Omer Pashë Vrioni Ii

Omer, Omar ose Ymer pashë Vrioni (1839 – Fier, 1928) ka qenë figurë politike në Perandorinë Osmane dhe veprimtar i Lidhjes së Prizrenit, themeluesi i qytetit të Fierit dhe anëtar i Këshillit të Naltë të Regjencës të Principatës së Shqipërisë.

Biografia

Lindi më 1839, i biri i Kahreman pashë Vrionit dhe Gjylije hanëmit të Neim bej Alizotit. Ka qenë shambelan i Sulltan Abdyl Azizit. Pasi i ati themeloi qytetin e Fierit në vitet '60 të shekullit XIX, Omer beu përvijoi punën duke e rindërtuar dhe rregulluar sipas një plani modern më 1877.

Ishte ndër firmëtarët e memorandumit dërguar kontit AndrassyKongresin e Berlinit nga shqiptarët e Stambollit në hullinë e ndodhive të Lidhjes së Prizrenit. Me Mehmet Ali Beun dhe Vrionas të tjerë u përfshi edhe Ymer beu, i cili u zotua të mblidhte një fuqi prej 3,000 frymësh në rast nevoje. Për veprimet e tij me Lidhjen, bashkë me krerët e tjerë të lëvizjes në viset jugore shqiptare, u arrestuan dhe u dërguan në kështjellën e Çanakalasë, ku u mbajtën të burgosur deri në nëntor të vitit 1883.

Me hapjen e NormalesElbasanit ishte ndër kontributorët e fondit të parë të shkollës.

Më 25 nëntor 1912 karvani i Ismail Qemalit rrugës për në Vlorë, ku shpalli pavarësinë, drekoi në Fier në konakun e Omer Pashës, dhe pas tyre edhe delegatët e Kosovës. U përpoq të ndihmonte sundimin e Princ Vidit kundër Kryengritjes të Shqipërisë së Mesme.

Shërbeu si anëtar i Këshillit të Naltë të Regjencës, ku zëvendësoi Aqif pashë Elbasanin si përfaqësues i elementit bektashi, prej ku hoqi dorë më 3 tetor 1922, kur u formua qeveria e dytë e Xhafer Ypit.

Referime

Tags:

18391928FieriKëshilli i Naltë i RegjencësLidhjes së PrizrenitPerandoria OsmanePrincipata e Shqipërisë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KaratiHixhameSistemi muskulorHistoria e arteveHistoriografia e SkënderbeutProzaPoseidoniFan NoliZorra e trashëKroaciaPogradeciKiara TitoSëmundjet e trashëgueshmeEpilepsitë dhe Konvulsionet në moshën fëminoreZbulimi i zjarritDragoiVitamina DWilliam ShakespeareJulian DedaHistoria e ShkodrësAeroplaniNaim FrashëriFilmiGjirafaRrethiSinjalet rrugore në ShqipëriMagnetiBashkia TiranëÇamëriaMarin BarletiKampionët e Seria APrilliLibriGjeometriaZef PllumiMajat më të larta malore në KosovëPikësimiLeukocitRrotullimi i Tokës rreth DiellitMuzikaDetiDemografia e ShqipërisëElektricitetiKalaja e PrizrenitBajram CurriFieriAutizmiElefantiPenisi i njeriutLuftaNamazi i SabahutDramaKarnavalet brazilianeSistemi i organeve të frymëmarrjesEgjiptiKuvendi i ShqipërisëGjarpriJaponiaShkencaSëmundjet e gjakutNumrat romakëNëna surrogateAcidet dhe BazatPirro i EpiritPeshkopiaThomas EdisonHidroenergjiaLezhaPejgamberët në IslamBimëtMenstruacionetMercedes-BenzLepuriDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëKultura e ShqipërisëKarakteristikat e zeritUjiAustralia🡆 More