Panthera: Gjini e gjitarëve

Panthera (Shqiptimi: Panterat) është një gjini brenda familjes Felidae, që u emërua dhe u përshkrua për herë të parë nga natyralisti gjerman Lorenz Oken në vitin 1816.

Taksonomisti britanik R. I. Pocock rishikoi klasifikimin e kësaj gjinie në v. 1916, duke e përbërë nga llojet: luan, tigër, jaguar dhe leopard, në bazë të veçorive të kafkës. Rezultatet e analizave gjenetike tregojnë se edhe leopardi i dëborës i takon gjinisë së panterave, një klasifikim që u pranua dhe nga vlerësuesit e BNRN-së pas një studimi në vitin 2008.

Panthera
Vargu kohor: Mioceni i vonë – Tani
O
S
D
C
P
T
J
K
Pg
N
Panthera: Emri, Taksonomia, Shiko edhe
Panthera: Emri, Taksonomia, Shiko edhe
Panthera: Emri, Taksonomia, Shiko edhe
Panthera: Emri, Taksonomia, Shiko edhe
Panthera: Emri, Taksonomia, Shiko edhe
Tigri, luani, jaguari, leopardi dhe leopardi i dëborës
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Familja:
Nënfamilja:
Gjinia:
Panthera
Lloji i species
Felis pardus
(Linnaeus, 1758)
Llojet

Emri

Fjala panterë rrjedh nga latinishtja panthēra, që rrjedh nga greqishtja pánthēr (πάνθηρ). Parashtesa greke pan- (πάν), që do të thotë "të gjitha", dhe thēr (θήρ), që do të thotë "gjah" ose "pre", bart kuptimin "grabitqari i të gjitha kafshëve". Përdorimi i fjalës për një bishë, ka origjinën nga antikiteti në Orienti, ndoshta nga India në Persi, e pastaj në Greqi.

Taksonomia

Gjatë shekujve 19-të dhe 20-të, eksploruesit e ndryshëm dhe stafi i muzeve të historisë natyrore sugjeruan një numër të madh nënllojesh, ose ndonjëherë të quajtur 'raca', për të gjitha speciet Panthera. Taksonomisti Pocock shqyrtoi lëkurat dhe kafkat në koleksionin zoologjik të Muzeut të Historisë Natyrore të Londrës dhe nënllojeve të grupuara, duke shkurtuar kështu listat në mënyrë të konsiderueshme. Që nga mesi i viteve 1980, disa specie të Panterave u bënë subjekt i hulumtimeve gjenetike, kryesisht duke përdorur mostra të gjakut të individëve kaptivë. Rezultatet e studimit tregojnë se shumë prej nënllojeve të luanit dhe leopardit duhet të diskutohen dhe klasifikohen për shkak të dallimit të pamjaftueshëm gjenetik midis tyre. Më pas, u propozua që të grupojnë të gjitha popullatat e leopardit Afrikan në P. p. pardus dhe të mbajë tetë emra nënllojesh për popullatën e leopardit Aziatik.

Bazuar në kërkimin gjenetik, u sugjerua që të grupohen të gjitha popullatat e luanit nën-saharian të grupohen në P. l. leo. Rezultatet e studimeve filogjeografike tregojnë se popullatat e luanit Perëndimorë dhe Qendrorë janë të lidhur ngushtë me luanin Indian dhe sëbashku formojnë një degë të ndryshme nga popullata e luanit në Afrikën Jugore dhe Lindore; Etiopia Juglindore është një rajon ku popullata Veriore dhe Jugore është përzierë.

Pantera e zezë nuk ështē një specie të veçantë nga të tjerat. Ajo formohet nga një gjen recesiv që gjendet në jaguarët dhe leopardët. Shpesh, pullat dallohen në jaguarët e zinj.

Filogjenia

Kladogrami më poshtë ndjek shkencëtarët Mazák, Kristiansen dhe Kitchener (2011).

