Paco Alcácer: Futbollist spanjoll

Francisco 'Paco' Alcácer García (lindur më 30 gusht 1993) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si sulmues për klubin gjerman Borussia Dortmund dhe kombëtaren spanjolle.

Paco Alcácer
Paco Alcácer: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistika e karrierës
Alcácer në vitin 2014
Të dhënat vetjake
Emri i plotëFrancisco Alcácer García
Datëlindja (1993-08-30) 30 gusht 1993 (30 vjeç)
VendlindjaTorrent, Spanjë
Gjatësia1.83 m (6 ft 0 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Borussia Dortmund
Numri9
Karriera me të rinjtë
1999–2003CD Monte-Sión
2003–2005Torrent CF
2005–2009Valencia
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2009–2012Valencia B64(42)
2011–Valencia33(10)
2012–2013Getafe (huazim)20(3)
2016–2018Barcelona37(10)
2018Borussia Dortmund (huazim)6(8)
2018–Borussia Dortmund8(4)
Karriera ndërkombëtare
2009Spanja U163(0)
2009–2010Spanja U1711(14)
2011Spanja U183(5)
2011–2012Spanja U1916(7)
2013Spanja U207(3)
2013Spanja U211(0)
2014–Spanja15(9)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 26 janar 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 15 tetor 2018

Karriera me klube

Lindur në Torrent, Komuniteti Valencian, Alcácer është një produkt i sistemit të të rinjëve të Valencias. Ai bëri debutimin e tij në sezonin 2009–10, në moshën 16 vjeçare, duke shënuar tre gola në 15 ndeshje me skuadrën rezervë, që u rrëzua nga Segunda División B. Më 11 nëntor 2010, ai luajti ndeshjen e parë me skuadrën e parë, duke luajtur 90 minuta në fitoren 4–1 kundër UD Logroñés (rezultati i përgjithshëm 7–1) në rrugën e skuadrës në Copa del Rey.

Më 12 gusht 2011, pasi Alcácer shënoi golin e tretë dhe të fundit në fitoren 3–0 kundër Romës në një ndeshje miqësore, ai la Estadio de Mestalla i shoqëruar nga prindërit e tij, pasi babai i tij u shtri në tokë pas një infarkti në zëmer. Pavarësisht tentativave të mjekëve për ta ringjallur për 30 minuta, 44 vjeçari vdiq, kurse lojtari u rikthye në stërvitje një javë më vonë pas terapie për të kaluar dhimbjen e vdekjes së babait.

Më 12 janar 2012, Alcácer bëri debutimin e tij në La Liga, duke hyrë si zëvëndësues në vend të algjerianit Sofiane Feghouli për 20 minutat e fundit të ndeshjes në humbjen 1–0 jashtë fushe Real Sociedad. Për sezonin 2012–13, ai u huazua te Getafe CF, dhe bëri debutimin e tij me ta kundër Deportivo de La Coruña ku luajti 20 minuta në barazimin 1–1 jashtë fushe.

Alcácer shënoi golin e parë në divizionin më të lartë të futbollit spanjoll më 7 janar 2013 në humbjen 3–1 në shtëpi kundër Rayo Vallecanos. Ai shënoi golin e parë me Valencian më 3 tetor, në ndeshjen jashtë fushe të fazës së grupeve në Ligën e Europës kundër FC Kuban Krasnodar.

Alcácer shënoi golin e parë në ligë me Che më 25 janar 2014 në barazimin 2–2 brënda kundër RCD Espanyol. Ai shënoi golin e dytë në ndeshjen e rradhës në ligë i cili rezultoi të ishte goli i fitores 3–2 në Camp Nou kundër Barcelonës.

Më 10 prill 2014, Alcácer shënoi tregolshin e parë si profesionist, duke ndihmuar Valencian të përmbyste disavantazhin e ndeshjes së parë 3–0 kundër Baselit në fitoren 5–0 në shtëpi në ndeshjen e kthimit duke ndihmuar skuadrën e tij të kalonte në gjysëm-finalen e Ligës së Evropës. Ishte goli i 14-të i sezonit, gjithashtu goli i shtatë europian për të.

Më 17 gusht 2014, Alcácer shënoi golin e parë në fitoren 2–1 në shtëpi kundër skuadrës italiane Milan në miqësoren për Orange Trophy, ai e shënoi golin nga mesi i fushës me një goditje në formë parrable. Për sezonin 2014–15, Alcácer ndërroi numërin duke marrë fanellën me numër nëntë, më parë veshur nga Hélder Postiga.

Më 28 gusht 2018, Alcácer i'u bashkua ekipit të Bundesligës Borussia Dortmund në formën e huazimin për një sezon me të drejtë blerje. Ai debutoi më 14 shtator, duke zëvëndësuar Maximilian Philipp në mesin e pjesës së dytë të ndeshjes ndaj Eintracht Frankfurt, e cila u mbyll me fitoren 3–1, me Alcácer që shënoi të tretin e ekipit të tij. Ai shënoi edhe pesë gola të tjerë në ndeshjet e rradhës, të cilat i luajti si zëvëndësues, dy gola në fund në fitoren 4–2 ndaj Bayer Leverkusen, dhe një tregolësh në fitoren 4–3 ndaj Augsburg në Westfalenstadion ku ai i fitoi ndeshjen ekipit me një goditje dënimi të shënuar në minutën e fundit.

