Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës ose shkurt PSHDK, u themelua më 4 nëntor të vitit 1990, në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës Asim Vokshi në Gjakovë.
Në këtë Kuvend Themelues u zgjodh Kryesia e PSHDK-së dhe kryetari i partisë, Lazër Krasniqi.
Poashtu në nëntor, 10 ditë më pas, në të njejtin ambient në Gjakovë, u mbajt Kuvendi Themelues i degës së PSHDK -së për qytetin e Gjakovës. Kjo ishe dega e parë e themeluar e PSHDK-së në Kosovë. U zgjodh Kryesia prej 11 anëtarësh si dhe kryetari i kësaj dege, Besnik Bardhi
Delegacioni i PSHDK, në shtator të vitit 1991 bëri një vizitë zyrtare në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite, në ambientet e Hotel Arbëria në Tiranë, Besnik Bardhi, si kryesues i këtij delegacioni, i dorëzoj Programin dhe Statutin e PSHDK-së, personit të autorizuar Ndrekë Luca, në prani të Agim Gjakova dhe Esat Myftari.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article PSHDK, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.