Nina Mula

Nina Mula (lindi më 23 nëntor 1931 në Izhevsk, Rusi - 22 dhjetor 2011 në Tiranë), soprano ruso - shqiptare që pjesën më të madhe të jetës së saj e kaloi në Shqipëri, fillimisht në Shkodër e mandej në Tiranë, ku veç dashurisë së bashkëshortit fitoi edhe emër si soprano e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Pas mbarimit të Shkollës Pedagogjike në qytetin e lindjes, në Izhevski, në vitin 1950 kreu studimet e larta për kanto pranë Konservatorit P.I.Tchaikovsky në Moskë deri në vitin 1955, ku më pas kreu edhe një kualifikim pasuniversitar. Në Shqipëri do të vinte në vitin 1957 dhe shumë shpejt do të emërohej soliste pranë TKOB-it në Tiranë. Në pension doli më herët nga ç’e mendonte, qysh në vitin 1976, por ndërkohë iu kushtua mësimdhënies. Prej vitit 1965 punoi si pedagoge e jashtme pranë Institutit të Lartë të Arteve, duke kaluar nëpër duar emrat më në zë të operistikes shqiptare. Gjatë aktivitetit të saj në TOB ka realizuar me shumë sukses një numër të madh rolesh kryesorë nga operat e kompozitorëve shqiptarë dhe nga literaturë botërore, po gjithashtu edhe një sërë koncertesh me një repertor të pasur dhe të larmishëm si brenda vendit, ashtu edhe jashtë Shqipërisë, si në Çekosllovaki, Rusi, Lituani, Ukrainë, Letoni etj. Disa nga rolet janë ai i Rosinës në operën “Il Barbiere di Seviglia”, 1958, Norina në operën “Don Pasquale”, 1959, Drita në operën “Pranvera”, 1960, Tatjana në operën “Eugenji Onjegin”, 1961 Olimbia, opera “Lulja e Kujtimit”, 1961, Susana, opera “Le nozze di Figaro”, 1962, Michaela, opera “Carmen”, 1962, Leila tek “Peshkatarët e Perlave”, 1964, Violeta tek “La Traviata”, 1964 dhe 1972, Neda tek “Pagliacci”, 1964, Borëbardha në operën “Borëbardha” 1964, Gilda tek verdiania “Rigoletto” 1964, Mrika në operën “Mrika”, Mimi në operën “La Boheme” 1971, Donika tek “Skënderbeu”, 1968 etj. Për aktivitetin e saj Nina Mula është nderuar me shumë çmime, medalje e tituj, ndër të cilët me Urdhrin “Naim Frashëri” të klasit të II, titullin “Artiste e merituar”, titullin “Mjeshtër i madh i punës”.

Familja

Burimet

Tags:

1931201122 dhjetor23 nëntorRusiShkodërShqipëriTeatri Kombëtar i Operas dhe BaletitTiranë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

AvullimiRomantizmi në kulturën europianeBallkaniMeshariBelgjikaDita Botërore e LibritShenjat astrologjikeElhamdulilahPetro MarkoNeolitiVitamina B12Lista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeInsulinaFormat e pashtjelluara të foljesGjeorgjiaPosta elektronikeShtetet anëtare të NATO-sShahuMacjaRacizmiLista e liqeneve në ShqipëriNacionalizmiForca e Sigurisë së KosovësÇPëremriFutbolliPërcaktoriKongresi i ManastiritQeverisja vendore dhe qendroreKulturaLista e kryeqyteteveE bukura e dheutGjergj FishtaSistemi i organeve të frymëmarrjesSistemi i tretjesRrahman RamaBronkitiIsmail QemaliLidhja e PrizrenitMuzikaLumi i ShalësAlpet ShqiptareFyelliGjakuPubertetiAfërditaJupiteriDemokraciaVeshje popullore të KosovësHidrografia e Shqipërisë28 Nëntori - Dita e FlamuritKanadajaLëvizjaOrkestra simfonikeRusiaLetërsia romantike shqiptareKoha e hekuritSulfuriQeni i SharritNumri piFaik bej KonicaDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëAdoleshencaTeodor KollokotroniNatyraPerandoria RomakeUjiBakteriMarsiZgjoi /Hive (film)Epoka e IluminizmitAmerikaDeklarata Universale për të Drejtat e NjeriutPlaku dhe detiRrotullimi i Tokës rreth DiellitShpella e piratëve (roman)DardanëtVlera ushqyeseSazani🡆 More