Nuhi Veselaj

Nuhi Veselaj (lindur më 20 gusht 1933) është gjuhëtar i gjuhës shqipe dhe shkrimtar që vepron në Prishtinë, Kosovë.

Ai është autor publikimesh me prozë e poezi dhe i punimeve shkencore nga fusha e gjuhësisë, ndërsa ka qenë edhe punëtor arsimi.

Emri Nuhi
Mbiemri Veselaj
Lindur më 20 gusht 1933
Lindur në Reçan,Therandë
Kombësia Shqiptar
Profesioni Gjuhëtar

Jeta

Nuhi Veselaj u lind më 20 gusht 1933 në Reçan të Therandës. Në vendlindje bëri mësimet fillore ndërsa shkollën normale e përfundoi në Shkollën Normale në Gjakovë, që sipas tij ka pasur ndikim të madh në zhvillimin e tij të mëvonshëm profesional. Më 1963 mbaroi degën e gjuhës e të letërsisë në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik. Ai vazhdoi studimet pasuniversitare dhe në vitin 1980 u emërua magjistër i shkencave filologjike, ndërsa doktoraturën e mbrojti më 1992.

Veprimtaria nga fusha e arsimit dhe e letërsisë

Nuhi Veselaj ka qenë i angazhuar si mësues. Ka botuar libra me pjesë teatrore për fëmijë dhe konsiderohet autor i rëndësishëm sa i përket letërsisë shqiptare për fëmijë nga Kosova. Ai është anëtar i Shoqatës Mbarëkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj si dhe anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës.

Publikime:

  • Miklime, 1967
  • Rrezet e ylberta, 1971
  • Me buzët në gaz, 1997
  • Fletë ditari rreth një motmotari, 1997
  • Trimoshi, 1997
  • Cace e hope djaloshare, 1997
  • Shfrime nëpër mjegullnajë, 1997
  • Mësime nëpër pësime, 1998
  • Gërricje në damarët e djalërisë, 1998
  • Bulëza të përshenjura, 2000
  • Ther me pupël, 2000

Veprimtaria nga fusha e shkencës dhe gjuhësisë

Në vitin 1999, në cilësinë e gjuhëtarit albanolog, Nuhi Veselaj ishte pjesë e Komisionit për Emërtimin e Rrugëve, Shesheve dhe Lagjeve të qytetit Prishtinë, të ngritur nga Qeveria Komunale dhe të përbërë nga 12 anëtarë.

Nuhi Veselaj e ka studiuar çështjen e trajtës paskajore të foljes në gjuhën shqipe dhe është i mendimit se mënjanimi i saj nga norma letrare ka sjellë probleme. Ai është përkrahës i idesë që trajta paskajore e foljes, karakteristike për dialektin gegë, duhet të institucionalizohet dhe të futet në themel të foljes shqip. Sipas tij është e domosdoshme që paskajorja të futet në shqipen standarde. Këtë qëndrim mbajnë edhe gjuhëtarët: Rexhep Ismajli, Rrahman Paçarizi, Shkumbin Munishi, Julie May-Kolgjini.

Nuhi Veselaj e ka trajtuar edhe temën e përdorimit të fjalëve të huaja në gjuhën shqipe. Sipas tij, duhet të arriher një drejtpeshim i sasisë së fjalëve të huaja që përdoren në mënyrë që të mos pamundësohet shpjegimi analitik i problemeve të ndërlikuara shkencore.

Nuhi Veselaj ka qenë pëjesëmarrës në Seminarin Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare. Në vitin 2009, në seminarin e njëzetë e tetë ai e diskutoi temën "Koinezimi i të folmeve në dialekte dhe standardizimi i gjuhës shqipe". Aty ai ndër tjera tha:

Shqipja standarde nuk është varur asnjëherë nga të folmet e veçanta, por nga raportet ndër dialektore. Shqipja që në antikë paraqitet e koinezuar në dy dialekte gegë në veri e toskë në jug, por ajo asnjëherë nuk i ka këputur plotësisht raportet ndër-komunikuese.

— Nuhi Veselaj

Publikime:

  • Rreth përcaktimit të rregullës për formimin e emrave prejpjesorë të vepruesit me - (ë)s në shqipen kombëtare letrare, 1995
  • Formanti - as si ndajshtesë e specializuar: (për emërtimin e njerzve sipas vendbanimit e prejardhjes në shqipen letrare kombëtare), 1996
  • Çështje të shqipes standarde në fushë të leksikut dhe të fjalëformimit I, 1997
  • Rreth terminologjisë kompjuterike në shqipe, 1999
  • Paskajorja, çështje e shqipes standarde, 2000
  • Përpunimi i normës letrare kusht për kristalizimin e mëtejshëm të shqipes standarte kombëtare, 2001
  • Çështje rreth emërtimit të vendbanimeve në shqipe me theks në emërtimet e propozuara në Kosovë, 2001
  • Foljet më -O në gjuhën shqipe, 2002
  • Paskajorja dhe standardizimi i gjuhës shqipe, 2006
  • Koinezimi i të folmeve në dialekte dhe standardizimi i gjuhës shqipe, 2009
  • Shumësi dhe shquarsia e emrave në shqipen standarde, 2013
  • Foljet e huazuara me -I në temë cështje drejtshkrimore e fjalëformuese në gjuhën shqipe
  • Paskajorja pas Konferencës së Durrësit

Shënime dhe referenca

Lidhje të jashtme

Tags:

Nuhi Veselaj JetaNuhi Veselaj Veprimtaria nga fusha e arsimit dhe e letërsisëNuhi Veselaj Veprimtaria nga fusha e shkencës dhe gjuhësisëNuhi Veselaj Shënime dhe referencaNuhi Veselaj Lidhje të jashtmeNuhi Veselaj193320 gushtGjuha shqipeKosovaPrishtina

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KompjuteriInternetiKafshëtMaqedonia e VeriutPashallëqet shqiptareVitamina CPrincipata e ArbëritMali i ZiTrombocitiAlkooliNamazi i AkshamitAleksandër Stavre DrenovaSulfuriAtomiDreriHepatitiPankreasiGjithësiaHIV/AIDSSyri i kaltër, DelvinëGjirokastraRomaLista e bimëveAdem JashariSonetiNjeriuIslamiPaneli diellorTë drejtat e njeriutTeatriDesktopiKolesteroliMbipeshaLiqeni i ShkodrësPoseidoniMatilda MakoçiHistoria e DurrësitVloraKorçaErnest Koliqi2008AdoleshencaEkonomiaIkametiAnës lumenjveMuzika populloreShëndetiEmpatiaDritaArkimediAlgoritmiHijaLidhja e PrizrenitLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneSkulpturaEzaniErnesto SabatoDioksidi i karbonitMalësorjaOksidetHarry PotterRrahman RamaLumiEkosistemiAlbano BogdoDisneylandGenti KameBurimet e dritësDardanëtUltësira Perëndimore e ShqipërisëMbreti LirKarboniÇPerandoria OsmaneHolandaEnergjia e ripërtëritshmeTuberkulozi🡆 More