 1 10 3 1 0 45 13
Gjithsej 138 33 22 5 44 12 3 1 207 51
Juventus 2001–02 Serie A 32 4 4 0 7 0 38 10
2002–03 29 9 1 0 15 5 1 0 43 15
2003–04 30 6 4 0 6 2 1 0 34 6
2004–05 27 7 1 0 10 3 47 7
2005–06 33 5 4 0 8 2 1 0 45 13
2006–07 Serie B 33 11 3 1 36 12
2007–08 Serie A 31 2 2 1 33 3
2008–09 32 7 3 0 9 0 44 7
Gjithsej 247 51 22 5 55 12 3 0 327 65
Gjithsej karriera 501 110 44 7 118 29 6 1 669 147

Kombëtarja

Burimi:

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Republika Çeke 1994 1 0
1995 4 0
1996 12 2
1997 10 2
1998 3 1
1999 9 2
2000 10 4
2001 11 4
2002 6 0
2003 8 2
2004 9 0
2005 2 0
2006 6 1
Gjithsej 91 18

Golat me kombëtaren

Rezultatet e Republikës Çeke të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Nedvěd.

Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 14 qershor 1996 Anfield, Liverpool, Angli 11 Pavel Nedvěd: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Italia 1–0 2–1 UEFA Euro 1996
2 18 shtator 1996 Na Stínadlech, Teplice, Çeki 15 Pavel Nedvěd: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Malta 2–0 6–0 Kualifikueset e Kupës së Botës 1998
3 17 dhjetor 1997 Stadiumi Mbreti Fahd II, Riad, Arabi Saudite 25 Pavel Nedvěd: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Emiratet e Bashkuara Arabe 2–0 6–1 FIFA Kupa e Konfederatave 1997
4 3–0
5 14 tetor 1998 Na Stínadlech, Teplice, Çeki 30 Pavel Nedvěd: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Estonia 1–0 4–1 Kualifikueset e Euro 2000
6 4 shtator 1999 Stadiumi Žalgiris, Vilnius, Lituani 37 Pavel Nedvěd: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Lituania 1–0 4–0
7 2–0
8 20 mars 2000 Generali Arena, Pragë, Çeki 42 Pavel Nedvěd: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Izraeli 1–0 4–1 Ndeshje miqësore
9 3–0
10 7 tetor 2000 Na Stínadlech, Teplice, Çeki 48 Pavel Nedvěd: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Islanda 3–0 4–0 Kualifikueset e Kupës së Botës 2002
11 4–0
12 24 mars 2001 Windsor Park, Belfast, Irlandë e Veriut 51 Pavel Nedvěd: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Irlanda e Veriut 1–0 1–0
13 15 gusht 2001 Sportovní areál, Drnovice, Çeki 56 Pavel Nedvěd: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Koreja e Jugut 1–0 5–0 Ndeshje miqësore
14 6 tetor 2001 Generali Arena, Pragë, Çeki 58 Pavel Nedvěd: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Bullgaria 2–0 6–0 Kualifikueset e Kupës së Botës 2002
15 6–0
16 2 prill 2003 Toyota Arena, Pragë, Çeki 69 Pavel Nedvěd: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Austria 1–0 4–0 Kualifikueset e Euro 2004
17 6 shtator 2003 Dinamo Stadium, Minsk, Bjellorusi 71 Pavel Nedvěd: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Bjellorusia 1–1 3–1
18 6 qershor 2006 Toyota Arena, Pragë, Çeki 87 Pavel Nedvěd: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Trinidad dhe Tobago 2–0 3–0 Ndeshje miqësore

Trofe

Klube

    Sparta Prague
  • Liga e Parë Çekosllovake: 1992–93
  • Liga e Parë Çeke: 1993–94, 1994–95
  • Kupa Çeke: 1996
    Lazio
    Juventus

Kombëtarja

    Republika Çeke

Personale

Pavel Nedvěd: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Nedvěd u shpall fituesi i Golden Foot në vitin 2004.

Bibliografia

  • Nedvěd, Pavel (2010). La mia vita normale: di corsa tra rivoluzione, Europa, e pallone d'oro (në italisht). Torino: ADD Editore. ISBN 978-8896873090.
  • Nedvěd, Pavel; Dalai, Michele (2011). Můj obyčejný život: běh od revoluce do Evropy a ke Zlatému míči (në çekisht). Prague: Argo. ISBN 978-80-257-0401-1.

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Pavel Nedvěd Karriera me klubePavel Nedvěd Karriera ndërkombëtarePavel Nedvěd Profili i lojtaritPavel Nedvěd Karriera pas futbollitPavel Nedvěd Statistikat e karrierësPavel Nedvěd TrofePavel Nedvěd BibliografiaPavel Nedvěd ReferimePavel Nedvěd Lidhje të jashtmePavel NedvědFutbolliGjuha çekeJuventus F.C.Mesfushori (futboll)Republika ÇekeS.S. Lazio

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

GjeometriaShpyllëzimiDrogaYlberiIsak NjutoniHormonetVendbanimiMamuthiKryefjalaLista e llojeve të sportitSëmundjet e zemrësLezhaHarry PotterZejtariaArsimi në KukësKoloseumiAlpet ShqiptareUrbanizimiEkuatoriPoeziaFigura stilistikeMiniera e TrepçësTurqiaZgjoi /Hive (film)Rajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëKrujaKarizmaNjerëz dhe FateTruriTurbinat me erëLista e gjeografive të shteteveKushtetutaKaliParafjalaHerodotiAdelina MamaqiSigmund FreudKometaSistemi nervorRrethi i TropojësInstrumenti muzikorEnergjia e ripërtëritshmeBullizmiDhimbja e kokësSistemi periodik i elementeveKiara TitoËMitra (anatomi)Lidhja e LezhësIslamiNjeriuSheshi Maqedoni, ShkupPërcaktoriMbiemriApoloniaPellazgëtDurrësiPenisiLegjendaGjeniAnton PashkuTrekëndëshi i BermudësFerma VIPLionel MessiKanadajaRepublika Popullore e ShqipërisëMarie CurieFjalë të urtaPogradeciKosova dhe bukuritë e sajNënë TerezaMbreti LuanIsmail QemaliAutizmiVasfije KrasniqiTetovaTë drejtat e njeriutLeukocitLista e bimëve🡆 More