Parasokratikët ose Filozofia parasokratike është term i përdorur për të treguar mendimin filozofik i cili është zhvilluar në filozofinë e lashtë greke para Sokratit, si dhe ato të cilat zhvillohen në kohën moderne, por duke u bazuar në opinionet dhe konkluzionet të cilat datojnë para hyrjes së Sokratit në skenën historike.
Hulumtimi dhe studimi i kësaj problematike është i vështirë sepse mungojnë argumentet e ofruara nga filozofë të ndryshëm parasokratikë si dëshmi për pikëpamjet e tyre, e gjithashtu sepse veprat e tyre origjinale, shumë prej të cilave nuk janë ruajtur, por janë të disponueshme vetëm në formë të fragmenteve dhe citateve (citimeve) nga filozofët dhe historianët e mëvonshëm. Me paraqitjen e parasokratikëve dhe filozofisë parasokratikë, zë fill edhe filozofia greke dhe evropiane në kuptimin e vërtetë të fjalës sepse ishin ata të cilët hedhën poshtë spekulimet dhe interpretimet e mëparshme të realitetit dhe filluan kërkimet për shpjegime më racionale. Filozofët më të njohur parasokratikë janë: Talesi, Anaksimandri, Anaksimeni, Pitagora, Herakliti, Ksenofoni, Parmenidi, Anaksagora, Empedokli, Protagora, Prodiku, Antifoni, Gorgia, Leukipi dhe Demokriti.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Parasokratikët, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.