Parku I Gërmisë

Parku i Gërmisë është një park që ndodhet në Prishtinë, Kosovë.

Ka një sipërfaqe prej 1126 ha. Ky park është një zonë e mbrojtur e natyrës, i shpallur nga viti 1987.

Parku i Gërmisë
IUCN kategoria V (peizazh tokësor/detar i mbrojtur)
Parku I Gërmisë
Parkui i Germisë në vjeshtë
Parku i Gërmisë is located in Earth
Parku i Gërmisë (Earth)
Koordinatat42°40′22.8″N 21°11′42″E / 42.673000°N 21.19500°E / 42.673000; 21.19500
ShtetiKosova Kosova
Qyteti i afërtPrishtina
Sipërfaqja1126 ha
Krijimi1987

Pozita gjeografike

Shtrihet në verilindje të kryeqendrës së Kosovës (Prishtinë) dhe përfshin një sipërfaqe prej 62 km2. Kufijtë e Gërmisë fillojnë prej kodrës së vreshtave në perëndim, pastaj në lindje të Prishtinës përmes kodrës së Mirditës deri te xeherorja e Hajvalisë e deri te rrjedha e lumit të Graqanicës, kufiri jugor shkon përmes rrjedhës së këtij lumi deri te derdhja e lumit të Busisë në të. Në lindje kufiri shtrihet përmes lumit të Busisë deri te fshati Mramor e Butos e pastaj deri te lumi i Prishtinës i cili është kufiri verior i këtij masivi malor.

Pika më e lartë e Gërmisë është Maja e Butosit me lartësi mbidetare prej 1050 m.

Relievi i Gërmisë

Relievi i Germise përbëhet prej kodrave me lartësi dhe pjerrësi të ndryshme të ndara mes tyre me hapësira të luginave të përroskave dhe lumenjve. Këtu posaçërisht veçohet lugina e lumit Vellusha e cila buron në pjesën perëndimore të kodrës së Butosit, e cila gjithashtu përfaqëson relievin më karakteristik me lartësi mbidetare 1000 m dhe me gjatësi afërsisht 8 km. Kjo pjesë shtrihet në mes të lumit të Prishtinës në veri dhe atij të Badocit në jug e që njëkohësisht paraqet nyjen hidrologjike të lumit të Prishtinës, Vellushës dhe Badocit. Përndryshe në Gërmi ekzistojnë edhe mjaft burime të cilat gjatë periudhës verore pjesërisht thahen. Sot uji i këtyre burimeve është i lidhur me një rrjet që derdhet në pishinën e Gërmisë.

Flora dhe fauna e Gërmisë

Në sajë të pozitës gjeografike, veçorive gjeologjike, pedologjike, kushteve klimatike masivi malor i Gërmisë është mjaft i pasur si në pikëpamje floristike, vegjetative dhe faunistike. Nga hulumtimet e deritashme janë të evidentuara 610 lloje të florës vaskulare të grumbulluara në 82 familje dhe 83 lloje kërpudhash duke mos llogaritur taksonet e barërave të këqija, atyre ruderale dhe bimëve tjera të ulëta. Prej tyre 5 lloje janë endemike dhe 12 lloje mjekësore. Vegjetacionin pyjor të Gërmisë e përbëjnë 4 bashkësi pyjore:Bashkësia e shpardhit dhe qarrit (prej 600– 700 m lartësi mbidetare), bashkësia e bungut dhe shkozës (800 m ), bashkësia e bungut (820– 870 m) dhe bashkësia e ahut (1000 m). Kompleksiteti i biotopeve natyrore të Gërmisë siguron kushte për jetesën e një sërë llojesh shtazore. Sipas hulumtimeve të bëra deri më sot dhe sipas shënimeve të literatures në regjionin e Gërmisë janë regjistruar: 5 lloje ujëtoksorësh, 7 lloje të rrëshqitësve, 19 lloje të gjitarëve dhe 30 lloje të shpendëve. Po ashtu jetojnë edhe një numër i madh i insekteve që përbëjnë grupin më të madh të shtazëve në këtë masiv. Ndërsa të dhënat nga terreni sot janë alarmante, flitet për zhdukjen e shumë llojeve bimore dhe shtazore.

Mbrojtja ligjore e Gërmisë

Për shkak të bukurive të posaçme natyrore, vlerave burimore dhe estetike natyrore të cilat janë me rëndësi kulturore- arsimore, shkencore dhe turistiko- rekreative, kësaj zone i është kushtuar edhe një përkujdesje ligjore qysh herët. Në vitin 1966 vendoset që një pjesë e masivit malor të Gërmisë të shpallet si “Pyje për piknik” (“GZK” nr. 32/66). Në vitin 1987 Kuvendi Komunal i Prishtinës merr vendimin për vënien nën mbrojtje të Kompleksit të “Gërmisë” në kategori të Parkut regjional të natyrës (“GZK” nr. 43/87). Me këtë është mbrojtur sipërfaqja prej 1.126.01.00 ha. Në bazë të këtij vendimi me Parkun e menaxhon N.P.L. “Hortikultura” sh.a.. Mbikëqyrjen profesionale e bën Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës. Sipas IUCN (Unionit botëror për Ruajtjen dhe Konservimin e Natyrës) Parku i Gërmisë është evidentuar në listën ndërkombëtare të zonave të mbrojtura (IUCN, 1990 United Nation List of National Parks and Protected Areas).

