at44/Llojet E Anijeve

http://forums.airbase.ru/2022/08/t37670_12--vms-albanii.7508.html

Llojet e anijeve

    Aeroplanmbajtësja
    Anije e madhe ushtarake, që ka piste për ngritjen e uljen e aeroplanëve dhe hangarë për qëndrimin e tyre.
    Anija me avull (avullorja)
    Anije me avull.
    Anija akullthyese ose akullthyesi
    Anije akullthyese. Anije e posaçme, e pajisur dhe e përshtatur për të çarë rrugën midis akujve gjatë lundrimit në ujëra të ngrira.
    Anija bërthamore
    Anije e pajisur me rektor bërthamor që mundëson lëvizjen. Sot, shumica e anijeve bërthamore në përdorim janë aeroplanmbajtëse, nëndetëse ose akullthyese.
    Anija cisternë
    Anije transportuese me rezervuare për të mbartur lëngje (ujë, naftë etj.).
    Anija çmagnetizuese
    Anije e posaçme druri e pajisur me aparatura për matjen e fushës magnetike të anijeve ushtarake dhe çmagnetizimin e tyre
    Anija dhenxjerrëse
    Anije lundruese për thithjen dhe nxjerrjen e dheut nga fundi i lumit, i detit etj., për pastrimin e kanaleve, për thellimin e lumenjve të lundrueshëm, të porteve etj.; makinë e posaçme për shfrytëzimin e mineraleve të dobishme në vendburimet e shkrifërimeve; dragë.
    Anija dhenxjerrëse
    Anije me që shërbente për thellimin e ujorit të bazave detare dhe porteve, hyrjeve dhe kanaleve të ndryshme. Anije thelluese. Dhenxjerrësja.
    Anija e abordazhit
    Anije në kohët e vjetra për luftime në det, kur anijet puqeshin e kapeshin me çengela që luftuesit të përlesheshin trup me trup.
    Anija flamurtare
    Anije që mban flamurin në një flotë, në një ekspeditë etj. dhe prin; anije ku ndodhet komanda e një grupi anijesh.
    Anija helikoptermbajtëse
    Anije e madhe ushtarake që ka pistë për qëndrimin, ngritjen e uljen e helikopterëve dhe hangarë për ta.
    Anija hidrografike
    Anije që shëben për studime hidrografike.
    Anija kabotazhi
    Anije trgtare që lundron gjatë brigjeve të detit në një largësi të caktuar nga toka, dhe kabotazh i vogël quhet lundrimi midis porteve që ndodhen në të njëjtin shtet, kurse kabotazh i madh themi për lundrimet jashtë kufinjve të një shteti
    Anija kontejnerësh
    Anije që transporton mallra të vendosur në kontejnerë
    Anija lumore
    Anije që përdoret në lumë.
    Anija mallrash
    Anije që përdoret për trasnportin e mallrave.
    Anija me motor
    Anije që përdorin motorin për t’u zhvendosur.
    Anija me vela
    Anije që përdorin velat për t’u zhvendosur.
    Anija minaheqëse
    Anije që shërben për të hequr minat në vendet e minuara.
    Anija minalëshuese
    Anije për lëshimin e minave në det.
    Anija minambajtëse
    Anije që shërben për të mbajtur mina.
    Anija minapastruese
    Anije minapastruese që shërben për të pastruar minat në vendet e minuara.
    Anija minavënëse
    Anije minavënëse që shërben për të vendosur minat.
    Anija naftëmbajtëse
    Anije që përdoret për transportimin e naftës.
    Anija ndëroqeanike
    Anije ndëroqeanike, që shërben për lundrimin në oqeane; që kalon në oqeane
    Anija nënujëse
    Anije nënujëse, që vepron nën ujë.
    Anija njëdirekëshe
    Që ka vetëm një direk. Anije njëdirekëshe. Njëdirekësh.
