Organizata Për Bashkëpunim Dhe Zhvillim Ekonomik: Organizatë ekonomike ndërqeveritare

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (anglisht: Organisation for Economic Co-operation and Development, OECD) ishte pasardhëse apo trashëguese e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik Evropian (OECC) e cila ishte themeluar në vitin 1948 me seli në Paris, ku 18 vende evropiane ishin anëtarë të kësaj organizate.

Roli i OSCC

Roli kryesor i OECC-së ishte zhvillimi i bashëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve anëtarë duke realizuar planin Marshall i cili kishte ardhë si ndihmë nga amerikanët në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore në mënyrë që të rindërtohet dhe të stabilizohet ekonomia e shkatërruar. Pas përfundimit të këtij misioni, detyrë tjetër e OECC-së ishte edhe liberalizimi i tregtisë evropiane duke eleminuar gradualisht barrierat doganore si dhe multilateralizmi i pagesave evopiane.

Themelimi i OECD

Si pasardhëse e OECC-së, OECD-ja u themelua në vitin 1960, e cila sot ka 24 anëtar, ku 18 anëtar janë të OECC duke përfshirë edhe

  • Finlandën
  • SHBA,
  • Kanada,
  • Japonia,
  • Australia dhe
  • Zelanda e Re.

Arsyet e themelimit te OECD

Dy arsyet kryesore për themelimin e OECD ishin:

  1. rezervat e tepërta të produkteve të SHBA-së të cilat nuk kishtë ku t`i eksportonte dhe ndihej e izoluar, andaj si mundësi e shihte Evropën Perëndimore si dhe frika nga forcimi i shteteve socialiste të cilat kishin krijuar Këshillin për Ndihmë Ekonomike Reciproke (KNER).
Organizata Për Bashkëpunim Dhe Zhvillim Ekonomik: Roli i OSCC, Qellimi 

Qellimi

OECD kishte për qëllim:

  • forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve anëtarë,
  • liberalizimin e këmbimit dhe qarkullimit të lirë të mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve duke eleminuar barrierat në mënyrë graduale si dhe
  • ndihma për zhvillim ekonomik jo vetëm të vendeve anëtare, por edhe të vendeve në zhvillim të cilat nuk janë anëtare e kësaj organizate.

Komitetet

OECD aktivitetin e vet e bazon kryesisht nëpërmjet komiteteve siç janë:

  • Komiteti i Politikës Ekonomike,
  • Komitieti i Këmbimit,
  • Komiteti i Bujqësisë,
  • Komiteti i Industrisë,
  • Komiteti për Ndihmën e Zhvillimit dhe
  • Komiteti i Marrëveshjes Monetare Evropiane.

Tags:

Organizata Për Bashkëpunim Dhe Zhvillim Ekonomik Roli i OSCCOrganizata Për Bashkëpunim Dhe Zhvillim Ekonomik QellimiOrganizata Për Bashkëpunim Dhe Zhvillim EkonomikGjuha angleze

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Sulejman VokshiLaguna e KaravastasëLuljaPesë Shtyllat e IslamitFormat e shtjelluara të foljesKarnavalet brazilianePërcaktoriAvni RustemiKara Mahmud pashë BushatiFliaEshtrat e njeriutEkrem KryeziuSistemi i qarkullimit të gjakutMiniera e TrepçësLogopediaMbreti LuanFrancaDita e TokësLista e sulltanëve të Perandorisë OsmanePërqindMuzeu Kombëtar i KosovësÇarls DarvinËndrraRomeo VeshajShpella e GadimësFC BarcelonaLojërat OlimpikeKëshilli i EvropësShpendëtYlliLazeriProblemet mjedisore në ShqipëriRomantizmi në kulturën europianeSiguria kibernetikeRrethiKushtetuta e KosovësShkollat e para shqipeNatyraKafshët e zhdukura në BallkanBurimet natyrorePerandoria OsmaneAlgoritmiMatematikaElbasaniSistemi operativLiqeniBeratiSpermaLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësTrëndafiliKëshilli EvropianLumiGjethjaDibraHistoria e TokësArti i RilindjesINTELEGJENCA ARTIFICIALELigji i OmitShtetet anëtare të Bashkimit EvropianMajlinda KelmendiTigriRrethi i MatitSistemi diellorOsmani IMeteoriSpondiliartrozaHamletiRomeo dhe ZhuljetaRepublika Popullore e ShqipërisëLista e liqeneve në KosovëUlçera në stomakPenisiBeteja e KosharesFonetikaLista e maleve të ShqipërisëLista e viteveKultura e ShqipërisëShpyllëzimiTërmeti🡆 More