Papa Pio XII (lat.
Pius PP. XII), pagëzuar Eugenio Maria Giuseppe Giovanni Pacelli - Eugjenio Maria Xhuzepe Gjovani Paçeli, (Romë, 2 mars 1876 - Kastel Gandolfo, 9 tetor 1958), i mbiquajtur "Princi i "Perëndisë", ishte papa i 260 i Kishës katolike romake dhe kreu i Qytet-shtetit të Vatikanit, nga 2 marsi i 1939 gjer në vdekjen e tij.
Papa Piu XII | |
---|---|
papa i 260 i Kishës Katolike | |
Zgjedhja | 2 mars 1939 |
Shugurimi peshkopal | 12 mars 1939 |
Fundi papatit | 9 tetor 1958 |
Motoja | Opus iustitiae pax |
Kardinalë të emëruar | shiko kategorinë |
Paraardhësi | Papa Piu XI |
Pasardhësi | papa Gjoni XXIII |
Emri | Eugenio Maria Giuseppe Giovanni Pacelli |
Lindja | Roma, 2 mars 1876 |
Vdekja | Castel Gandolfo, 9 tetor 1958 |
Varrimi | Nekropoli papal në bazilikën e Shën Pjetrit |
Firma |
Para zgjedhjes së tij si papë, Paçeli shërbeu si sekretar i Bashkësisë për Marrëdhënie të Jashtëzakonshme Kishtare, nunc papnor, dhe Sekretari kardinal i Shtetit, detyra në të cilat ai punoi të kryente marrëveshje me kombet evropiane, ndër më të njohurat Marrëveshja perandorake me Gjermaninë, në vitin 1933 (e cila është ende në fuqi).
Udhëheqja e Kishës Katolike prej tij gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Holokausti mbeten çështje debatesh të vazhdueshme historike. Pas Luftës II Botërore, ai ishte një përkrahës i politikave qetësuese për kombet e nënshtruara dhe një kundërshtar i paepur i komunizmit.
Përveç Papa Piosit IX, Pio XII ishte një nga papët e paktë që kanë mbështetur pagabueshmërinë papnore me nxjerrjen e një kushtetute apostolike, titulluar Munificentissimus Deus (Perëndia më bujare), e cila përkufizoi "nga kërriga" mësimin e krishterë të Marrjes në qiell të Zojës së Bekuar. Ai shpalli gjithashtu dyzet qarkoret, përfshi Humani Generis (Raca Njerëzore), e cila është ende sot qëndrimi i Kishës për evolucionin. Piosi XII largoi përfundimisht pjesën më të madhe të Lidhjes së Kardinalëve në "Kuvendin e Madh", në vitin 1946. Ecuria e shenjtërimit të tij ka arritur në titullin e të Nderuarit, më 2 shtator, 2000 nga Papa Gjon Pali II.
Tituj të Kishës katolike | ||
---|---|---|
Parardhësi Papa Piu XI | Papë 2 mars 1939 – 9 tetor 1958 | Pasardhësi papa Gjoni XXIII |
Ky article është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Piu XII, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.