Oscar Dos Santos: Futbollist brazilian

Oscar dos Santos Emboaba Júnior (; lindur më 9 shtator 1991), njohur si Oscar, është një futbollist brazilian i cili luan si mesfushor–sulmues ose anësor për klubin kinez Shanghai SIPG dhe kombëtaren braziliane.

Oscar
Oscar Dos Santos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës
Oscar duke luajtur për Çelsin në 2012
Të dhënat vetjake
Emri i plotëOscar dos Santos
Emboaba Júnior
Datëlindja (1991-09-09) 9 shtator 1991 (32 vjeç)
VendlindjaAmericana, São Paulo, Brazil
Gjatësia1.80 m (5 ft 11 in)
PozicioniMesfushors sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Shanghai SIPG
Numri8
Karriera me të rinjtë
1998–2004União Barbarense
2004–2009São Paulo
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2008–2010São Paulo11(0)
2010–2012Internacional36(11)
2012–2017Chelsea131(21)
2017–Shanghai SIPG79(24)
Karriera ndërkombëtare
2009–2011Brazil U2025(6)
2012Brazil U236(1)
2011–Brazil47(12)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 1 dhjetor 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 11 tetor 2015

Oscar filloi karrierën e tij te São Paulo FC, ku fitoi Serie A braziliane në 2008. Në 2009, ai shkoi në gjykatë kundër klubit për shkak të parregullsive në kontratën e tij. Pas një serie të kundërshtimeve ai u largua për Internacional, ku shpenzoi 3 vitet e tjera të karrierës së tij. Paraqitjet e mira me klubin bënë që ai të transferohej në Premier League te Çelsi në 2012.

Oscar është një futbollist ndërkombëtar i Brazilit dhe ka përfaqsuar kombëtaren e tij në moshat nën-20 dhe -23, si dhe kombëtaren e parë. Me kombëtaren nën-23, ai luajti në Lojërat olimpike 2012. Më 20 gusht 2011, Oscar shënoi tre gola në finalen e FIFA Kupës së Botës nën-20 2011 kundër Portugalisë, duke u bërë lojtari i parë që shënon një tregolësh në një finale të një Kupe Bote nën-20. Oscar më vonë i përshkroi performancat e tij në turnament si "një rrugë për të shkuar në kombëtaren e parë". Ai fitoi ndeshjen e tij të parë me kombëtaren kundër Argjentinës. Goli i tij i parë erdhi gjithashtu kundër Argjentinës në një humbje 4–3 në qershor 2012.

Stili i tij i lojës dhe aftësitë janë krahasuar me lojtarin tjetër brazilian Kaká.

Karriera me klube

Vitet e hershme

Lindur në Americana, Oscar erdhi në akademinë e União Barbarense duke impresionuar me moshën e tij të re. Oscar ishte i ndotur nga argjentët e zbuluesve të talentëve të cilët e morën atë në kryeqytetin e Brazilit, ku më pas ai u bashkua me São Paulo në 2004 ku ai ishte vetëm 13 vjeç. Ai bëri debutimin e tij si profesionistë në vitin 2008. Në 2009, ai luajti 11 ndeshje me skuadrën e parë, vetëm në moshën 17 vjeçare.

Internacional

Oscar fillimisht ju bashkua Internacional pas një mosmarrëveshje kontraktuale me ish klubin e tij São Paulo, me agjentin e Oscarit që pretendoi se klubi nuk e kishte paguar pagat siç kishte premtuar. Përfaqësuesit e Oscar argumentuan se kontrata e tij me São Paulon ishte e pavlefshme mbi të cilën Oscar ju bashkua Internacional si një lojtar i lirë. São Paulo vazhdonte të pretendonte se Oscar ishte lojtar i tyre dhe kishin paraqitur ankesat ligjore të cilat kishin parandaluar Oscar të luante me Internacional në ndeshjet e Copa Libertadores. Më në fund, të dy klubet ranë dakord në një zgjidhje më 30 maj 2012. Sezoni i parë i Oscar u kushtëzua nga dëmtimet.

Chelsea

Më 16 korrik 2012, Çelsi bëri një ofertë 19.35 milion £ për Oscar, një shumë e cila u lirua në pasqyrën financiare nga Internacional për atë vit. Më 25 korrik 2012, Çelsi njoftoi në faqën e saj zyrtare në internet se transferimi i Oscar ishte mbyllur. Atij ju dhurua fanella me numrin 11, e cila së fundmi ishte veshur nga sulmuesi legjendar i ekipit Didier Drogba, i cili kishte lënë klubin vetëm një muaj më parë.