Karriera ndërkombëtare

Paco Alcácer: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistika e karrierës 
Alcácer duke u stërvitur me Spanjën nën-19 në vitin 2012

Alcácer ka përfaqsuar Spanjën në të gjitha nivelet e moshave. Me kombëtaren nën-17, ai arriti në finalen e Kampionatit Evropian nën-17 në vitin 2010, duke luajtur sëbashku me shokun e skuadrës Juan Bernat dhe e përfundoi turnamentin si golashënuesi më i mirë me gjashtë; pas kësaj, ai fitoi dy herë Kampionatin Evropian nën-19 në vitet 2011 dhe 2012.

Më 29 gusht 2014, Alcácer ishte në listën e plotë të 23 lojtarëve të thirrur nga trajneri Vicente del Bosque për ndeshjet kundër Francës dhe Maqedonisë në shtator, duke bërë debutimin e tij me kombëtaren më 4 shtator pasi zëvëndësoi sulmuesin Diego Costa në mes të pjesës së dytë në humbjen 1–0 kundër Francës. Duke përfituar nga dëmtimi i Diego Costës, katër ditë më parë ai luajti ndeshjen e parë si titullar kundër Maqedonisë në Estadi Ciutat de Valencia, duke shënuar golin e dytë të skuadrës së tij dhe duke dhuruar assistin e Golit të tretë të shënuar nga Serio Busquets në fitoren 5–1 në ndeshjen e parë të kualifikueseve të UEFA Euro 2016. Në ndeshjen e dytë kualifikuese jashtë fushe kundër Sllovakisë më 9 tetor, Alcácer hyri si zëvëndësues dhe shënoi golin e barazimit momental 1–1 në minutën e 82, me Spanjën që në fund humbi ndeshjen me rezultatin 2–1. Alcácer shënoi në ndeshjen e tretë kualifikuese, në fitoren 4–0 jashtë fushe kundër modestëve të Luksemburgut.

Golat me kombëtaren

Lista e Golave dhe rezultateve me kombëtaren spanjolle

# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 8 shtator 2014 Ciutat de València, Valencia, Spanjë Paco Alcácer: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistika e karrierës  Maqedonia 2–1 5–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2016
2. 9 tetor 2014 Štadión pod Dubňom, Žilina, Sllovaki Paco Alcácer: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistika e karrierës  Sllovakia 1–1 1–2 Kualifikueset e UEFA Euro 2016
3. 12 tetor 2014 Stade Josy Barthel, Luksemburgu, Luksemburg Paco Alcácer: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistika e karrierës  Luksemburgu 2−0 4−0 Kualifikueset e UEFA Euro 2016

Statistika e karrierës

Klube

Redaktuar më 29 shtator 2014

Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Total
Ndsh Gola Asist Ndsh Gola Asist Ndsh Gola Asist Ndsh Gola Asist
Valencia 2010–11 0 0 0 1 0 0 0 0 0 1 0 0
2011–12 3 0 0 0 0 0 0 0 0 3 0 0
Getafe 2012–13 20 3 1 3 1 0 23 4 1
Total 20 3 1 3 1 0 23 4 1
Valencia 2013–14 23 8 2 3 1 0 11 7 1 37 16 3
2014–15 6 4 3 0 0 0 6 4 3
Total 32 12 5 4 1 0 11 7 1 47 20 6
Karriera në total 52 15 6 7 2 0 11 7 1 70 24 7

Kombëtarja

Redaktuar më 9 tetor 2014

Kombëtarja spanjolle
Viti Ndeshje Gola
2014 3 2
Total 3 2

Trofe

    Spain U19
  • UEFA Kampionati Europian U–19 i Futbollit: 2011, 2012

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Paco Alcácer Karriera me klubePaco Alcácer Karriera ndërkombëtarePaco Alcácer Statistika e karrierësPaco Alcácer TrofePaco Alcácer ReferimePaco Alcácer Lidhje të jashtmePaco Alcácer199330 gushtBorussia DortmundFutbolliKombëtarja spanjolle e futbollitSulmuesi (futboll)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Muzika klasikeKrujaVolejbolliLufta e Dytë BotëroreBashkimi i ItalisëKundrinori-kryefjala-kallëzuesiBurimet natyroreTë drejtat e njeriutMbipeshaAlgoritmiOksidetKalaja e PrizrenitDita e TokësDisleksiaSinonimiZeusiFiset ilireShkodraPjetër BogdaniSpondiliartrozaMetalet alkalineNumrat e telefonit në KosovëLegjendaDua LipaAdem JashariTestosteroniEpoka e IluminizmitRelieviShiuMuri i BerlinitTurizmi në ShqipëriGjakuVaginaRomaHendbollMushkëriaPërcjellësit elektrikLista e viteveEdith DurhamEmra pellazgëPeshkuKonferenca e Paqes e Parisit (1919–1920)Petro MarkoArteriaHidrocentraletDeti JonËJometaliLënda djegëse fosileEnergjia elektrikeRaúl AlbiolKombëtarja e futbollit të KosovësFan NoliLista e personaliteteve ilireManganiRombiGjirokastraSulfuriHolokaustiSokratiMigrimetKripëratKaliPrilli i thyerVullkaniMbretëria ShqiptareKongresi i BerlinitCikli i UjitBazatEnergjiaAdelina MamaqiXhensila MyrtezajLumi i DrinitSurja el-BekareDita e mësuesitDynymParalelogramiAktiviteti fizik🡆 More