Parku Kombëtar Banff

Parku kombëtar Banff ose Parku kombëtar i Banffit (angl: Banff National Park) është park kombëtar në Kanada, ndodhet në malet shkëmbore kanadeze, 120 km në perëndim të qytetit Calgary, në provincën Alberta.

Parku kombëtar Banff
Banff National Park
IUCN kategoria II (park kombëtar)
Parku Kombëtar Banff
Liqeni Moraine në Parkun kombëtar të Banffit
Parku kombëtar Banff is located in Earth
Parku kombëtar Banff (Earth)
Identifikuesi615
ShtetiKanadaja Kanadaja
ProvincaParku Kombëtar Banff Alberta
VendndodhjaAlberta
Qyteti i afërtCalgary dhe Banff, Alberta
Sipërfaqja6,641 km2 (2,564 sq mi) km2
Krijimi25 nëntor 1885
RradhitjaParku Kombëtar Banff Trashëgimi botërore (1984,Parqet e maleve shkëmbore kanadeze)
Vizitorët3.226.978 (2011-2012)
AdministrimiParcs Canada

Historia

Krijimi i tij është bërë në vitin 1885, është parku më i vjetër kombëtar i Kanadasë. Është gjithashtu i shënuar që nga viti 1985 (për njëqindtë vjetorin e krijimit të tij) në Trashëgiminë Botërore UNESCO me parqet e tjera të maleve shkëmbore kanadeze.

Ndërtimi në fund të shek XIX, i hekurudhës kanadeze pacifike luan një rol përcaktues në zhvillimin ekonomik të qytetit Banff. Pak më vonë, rreth fillimit të shek XX, fillon ndërtimi i rrugëve të cilat lidhnin qytetin Banff me pjesët tjera të afërta të rajonit. Këto rrugë, shumë herë janë ndërtuar nga të burgosurit në kampet e internimit këto projekte ishin pjesë e projekteve të punëve publike të inkurajuara në kohën e Depresionit të Madh për të zgjidhur problemet socio-ekonomike. Që nga vitet 1960, pajisje të ndryshme dhe objekte në dispozicion në park janë të hapura për publikun gjatë gjithë vitit, dhe numri i vizitorëve vazhdon të rritet, duke tejkaluar 5 milionë vetëm për vitin 1990. gjithashtu , miliona udhëtarë çdo vit kalojnë nëpër parkun kombëtar duke marrur rrugën trans-kanadeze.

Gjeografia

Parku kombëtar i Banffit gjendet në perëndim të provincës Alberta në kufi me Kolumbinë Britanike. 6,641 km2 të tij të terrenit malor përfshijnë akullnaja të shumta dhe fusha të akullit të quajtura (icefields), zona të pyjeve të dendura rrëshinore dhe peizazhe tipike alpine. I vetmi lokalitet i madh në park është Banff, ku gjendet edhe qendra për informim. Parku është i rrethuar nga parqe tjera kombëtare si: Parku kombëtar Jasper në veri, Parku kombëtar Yoho në perëndim, dhe Parku kombëtar Kootenay gjithashtu nga parqet krahinore si Mount Assiniboine dhe Height of the Rockies në jug.

Rruga Trans-kanadeze kalon përmes parkut kombëtar të Banffit duke shkuar për në Canmore në lindje deri ne parkun kombëtar Yoho në Kolombinë-Britanike në perëndim, duke kaluar përmes Banffit , Lake Louise dhe Kicking Horse Pass. Fshati Lake Louise ndodhet në udhëkryqin e autostradës së rrugës Trans-kanadeze dhe Icefields Parkway. Ndërsa veriu i parkut, është i arritshëm përmes Icefields Parkway, një rrugë 230 km e cila lidhë Lake Louise me Jasper duke kaluar përmes luginës Bow. Ajo pastaj ndjek përroin Mistaya deri në Saskatchewan Crossing ku kryqëzohet me rrugën David Thompson. Ajo pastaj shkon përgjatë lumit Saskatchewan Veri deri në fushat akullnajore Columbia dhe kufiri me parkun kombëtar Jasper.

Parku Kombëtar Banff 
Parku kombëtar i Banffit

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Parku Kombëtar Banff HistoriaParku Kombëtar Banff GjeografiaParku Kombëtar Banff ReferimeParku Kombëtar Banff Lidhje të jashtmeParku Kombëtar BanffAlbertaCalgaryGjuha anglezeKanadaja

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Emra pellazgëPërmetiQarku elektrikMbretëria e IlirisëRrethi i MatitSyri i kaltër, DelvinëVjosaKlima e ShqipërisëUjkuLumi i ShalësAcidet dhe BazatRozana RadiBosnja dhe HercegovinaShahuSpanjaHarry PotterHëna e PlotëElektricitetiGalileo GalileiSpondiliartrozaAngliaKanabisi (Drogë)StreptokoketËNdajfoljaSëmundjet e trashëgueshmeSebastokratoriDemografia e KosovësLista e lumenjve në ShqipëriLuledielliLetërsia romantike shqiptareQeni i SharritShtetet anëtare të Bashkimit EvropianToskërishtjaKampionët e Seria ABunkerët në ShqipëriSkënderbeuKoloseumiHristijan MickoskiKarizmaLindja e parakohshme23 PrillElektromagnetiAzotiInternetiKarnavalet brazilianeAmerikaÇarls DarvinSistemi i imunitetitSpermaUNESCOPerandoria MongoleDrita elektrikeXhubletaDemografia e ShqipërisëPerandoria OsmaneNdihma e parëUjëtokësorëtKanceriGjeniRilindja Kombëtare ShqiptareSulfuriEkonomia e ShqipërisëDita Botërore e MjedisitSateliti natyrorLahutaMitrush KuteliHekuriHistoria e TokësKortizoliSami FrashëriNdotja e ajritElbasaniNjësia matëseDritëro AgolliPoeziaLista e poetëve të njohur shqiptarëAntilopaRrezet infra të kuqe🡆 More