Gërmia si vend rekreacioni

Mbi 75 % e sipërfaqes së Parkut të Gërmisë është e mbuluar me pyje e me bashkësi të shpardhit, qarrit, bungut dhe ahut. Një pjesë të rëndësishme të sipërfaqes së mbrojtur e përfshin edhe zona për rekreacion dhe pushim, në të cilën gjenden edhe livadhe si dhe infrastruktura e ndërtuar. Zona e pyjeve përfshin 884.57.07 ha, zona e kullotave 204.29.00 ha, zona e livadheve 42. 55. 16 ha, kopshteve 2.67. 54 ha, toka jopjellore 14. 24. 79 ha dhe zona e ndërtimeve dhe rrugëve 19. 67. 72 ha.

Në kuadër të territorit të mbrojtur gjendet edhe zona për rekreacion dhe pushim, e cila përfshin një sipërfaqe prej 41.40.52 ha. Zona për rekreacion dhe pushim fillon prej pishinës e më tutje në brendësi të Gërmisë duke përfshirë livadhet, ish-pushimoren e fëmijëve, terrenet sportive, ish-hotelin e Gërmisë dhe deri te fillimi skiliftit. Kjo zonë është e rrethuar me pyje të dushkut dhe të ahut, me pamje atraktive dhe është i dedikuar për pushim dhe rekreacion. Këto vlera atraktive natyrore dhe ajri i pastër i Gërmisë tërheqin vëmendjen që një numër i madh i banorëve të kryeqytetit dhe rrethinës të kalojnë një pjesë të ditës ose edhe fundjavën në të. Në kuadër të territorit të mbrojtur gjendet edhe zona për rekreacion dhe pushim, e cila përfshin një sipërfaqe prej 41.40.52 ha.

Mbrojtja dhe kujdesi ndaj Gërmisë

Nocioni i mbrojtjes së natyrës përfshin të gjitha hulumtimet, analizat dhe masat për ruajtjen dhe rivendosjen e ekuilibrit në natyrë. Ekulibri i natyrës duhet të ruhet për shkak të vlerave të saj dhe se është baza jetësore e shumë qenieve të gjalla: bimeve, shtazëve dhe e vet njerëzve. Masivi malor i Gërmisë edhe pse në përgjithësi i ka ruajtur vlerat e veta natyrore, megjithatë ndikimi negativ i faktorit antropogjen nuk ka kaluar pa lënë gjurmët e veta. Janë të dukshme dëmtimet e ekosistemeve të ndryshme përmes eksploatimit të pyjeve dhe si rezultat i kësaj dukurie është të paraqisë erozionin dhe rrëshqitje e tokës. Po ashtu kjo ka ndikuar edhe në çrregullimin dhe zvogëlimin e rrjedhave të ujit , e cila ka shkaktuar edhe ndryshueshmëri në strukturën e bashkësive jetësore bimore dhe shtazore.

Meqenëse Gërmia paraqet një rajon shumë të rëndësishëm dhe interesant në aspektin floristik, vegjetativ, faunistik dhe turistiko-rekreativ, është e domosdoshme që të ndërmerren masa adekuate për mbrojtjen e saj nga degradimi i mëtejshëm. Prandaj për ruajtjen e Parkut të Gërmisë si zonë e mbrojtur por edhe të tërë masivit të Gërmisë nga degradimi i mëtutjeshëm duhet një angazhim më i madh duke filluar prej qytetarit, ndërmarrjes menaxhuese, organeve komunale të Prishtinës, e deri te instancat më të larta shtetërore. Pra, duke e ditur se ruajtja e masivit të Gërmisë është me interes kombëtar dhe ndërkombëtar nuk duhet humbur kohë për mbrojtjen e tij.

Galeria

Referime

Lidhje të jashtme

https://germiapark.net/

Parku I Gërmisë  Commons: Gërmia Park – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Tags:

Parku I Gërmisë Pozita gjeografikeParku I Gërmisë Relievi i GërmisëParku I Gërmisë Flora dhe fauna e GërmisëParku I Gërmisë Mbrojtja ligjore e GërmisëParku I Gërmisë Gërmia si vend rekreacioniParku I Gërmisë Mbrojtja dhe kujdesi ndaj GërmisëParku I Gërmisë GaleriaParku I Gërmisë ReferimeParku I Gërmisë Lidhje të jashtmeParku I GërmisëKosovëPrishtinë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Turizmi në ShqipëriNatriumiAlpet ShqiptareKosovaAstronomiaTuberkuloziFormat e shtjelluara të foljesHarta e BotësMotori DiezelÇTruriDritaLindja (biologji)Energjia potencialeAdolf HitleriQytetet e ShqipërisëKumbullaAustraliaBiologjiaNelson MandelaLista e komunave në KosovëLigjiRebelimi i vitit 1997ShqiponjaInsulinaLeukocitVitaminaBebe RexhaLidhëza bashkërenditëseKukësiGjarpriHidrogjeniTeknologjiaOrkideaDukuritë kapilareBashkia TiranëKarizmaKanabisi (Drogë)Greqia e lashtëPrincipatat arbëroreHidrocentraletNatyraIzraeliFlamur TopiMaltaPyjet tropikaleMejozaArdit GjebreaJudaizmiSëmundjet e trashëgueshmeLista e elementeve kimikëMartin CamajCraig NewmarkLegjenda e gurit të “Bletës”KompjuteriAzia JuglindoreTeatriGjyste VulajNdryshimi i klimësRiciklimiElefantiMitrush KuteliLista e presidentëve të ShqipërisëZgjebjaIlirëtAndon Zako ÇajupiUkrainaPasaporta e ShqipërisëBasketbolliEpilepsiaDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëPetro MarkoArtiKristaletVaso pashë ShkodraniMeshari🡆 More