    Anija oqeanike
    Anije oqeanike, anije e madhe që lundron nëpër oqeane
    Anija pasagjerësh
    Anije që përdoret për transportin e njerëzve
    Anija patrulluese
    Anije që shërbejnë për patrullumin e detit.
    Anija peshkimi
    Anije e ndërtuar dhe e pajisur posaçërisht për peshkim. Peshkatore.
    Anija pirate
    Anije që përdoret si mjet kusarie në det.
    Anija polumbare
    Anije zhytësish. Anije e vogël metalike e lundrimit bregdetar për kryerjen e punimeve nënujore të ndryshme nga ana e zhytësve
    Anija ruajtëse
    Anije që bën rojë, që ruan.
    Anija shoqëruese
    Anije që shkon së bashku me dikë tjetër në një vend, që përcjell dikë deri në vendin ku duhet të shkojë ai për t’i treguar rrugën, për ta ndihmuar të kryejë punën e tij, për ta mbrojtur.
    Anija shpëtimi
    Anije që përdoret për raste emergjence për të shpëtuar njerëz.
    Anija spiune
    Anije që është i pajisur me mjete të posaçme për të mbledhur të dhëna, sidomos me karakter ushtarak.
    Anija transporti
    Anije që përdoret për trasnportin e mallrave.
    Anija tregtare
    Anije që përoret për tregti
    Anija udhëtarësh
    Anije që përdoret për transportin e njerëzve
    Anija ushtarake
    Anije që ka të bëjë me ushtrinë i përket ushtrisë dhe luftës. luftarak.
    Anija vajgurmbajtëse
    Anije vajgurmbajtëse.
    Anija vëzhguese
    Anije që ka si detyrë për të vëzhguar diçka, e ngarkuar të vëzhgojë.
    Anija zbarkuese
    Anije që përdoret për zbarkimin e trupave në tokën e kundërshtarit apo të tokën e pushtuar prej tij.
    Anija zbuluese
    Anije që ka për detyrë zbulimin e armikut; që shërben për zbulim.
    Avullorja
    Anije me avull
    Balenagjuajtësi
    Që shërben për të gjuajtur balena.
    Barka
    1. Anije me vela, me dimensione tl mëdha, me tre ose më shumë direkë.: 2. Mjet i thjeshtë lundrimi më i vogël se anija, që vihet në lëvizje me rrema, vela ose motor.
    Barka dyshe
    Barkë që mban dy vetë.
    Barka me rrema
    Barkë që përdor rremat për lëvizje
    Barka njëshe
    Barkë që mban një njeri.
    Barka njëtrungëshe
    Barkë që është e ndërtuar prej një trungu të vetëm, si psh kaiket.
    Barkatina
    Velanije e vjetër me tre ose më shumë direkë. E njohur edhe si shkuna-barkë.
    Barkusi
    Velanije me dy direkë dhe vela latine.
    Batana
    Barkë e vogël për peshkim me grepa, e gjatë 3 deri në 4 metra, e gjërë rreth 1.5 metra.
    Batiskafi
    Anije e mbyllur, e pajisur me mjete të posaçme për të bërë kërkime e studime në thellësitë e deteve e të oqeaneve.
    Benzinata
    Anije e vogël me motor, që punon me benzinë.
    Bilancela
    Anije me një direk dhe me vel latin, e gjatë 12-18 metra, e gjërë 3.5-4 metra.
    Bracera
    Velanije e vogël me një direk dhe me vel kryesor, e gjatë 16-17 metra.
    Braganja
    Anije e vogël me vela të hapur që shfrytëzohej për peshkim.
    at44/Llojet E Anijeve 
    Brigu
    Briku ose Brigu
    Velanije me dy direkë, me vela rranga dhe kontrarranga.
    Brik-shkuneri
    Velanije transportuese me dy direkë, njësoj të lartë, e gjatë 24-34 metra, e gjërë 6-8 metra.
    at44/Llojet E Anijeve 
    Brigatina
    Brigatina
    Velanije me dy direkë, em vela të palosur dhe latin.