Pantherinae

NeofelisPanthera: Emri, Taksonomia, Shiko edhe 

Panthera

Panthera unciaPanthera: Emri, Taksonomia, Shiko edhe 

Panthera palaeosinensis

Panthera oncaPanthera: Emri, Taksonomia, Shiko edhe 

Panthera atrox

Panthera spelaea

Panthera leoPanthera: Emri, Taksonomia, Shiko edhe 

Panthera pardusPanthera: Emri, Taksonomia, Shiko edhe 

Panthera tigrisPanthera: Emri, Taksonomia, Shiko edhe 

Panthera zdanskyi

Llojet

Tabela e mëposhtme tregon klasifikimin e specieve të gjinisë Panthera bazuar në klasifikimin e ri të vitit 2017:

Llojet Nënllojet Përhapja
Tigri P. tigris

Panthera: Emri, Taksonomia, Shiko edhe 

Tigri i Azisë Kontinentale përfshin:

Tigri i Ishujve Sunda P. t. sondaica përfshin:

Gjendet në në: Indi, Nepal, Bangladesh, Butan, Mianmar, Tailand, Kamboxhia, Rusinë lindore dhe Ishullin Indonezian të Sumatrës.
Luani P. leo

Panthera: Emri, Taksonomia, Shiko edhe 

Gjendet në: Indi, Afrikën Veriore, Afrika Perëndimore, Afrikën Qendrore, Afrika Lindore dhe në Afrikën Jugore
Jaguari P. onca

Panthera: Emri, Taksonomia, Shiko edhe 

Monotipikë. Ai shtrihet në të gjithë SHBA-në dhe në Meksikë, në Kili dhe Argjentinë, duke përfshirë pjesën më të madhe të Brazilit Amazonian. Vendet e pranishme në rangun modern janë Argjentina, Belize, Bolivia, Brazili, Kolumbia, Kosta Rika (veçanërisht në Gadishullin Osa), Ekuadori, Guiana Franceze, Guatemala, Guajana, Hondurasi, Meksika, Nikaragua, Panamaja, Paraguaji, Peru, Suriname, Shtetet e Bashkuara dhe në Venezuelë.
Leopardi P. pardus

Panthera: Emri, Taksonomia, Shiko edhe 

  • Leopardi Afrikan (Panthera pardus pardus)
  • Leopardi Amur (Panthera pardus orientalis)
  • Leopardi Arab (Panthera pardus nimr)
  • Leopardi Indian (Panthera pardus fusca)
  • Leopardi Indokinez (Panthera pardus delacouri)
  • Leopardi Javanez (Panthera pardus melas)
  • Leopardi i Persisë (Panthera pardus saxicolor)
  • Leopardi i Sri Lankës (Panthera pardus kotiya)
Gjendet në: Afrikën lindore, Afrikën veriore, Arabi, Persi, Kinën Veriore dhe në ishujt Sunda.
Leopardi i dëborës (P. uncia)

Panthera: Emri, Taksonomia, Shiko edhe 

Monotipikë. Gjendet në: Himalaja, Indi, Tazakistan, Kazakistan, Kyrgizstan, në malet e Pamirit dhe në Uzbekistan.

Shiko edhe

Referime

Lexim i mëtejshëm

Tags:

Panthera EmriPanthera TaksonomiaPanthera Shiko edhePanthera ReferimePanthera Lexim i mëtejshëmPanthera

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Nezim FrakullaUshtria Çlirimtare e KosovësKafshëtMuri i BerlinitKryqëzatatMajmuniSemaforiShtatë mrekullitë e botësPulsi i zemrësLumi i DrinitGjakuPozita gjeografike e ShqipërisëKushtetuta e KosovësApoloniaBallkaniFerma VIPRelieviAriu polarUltësira Perëndimore e ShqipërisëUlçera në stomakFustanellaGjenetikaTemperaturaAutobiografiaPylliNexhmije PagarushaPeshaEnergjiaDrogaForca e Sigurisë së KosovësDasma shqiptareAutizmiMehmet FatihuTurizmi në ShqipëriMushkaInsulinaSistemi i organeve të frymëmarrjesJupiteriTigriPëremriDante AligieriVeshje popullore të KosovësAtmosferaEnergjia dielloreBunkerët në ShqipëriINTELEGJENCA ARTIFICIALEVitamina CAbdyl FrashëriSiguria kibernetikeKrujaDuhaniOqeaniMbreti Zogu ISindromi i stokholmitPërcjellësit elektrikMbiemriAmerika VerioreLista e liqeneve në ShqipëriZvicraVeshiBifurkacioni i lumit të NerodimësPërrallaGreta ThunbergHistoriaMotra ToneMutacioniTargat e automjeteve të KosovësKromozomiDita e ÇlirimitMultiple sklerozaQelizaEvropa VerioreLidhja e PrizrenitHidrocentraletIsa BoletiniShiu🡆 More