Wiki Shqip 2023: Faqja kryesore
SQWiki Tiếng ViệtWiki English

Organizata e Kombeve të Bashkuara

From Wikipedia, the free encyclopedia

(Përcjellë nga OKB)

Organizata e Kombeve të Bashkuara (shkurt: OKB), është themeluar pas Luftës së Dytë Botërore me qëllim forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. Qendra e OKB-së është në Gjenevë, ndërsa aktivitetet i zhvillon në qendrën e selisë në Nju Jork, SHBA.

Organizata e Kombeve të Bashkuara
Emblem of the United Nations.svg
Flag of the United Nations.svg
ShkurtesaOKB
Formuar më26 Qershor 1945
LlojiOrganizatë ndërqeveritare
SeliaNju Jork, SHBA
Rajoni i shërbimit
Boten
Anëtarëthip
193 shtete anëtare
2 shtete vëzhguese
Gjuha zyrtare
Sekretar i përgjithshëm
Flag of Portugal.svg António Guterres
Faqja në internethttps://www.un.org/

Sekretari i përgjithshëm aktual është António Guterres.

OKB është organizata më e madhe në botë e cila për qëllim ka sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale. Ajo u formua në vitin 1945 me iniciativën e shteteve fituese të Luftës së Dytë Botërore (ShBA, Kina, Anglia, Bashkimi Sovjetik dhe Franca) dhe zëvendësoi Lidhjen e Kombeve e cila ishte formuar në vitin 1919 por nuk ishte tregua efektive për mënjanimin e Luftës së Dytë Botërore. Në fillim në OKB u anëtarësuan vetëm shtetet fituese dhe neutrale të Luftës së Dytë Botërore, por më pas u anëtarësuan edhe shtetet e tjera si Gjermania e Japonia mes tjerash. Fluksi më i madh i anëtarësimit në OKB ishte gjatë viteve 1950-60 kur kolonitë e vjetra u çliruan dhe formuan shtete të pavarura. Sot OKB ka 193 shtete anëtare.

Struktura e sistemit

  • Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Nju Jork.
  • Këshilli i Sigurimit të OKB-së, Gjenevë.
  • Këshilli Ekonomik dhe Social i OKB-së.
  • Këshilli i Mirëbesimit i OKB-së.
  • Sekretariati i OKB-së.
  • Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Hagë.

Asambleja e Përgjithshme

Të gjitha shtetet anëtare të OKB-së janë të përfaqësuara ne Asamblenë e Përgjithshme. Ky organ seancat i mban të rregullta nga shtatori deri në dhjetor dhe në të diskutohen problemet e ndryshme globale. Vendimet e rëndësishme te cilat merren ne Asamblenë e Përgjithshme duhet të vendosen nga 2/3 e shumicës kurse ato më pak të rëndësishme vendosen me sistemin 50%+1 dhe çdo anëtare ka të drejtën e një vote. Të gjitha vendimet e këtij organi njihen si Rezoluta.

Këshilli i Sigurimit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve. Vendimet e këtij organi quhen rezoluta dhe janë të obligueshme. Këshilli i Sigurimit ka pasur takimin e parë në janar 1946. KS mund të përdor edhe forcë në konflikte të armatosura, por të gjitha shtetet permanente duhet të jenë dakord. Përbëhet nga 15 antarë, 5 të përhershëm që vijnë nga shtetet fituese e krijuese të OKB (SHBA,Anglia,,Franca,Rusia,Kina) dhe 10 të tjerë jo të përhershëm dhe zgjidhen nga Asambleja me rotacion çdo 2 vite.

Këshilli Ekonomik dhe Social

Këshilli Ekonomik e Social është përgjegjës për problemet ekonomike, sociale, kulturore, humanitare për të gjithë komunitetin botëror. Veprimtaria e tij zhvillohet për vendet më pak të zhvilluara përmes organeve të specializuara të OKB, si: UNDP (Program për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara), UNHCR (Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët), UNICEF (Fondacioni Ndërkombëtar i Fëmijëve në nevojë), UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencë e Kulturën).

Këshilli i Kujdestarisë

Eshte nje organ i suprimuar ne kuadrin e OKB. Ai konsiderohej si teper efektiv ne vitet 60 - 70 gjate kalimit nga sistemi i kolonizimit ne fitimin e pavaresise ne vendet e Afrikes dhe Azise.

Sekretariati

OKB-ja administrohet nga sekretariati, i cili bashke me Asamblene e PErgjithshmme dhe Keshilllin e Sigurimit e kane qendren ne ndertesen e OKB-se ne New York, Shba. Sekretariati udhehiqet nga Sekretaiati i apergjithshem i OKB-se i cili zgjidhet ne cdo kater vjet me te drejten e rizgjidhjes. Nen varesine e tij jane 20 nensekretsre te pergjithshem, te cilet kryejne, njekihesisht, edhe rolin e drejtuesit ne seksionet e administrtes se OKB-se. PERvec punes udheheqese ne Asamblene e Pergjithshme dhe Keshillin e Pergjithshem, sekretariati mbledh fakte dhe te dhena per situaten ekonomike ne bote, shkuan raporte dhe informacion per veprimtarine e OKB-se.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë

Gjykata ndërkombëtare e ka qendrën në Hagë dhe përbëhet nga 15 gjyqtarë që zgjidhen nga Asambleja. Si organ juridik, OKB ka detyrë të vendosë për probleme te ndjeshme.

Shiko dhe këtë

Lidhje të jashtme


Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 3.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
This article uses material from the Wikipedia article OKB, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply. (view authors).