    Bulkarieri
    Tip vapori i lundrimeve të gjata tejoqeanike, i specializuar për transportin e mallrave derdhëse, si bereqete ose xehe.
    Cakora
    Anije e hapur si skaba, e vogël me një fuqi të vogël bartëse.
    Destrojeri
    Luftanije e vogël që zakonisht përdoret në luftë kundër nëndetëseve. I njohur edhe si shkatërrues ose shkatërrimtar.
    Dragamina
    at44/Llojet E Anijeve 
    Dragamina M–111 e Forcës Detare Shqiptare
    Anije ushtarake e pajisur me mjete të posaçme për pastrimin e ujërave nga minat.
    Draga
    Anije e posaçme që ka pajisjet e nevojshme për të thelluar lumenjtë e portet, për të pastruar kanalet etj.; makinë e posaçme me pajisje për gërryerje, që përdoret për shfrytëzimin e vendburimeve minerare etj.
    Fajkorja
    Anije e vogël.
    Felluga
    Anije me dy direkë të shkurtër, e gjatë 15 metra, e gjërë 4 metra. E njohur edhe is fëlligë ose filligë.
    Felluka
    Anije e vogël që lundron me rrema dhe me vel, që shërben kryesisht për peshkim. E njohur edhe si fëllukë ose flugë.
    Flluga
    Anije për peshkim dh për bartje. Shih fellugë dhe fellukë.
    Feriboti
    Anije për transportimin e automjeteve dhe udhëtarëve, zakonisht në largësi të shkurta: kanale e gryka. I njohur edhe si traget ose trajekt.
    Ferketi
    Anije e vjetër me vela. Mjet lundrimi nëpër Liqenin e Shkodrës. Shih take ose sul.
    Fregata
    1. Anije e vogël dhe e shpejtë me vela, që përdorej në shekujt XVIII-XIX në luftimet detare. : 2. Anije e shpejtë luftarake, e pajisur me artileri, që përdoret për të ndjekur nëndetëset armike ose për të shoqëruar anijet e rënda dhe për t’i mbrojtur ato nga sulmet ajrore.
    Fregatina
    Anije e vogël që shërbente për tregti, por edhe për qëllimi luftarake.
    Fusta (Fushta)
    Lloj galere e vogël njëdirekëshe, e shpejtë, e gjatë, me pjesën e përparme që përfundonte me profil të ulët, me rrema dhe pëlhura.
    Gajeta
    Velanije njëdirekëshe bregore për peshkim, por edhe për transportimin e mallrav, e gjatl 6-12 metra, e gjërë 2-3 mtra.
    Galeja ose Galija
    Anije vjetër prej druri, që përdorej për luftë ose tregëti. Lëvizej me vela e me rrema. Ishte e gjatë 40-50 metra, e gjërë 5-6 metra, me 25-30 shkame (ulëse) për rremtarë.
    Galeota
    Barkë e vjetër, e lehtë dhe e shpejtë, që lëvizej nga 16 deri në 20 rrema. Njihej si galerë e vogël.
    Galera
    Anije e vjetër lufte prej druri, e gjatë e me shumë rrema, që viheshin në lëvizje zakonisht nga të dënuarit me punë të rënda. Galerë romake (bizantine). Galerë piratësh.
    Galioni
    Anije e vjetër tregtare, shih gale ose gali.
    Gomonja
    Varkë e lehtë me anët dhe barkun të bërë nga tuba fleksibël që përmbajnë gaz nën presion.
    Gjemia
    Anije; barkë e madhe me vela.
    Gjuajtës detar
    Anije e specializuar për luftën kundër nëndetëseve.
    Gliseri
    Motoskaf me fund të rrafshët, me dy ski përfundi, kur zhvillon shpejtësi të madhe rrëshqet mbi sipërfaqen e detit.