Më 19 gusht 2012, Oscar bëri debutimin e tij për Çelsin duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 64të në vend të Eden Hazard në ndeshjen hapëse të sezonit 2012–13 kundër Wigan Athletic. Në ndeshjen e rradhës kundër Reading më 22 gusht, Oscar hyri në fushë në minutë e 57të në vend të Ramires dhe ndihmoi skuadrën të fitonte ndeshjen me rezultatin 4–2.

"Oscar bëri një kthesë fantastike dhe e dërgoi topin në trekëndësh. Unë nuk po them se është gjë e bukur të pësosh gola, por ishte kënaqësi të ishe pjesë e një goli të tillë. Komlimenta për të."

Komenti i Gianluigi Buffon për golin e dytë të Oscar.

Oscar luajti ndeshjen e tij të parë si titullar në ndeshjen e parë të Çelsit në Ligën e Kampioneve kundër Juventusit. Pasi shënoi golin e rezultatit 1–0 me një gjuajtje të devijuar nga Leonardo Bonucci, ai shënoi edhe një gol të dytë mahnitës; ai u kthye pas një topi të pasuar nga Ashley Cole dhe e dërgoi topin në trekëndëshin e djathtë të portës së Gianluigi Buffon. Ai u shpall lojtari më i mirë pas përfundimit të ndeshjes. Oscar komentoi golin e tij të dytë duke thënë: "Unë jam shumë i lumtur me dy golat e mi në debutim, por do të isha më i lumtur nqs skuadra do të fitonte ndeshjen. Në Brazil, djemtë ëndërrojnë që të luajnë në Ligën e Kampioneve dhe unë jam shumë krenarë që e realizova ëndërrën time."

Oscar Dos Santos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës 
Oscar duke luajtur për Çelsin.

Oscar bëri edhe debutimin e tij si titullar në Premier Ligë në një fitore 1–0 kundër Stoke City. Pas performancave të tij pozitive, Oscar u bë titullar i mesfushës së krijuar nga Roberto Di Matteo sëbashku me Juan Matën dhe Eden Hazard. Ai shënoi golin e tretë të sezonit, sërisht në Ligën e Kampioneve, në humbjen 2–1 në Donetsk kundër ukrainasve të Shakhtar. Oscar vazhdoi të shënonte në Evropë, duke regjistruar golin e katërt sezonal në ndeshjen e kthimit kundër Shakhtar Donetsk në Stamford Bridge, një ndeshje ku Çelsi triumfoi me rezultatin 3–2. Ai shënoi golin e fundit në Evropë në ndeshjen e fundit të Çelsit në fazën e grupeve më 5 dhjetor, në një fitore 6–1 kundër debutuesve të Nordsjælland.

Pas shkarkimit të trajnerit Roberto Di Matteo më 21 nëntor, trajneri i përkohëshëm Rafael Benítez e aktivizoi Oscarin si titullar në vetëm tre nga shtatë ndeshjet e tij të para. Benítez vlerësoi sjelljen e brazilianit pas finales së FIFA Kupës së Botës për Klube kundër Corinthians dhe besonte se nuk kishte asnjë përçarje mes tij dhe lojtarit. Ai shënoi golin e parë në Premier Ligë më 23 dhjetor, duke mposhtur portierin me penallti në fitoren shkatërrimtare 8–0 kundër Aston Villës.

Më 14 shkurt 2013, vetëm një minutë pasi të zëvëndësohej nga Juan Mata, Oscar dhuroi një pasim vendimtar te Eden Hazard, i cili mposhti portierin Tomáš Vaclík duke i dhuruar Çelsit fitoren 1–0 në transfertë në ndeshjen e parë të raundit të 32-tave të Ligës së Evropës.

Më 15 maj, Oscar luajti 90 minuta në fitoren 2–1 të Çelsit kundër Benficës në finalen e Ligës së Evropës në Amsterdam, duke siguruar trofeun e parë me klubin londinez. Ditën tjetër, Oscar mbylli sezonin e tij të parë me Çelsin duke fituar një çmim, pasi goli i tij kundër Juventusit në Ligën e Kampioneve u shpall "Goli i Sezonit".

Oscar e nisi sezonin 2013–14 me një trajner të ri. Portugezi José Mourinho u rikthye si trajner i ekipit për herë të parë pas gjashtë vitesh. Më 18 gusht, në ndeshjen e parë të sezonit 2013–14, Oscar shënoi golin e parë të Çelsit në fitoren 2–0 kundër Hull Cityt. Dymbëdhjetë ditë më pas, ai luajti në ndeshjen e UEFA Super Kupës kundër Bayern München, ku Çelsi u mposht 5–4 me penallti pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 2–2; Oscar shënoi penalltinë e dytë të ekipit të tij. Më 1 janar 2014, Oscar zhvilloi një performancë mbreslënëse kundër Southampton në St Mary's Stadium, duke shënuar një gol dhe asistuar dy të tjerë me Çelsin që fitoi 3–0.