    Goleta
    Velanije transportues me dy direkë, e gjatë 20-26 metra, e gjërë 5-6.5 metra, që ksihte nga 4 deri në 7 direkë.
    Gondola
    Varkë e gjatë dhe e lehtë veneciane, me bash e kiç të ngritur e të kthyer, me fund të sheshtë e me një kabinë të vogël në mes.
    Gripi (Greparia)
    Velanije me dy direkë, me bash të qitur që i ngjason sqepit të zogut, andaj edhe e ka marrë emrin si zoonim.
    Guci
    Tip i anijes me motor që e ka kiçin njësoj si bashin, me të njëjtën formë dhe lartësi.
    Jahti
    Anije e vogël me motor, me avull ose me vela, e ndërtuar kryesisht për të bërë gara sportive, për shëtitje etj.; anije e vogël.
    Kaiku (Kaikja)
    Lundër e vogël, e gjatë, e ngushtë dhe e cekët, që vihet në lëvizje zakonisht me lopata; barkë e vogël.
    Kanaulla
    Tip i vjetër i barkës franceze me vela.
    Kanoniera
    Anije e vogël lufte, e shpejtë dhe e manovrueshme, e pajisur me armë artilerie të kalibrit të mesëm, që përdoret për veprime luftarake afër brigjeve të deteve ose në lumenj.
    Karavela
    Anije e vjetër spanjolle e portugeze me tre direkë e me vela.
    Katamaran
    Anije me dy barqe, e me vela.
    Kateri silurues
    at44/Llojet E Anijeve 
    Katrat siluruese të tipit 025 (klasi Huchuan)
    Motoskaf i armatosur me silura.
    Kateri
    Kategori mjetesh të vogla lundruese, motolundër, motoskaf.
    Kaveta
    Tip i anijes së rojës bregdetare.
    Kekia
    Velanije e madhe me dy direkë.
    Kliperi
    Velanije e dikurshme e madhe, që shërbente për bartjen e mallrave, mesi i shekullit XIX.
    Kllapeta
    Anije për bartjen e guëve, me rastin e ndërtimittë molit. Në fund kishte kllapa, kapakë, të ciët mbylleshin dhe hapeshin dhe i lëshonin gurët në fundin e detit.
    Koka (Kokina)
    Anije e dikurshme në Detin Mesdhe, që doli në shekullin XIII.
    Koracata
    Anije luftarake e fuqishme, e veshur me armaturë çeliku dhe e pajisur me artileri të rëndë.
    Korveta
    1. Anije e vjetër lufte.:2. Luftanije e vogël dhe e shpejtë për luftë kundër nëndetësve.
    Kryqëzori
    Anije lufte shumë e shpejtë, e veshur pjesërisht me çelik, e pajisur me artileri të rëndë, me torpila e me mina, që shërben sidomos për vëzhgime e zbulime luftarake. Kryqëzor i rëndë (i lehtë).
    Labe
    Lloj i veçantë i anijes së fisit ilirlabeatëve.
    Lanca (Lança)
    1. Anije e vogë e kusarëve.: 2. Barkë e vogë në shërbim të anijeve, shih kaike dhe sandall.
    Latina
    Një lloj anije e vjetër me vela në formë trekëndëshi, që quheshin vela latine.
    Lemba
    Lloj i veçantë i anijes së fisit ilirliburnëve, me një ose dy rradhë rremash dhe pa vela.
    Leuti
    Anije e vogë peshkatrësh, me mtor dhe për bartje.
    Libruna
    Lloj i veçantë i anijes së fisit ilirliburnëve, me dy rradhë rremash, e lehtë, e shpejtë dhe e manovrueshme.
    Luftanija
    Anije lufte.
    Lugu
    Tra i cili është i thelluar përbredna, i gdhendur si suli. Shërbente për ludnrim dhe peshkim në liqe.
    Lundra
    Mjet i thjeshtë lundrimi prej druri, që vihet në lëvizje me lopata ose me shtagë, barkë e ngushtë dhe e gjatë; anije e vogël me fund të sheshtë, që vihet në lëvizje me lopata ose me vela. Lundër peshkatarësh (peshkimi).
    Marciliana
    Velanije e tipit të galesë së madhe, me pamje të bukur, që kishte 3-4 direkë, me vela latin dhe të kryqëzuara. E gjatë 18 metra, e gjërë 7.5 metra, dhe ngarkonte 200 tonë.
    Martigani
    Velanije e madhe me dy ose tre direkë, që përmendet në gjysmën e parë të shekullit XVIII.
    Mauna
    Barkë e madhe me fund të sheshtë, që shërben për të mbartur mallra nëpër lumenj ose në portet detare, kur vapori ndalet larg bregut, dhe që tërhiqet nga një anije ose lundron me motorin e saj.
    Motobarka
    Anije e vogël që vihet në lëvizje me motor; barkë me motor. Motobarkë peshkimi
    Motolundra
    Lundër që vihet në lëvizje me motor; motobarkë.
    Motopeshkatorja
    Anije peshkimi; me motor.
    Motoraketahedhëse
    Kater me raketa
    Motoskafi
    Barkë që vihet në lëvizje me motor dhe që ecën shpejt.
    Motovedeta
    Anije të vogla dhe të shpejta që shërbejnë për patrullumin e bregdetit.
    Motovelierja
    Velanije me motor ndihmës.
    Nava
    Velanije e madhe transoqeanike për bartjen e mallrave, kishte nga 3 deri në 5 direkë, të gjitha me vela katrorë që paloseshin, ndërsa në direkun e bashit kishte vela latin. Ishte e gjatë nga 50 deri në 80 metra, dhe barte nga 1000 deri në 4000 tonelata. Fillmisht u ndërtua prej drurit, pastaj më vonë prej hekurit.
    Nëndetësja bërthamore
    Nëndetëse e armatosur me bombë bërthamore.
    Nëndetësja
    Anije lufte e mbyllur, që lundron kryesisht nën sipërfaqen e detit. Nëndetëse bërthamore (atomike). Njihej eshe si danamë, denamë ose sotomarinë.
    Pasara
    Tip barke me kiç të prerë.
    Peligu (Pielegu)
    Velanije kusarësh, me tre direkë. E ngjajshme me trabakullën, e gjatë 15 metra dhe e gjërë nga 4 deri në 6 metra.
    Peota
    Anije e vogël me direk dhe vel. Në detin Adriatik përmendet në gjysmën e parë të shekullit XVIII.
    Peshkatorja ose Peshkarexha
    Anije e ndërtuar dhe e pajisur posaçërisht për peshkim.: Anije me motor të fuqishëm, që shërben për të tërhequr anije të tjera ose ngarkesa.
    Pingu (Pinka)
    Anije me tre direkë dhe me vela latine.
    Poeta
    Anije venedikase me vela dhe me rrema.
    Polaka (Polaca)
    Anije tregtare për det të hapur me vela katrore, me tre direkë dhe me aftësi bartëse 500 tonë.
    Ponton
    Lundër me fund të sheshtë.
    Pulaka
    Tip i vjetër i barkës me vela në Mesdhe, pararendëse e brikut, është zhdukur rreht vitit 1850.
    Qelemari
    Barkë që e ka bashin si sqep, të qitur jashtë.
    Rimorkiatori
    Anije me motor të fuqishëm, që shërben për të tërhequr anije të tjera të mëdha ose ngarkesa.
    Sagena
    Anije e vogël mesjetare kusarësh bregorë.
    Sajeta
    Velanije e shpejtë me dy direkë dhe vela.
    Sandalli (Sanalli)
    Barkë e vogël me lopata ose me motor, që përdoret për të lundruar ose që e mbajnë anijet për të çuar e për të marrë njerëz në breg.
    Sandolina
    Anije e vogël sportive për një ose dy veta. Vihet në lëvizje me një rrem. E ka formën e gjatë, të ngushtë dhe fundin e sheshtë.