Karriera ndërkombëtare

Ekipi nën-20

Më 20 gusht 2011, Oscar shënoi tre gola në finalen e Kupës së Botës nën-20 2011 kundër Portugalisë, duke u bërë lojtari i parë që shënon tre gola në finale. Performanca e tij u krahasua me performancën e anglezit Geoff Hurst i cili gjithashtu kishte shënuar një tregolësh në finalen e Kupës së Botës 1966 kundër Gjermanisë.

Lojërat Olimpike 2012

Oscar ishte thirrur për të luajtur me skuadrën e fortë braziliane në Lojërat Olimpike 2012 në Londër. Oscar luajti si titullar në fitoren e Brazilit 3–2 kundër Egjiptit, duke dhuruar asiste për golat e shënuar nga Rafael dhe Leandro Damião. Në ndeshjen tjetër të Brazilit, një fitore 3–1 kundër Bjellorusisë, Oscar shënoi golin e tretë për Seleção-t në kohën shtesë, pas një pasimi nga Neymar, duke ndihmuar ekipin të përparojë në çerek-finale. Të gjithë golat në lojërat olimpike u shënuan dhe asistuan nga Oscar dhe Neymar, dy "të përkëdhelurit" e ekipit të cilët konsideroheshin edhe si talentët e jashtëzakonshëm që vinin nga Brazili. Oscar dhuroi dy asiste, një për Rômulon dhe një tjetër për Leandro Damiãon, me Seleção-t që mposhtën me rezultatin 3–0 Korenë e Jugut në gjysëm-finale në Old Trafford më 7 gusht. Brazili humbi finalen kundër Meksikës me rezultatin 2–1.

Kombëtarja e parë

Oscar luajti ndeshjen e tij të parë me kombëtaren kryesore në barazimin 0–0 kundër Argjentinës ku ai luajti si zëvëndësues. Për shkak të dëmtimeve të mesfushorit Ganso, ai pa rritjen e tij kombëtare dhe i erdhi mundësia për të luajtur në një numër ndeshjesh, ku ai zakonisht u përdor si organizator i skuadrës. Në qershor 2012, Oscar shënoi golin e parë me kombëtaren në një ndeshje miqësore kundër Argjentinës, ku Brazili fitoi me rezultatin 4–3. Ai gjithashtu shënoi edhe me penallti kundër Kinës dhe dhuroi edhe tre asiste në një tjetër ndeshje miqësore që u mbyll me fitoren 8–0 të brazilianve. Ai gjithashtu shënoi edhe dy gola të tjera në fitoren 6–0 kundër Irakut, edhe kjo një ndeshje miqësore.

Më 25 mars 2013, Oscar luajti në Stamford Bridge kundër Rusisë, sëbashku me shokët e skuadrës te Çelsi David Luiz dhe Ramires. Në Kupën e Konfederatave 2013, Oscar luajti në të gjitha ndeshjet e Brazilit në turnament me Seleção-t që mposhtën në finale Spanjën me rezultatin 3–0, ku Oscar dhuroi assistin e golit të dytë të shënuar nga Neymar.

Stili i lojës

Oscar Dos Santos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës 
Oscar duke luajtur për Çelsin kundër Romës në një ndeshje miqësore në gusht 2013.

Në vitet e tij të para në futbollit evropian, Oscar u krahasua me shumë lojtarë të klasit botëror si Mesut Özil dhe Kaká, kjo për shkak të aftësive të tij në organizimin e lojës. Një super driblues, Oscar është shumë i rrjedhshëm dhe krijues i rasteve për shokët e skuadrës. Si organizator, Oscar ka vizion të mirë dhe është në gjendje të japë pasimin saktë për shokët e tij. Oscar është jashtëzakonisht efektiv në ndërtimin e rasteve në zonat më të larta në fushë dhe është shumë dinakë, gjithashtu është i aftë në gjuajtjet dhe pasimet nga distanca që shkojnë deri në zonën e kundërshtarit. Edhe pse ai zakonisht ka luajtur si mesfushor sulmues qëndror te Internacional, që prej transferimit të tij te Çelsi, Oscar është vendosur si organizatori i skuadrës dhe luan mbrapa sulmuesve. I njohur për vizionin e tij për të krijuar raste në situata të vështira dhe vende të ngushta, Oscar vepron si katalizator në sulmin e Chelses, dhe u vlerësua gjerësisht për rolin e tij në suksesin e skuadrës në Ligën e Europës në vitin 2013. Nën drejimin e trajnerit José Mourinho, Oscar ka qënë organizatori kyresor i skuadrës. Fleksibiliteti i tij për të qenë në gjendje për të luajtur në pozita më të gjera është për tu admiruar.