    Siluruesi
    Anije e vogël ushtarake e pajisur me silurë.
    Skampaçi
    Anije e kursarëve, me rrema e me vela, e armatosur për qëllime piraterie.
    Skundë (Skunë ose Shkunë)
    Anije dydirekëshe, në direkun e parë ka pesë vela e serena, në të dytin ka rranga dhe kontrarrangë dhe ndërmjet tyre ka zaravela.
    Sulja
    Barkë e vogël, e hollë dhe e gjatë, me fund të rrafshët, më e vogël se takja, që përdorej në lume e liqene.
    Shebeku (Shambek)
    Velanije tredirekëshe e vogël dhe e shpejtë, e cila u zhvillua në Mesdhe në shekullin e 16-të.
at44/Llojet E Anijeve 
Një shebek gjenovez
    Shkapena
    Anije e vjetër tregtare.
    Takja
    Lundër e madhe, e gjatë deri dhjetë metra, që mban tridhjetë-dyzet kuintalë.
    Tankeri
    Anije e veçantë për transportimin e naftës, vajgurit, dhe të lëngjeve tjera. Shih anije cisternë.
    Tartana
    Anije e vogël njëdirekëshe me një vel të madh latin, e shpejtë, e manovrueshme me rrema dhe pëlhura.
    Tërheqësi
    Shiko rimorkiator.
    Torpediniera
    Anije luftarake e vogël dhe shumë e shpejtë, e pajisur me silure për të goditur anijet e tjera; silurues.
    Trabakulla (Tarabakulla)
    Velanije bartëse dhe tregtare e vogël me kiç të topitur e të ngjajshëm me bracerën, e gjatë 14-20 metra, e gjerë 3.5 metra, me kapacitet 40-140 tonelatash.
    Trirrema
    Anije e lashtë luftarake, me tre rende rremash.
    Vapori
    Anije me avull; anije e madhe për udhëtarë dhe për mbartur mallra në rrugë të largëta. E njohur si avullore.
    Varka
    Barkë.
    Varsheli (veshell)
    Luftanije e vjetër e madhe, me tre direkë dhe tri ura.
    Zolisi (Zolla)
    Lloj i anijeve të vogla.
    Zopulimi
    Velanije bartëse me direk katror.:

Referime

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Presidenti i ShqipërisëGjermaniaShkollat e para shqipeElbasaniInduksioni ElektromagnetikSintaksa e gjuhes shqipeShpikje te ndryshmeFluturaAleksandër Stavre DrenovaThyesaGegërishtjaParafjalaYlliLuaniBashkimi i ItalisëLumi i ShalësZeqatiAlpet ShqiptareShiuGjon BuzukuShenjat astrologjikeArtriti ReumatologjikAlbin KurtiTeatri në ShqipëriRrethiLedion LiçoRoma1948Të drejtat e njeriutKlima e ShqipërisëLuljaPneumoniaKurban BajramiVirusi kompjuterikSistemi i imunitetitEgjipti i lashtëPrenk JakovaBunkerët në ShqipëriSonetiDialektet e gjuhës shqipeLushnjaEnergjia bërthamorePashallëku i JaninësRoma e lashtëHidroenergjiaGëzim KameBajram CurriKisha e Shna Ndout, LaçShpella e GadimësMesjetaEnergjia e ripërtëritshme në ShqipëriLeje DrejtimiRamazaniMigjeniFutbolliDemografia e Gjeorgjisë26 MarsAdem JashariElektricitetiBimëtKiara TitoBullizmiEvropaTefta CamiEpitetiDita e Shën GjergjitShqipëria OsmaneAfrikaAortaShpallja e Pavarësisë së KosovësLidhëzat në gjuhën shqipeOksidetRobert BerishaMilingonaTransportiMatematikaDeljaSurja el-BekareFeja në Shqipëri🡆 More