Jeta personale

Oscar është martuar me të dashurën e fëmijërisë së tij, Ludmila, e cila ka nënshtetësi japoneze. Ata rregullisht tregojnë marrëdhëniet e tyre nëpërmjet Instagram. Oscar është një katolik praktikues dhe lutet para çdo ndeshje në mënyrë që ai mund të pushojnë dhe të gjejë besim për ndeshje Ai filloi të mësojë anglisht pas mbërritjes në Londër dhe u bë fqinjë banese me mesfushorin Juan Mata dhe mefushorin e Fulham Jorgos Karagunis pas mbërritjes së tij në klub. Oscar konfirmoi më 1 janar 2014 nëpërmjet Instagraimit të tij se ai dhe gruaja e tij janë duke pritur një fëmijë.

Statistikat

Klubet

Redaktuar më 26 janar 2014

Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Kontinenti Tjetër1 Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
São Paulo 2009 11 0 0 0 1 0 2 0 0 0 14 0
Total 11 0 0 0 1 0 2 0 0 0 14 0
Internacional 2010 5 0 0 0 0 0 0 0 1 0 6 0
2011 26 10 0 0 11 0 7 3 0 0 44 13
2012 5 1 0 0 9 4 6 1 0 0 20 6
Total 36 11 0 0 20 4 13 4 1 0 70 19
Chelsea 2012–13 34 4 7 2 5 0 15 6 3 0 64 12
2013–14 20 6 2 2 0 0 6 1 1 0 29 9
Total 54 10 9 4 5 0 21 7 4 0 93 21
Karriera në total 101 21 9 4 26 4 36 11 5 0 177 40
    1Përfshirë kompediconet më poshtë:
    Recopa Sudamericana: 2011.
    FIFA Kupa e Botës për Klube: 2011, 2012.
    Superkupa e Europës: 2012, 2013.

Kombëtarja

    Redaktuar më 17 nëntor 2015
Kombëtarja braziliane
Viti Ndsh Gola
2011 2 0
2012 10 4
2013 15 4
2014 16 3
2015 4 1
Gjithsej 47 12

Trofe

Klube

    {Internacional
  • Campeonato Gaúcho: 2011, 2012
  • Recopa Sudamericana : 2011
    Chelsea

Kombëtarja

    Brazil

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Oscar Dos Santos Karriera me klubeOscar Dos Santos Karriera ndërkombëtareOscar Dos Santos Stili i lojësOscar Dos Santos Jeta personaleOscar Dos Santos StatistikatOscar Dos Santos TrofeOscar Dos Santos ReferimeOscar Dos Santos Lidhje të jashtmeOscar Dos Santos19919 shtatorGjuha portugezeKombëtarja braziliane e futbollitMesfushori (futboll)Sulmuesi (futboll)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Sulejman PitarkaAlban HoxhaSistemi diellorIshemiaGjenerali i ushtrisë së vdekurSëmundjet e gjakutLëkuraBylisiPasoja e Luftës së Parë BotëroreBerliniReal Madrid C.F.FK Partizani TiranaKonferenca e Londrës (1912–1913)Vitamina EOrganizata e Kombeve të BashkuaraKompjuteriMusine KokalariAmerika VerioreLista e fiseve ilireZinaDemografia e KosovësSintaksa e gjuhes shqipeTiroidetLepuriKroaciaDitar (Anne Frank)X Factor AlbaniaShpendëtGjuhët indo-evropianeGentiStruciMushkëriaVolejbolliFotosintezaPrilliParafjalaDialektet e gjuhës shqipeKanceri i qafës së mitrësSistemi riprodhues femërorFutbolliKisha e Shna Ndout, LaçSexhdeMbiemriMesxhidi AksaVaksinimi i fëmijëveLekë DukagjiniKanuniZënia e Diellit (Eklipsi)Namazi i udhëtaritRron GjinovciMësonjëtorja e KorçësPrek CaliDrini i BardhëNënë TerezaAeroporti i PrishtinësFluturaKepi i RodonitDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)HolokaustiOrgazmaEmra pellazgëSyri i CikllopitShahuDukagjiniSëmundja e ParkinsonitNarcisizmiUlçera në stomakAmerikaRryma elektrikeLuljaAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianKaliTretjaEposi i kreshnikëveNdotja e ajritGjirafaAeroplani🡆 More