Nikoloz Gelashvili (Gjeorgjisht: ნიკოლოზ გელაშვილი; lindur më 5 gusht 1985) është një futbollist profesionist gjeorgjian i cili luan si sulmues për klubin gjeorgjian FC Dila Gori.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Nikoloz Gelashvili | ||
Datëlindja | 5 gusht 1985 | ||
Vendlindja | Telavi, RSS Gjeorgjia, Bashkimi Sovjetik | ||
Gjatësia | 1.84 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | FC Dila Gori | ||
Numri | 9 | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2003–2004 | WIT-Georgia Mtskheta | 6 | (0) |
2004–2005 | Kakheti Telavi | 28 | (8) |
2005–2007 | WIT Georgia Tbilisi | 51 | (25) |
2008–2012 | Zestafoni | 105 | (63) |
2012–2013 | VfL Bochum | 25 | (2) |
2015–2016 | Pafos | 14 | (4) |
2016 | Dinamo Tbilisi | 9 | (1) |
2016– | FC Dila Gori | 5 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2005–2006 | Gjeorgia U21 | 7 | (1) |
2007–2015 | Gjeorgia | 25 | (1) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 27 janar 2019 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 14 tetor 2014 |
Gelashvili filloi karrierën e tij te WIT-Georgia Mtskheta ku luajtu gjashtë ndeshje gjatë sezonit 2003–04. Pas kësaj, ai u transferua te Kakheti Telavi ku shënoi tetë Gola në 28 ndeshje gjatë sezonit 2004–05. Më pas ai kaloi te WIT Georgia Tbilisi ku shfaqi një formë të mirë pasi në 51 ndeshje shënoi 25 gola. Ai u largua nga WIT Georgia Tbilisi në vitin 2007 duke firmosur në janar 2008 një kontratë një vjeçare me të drejtë rinovimi me Zestafoni. Te kjo skuadër Gelashvili pati periudhën e tij më të mirë pasi ai shënoi më shumë se 60 gola në katër vite qëndrimi te klubi gjeorgjian, duke u shpallur edhe dy herë golashënuesi më i mirë në ligë. Ai u largua atje në vitin 2012 për të firmosur me klubin gjerman VfL Bochum. Gelashvili nuk dhuroi impakt te klubi gjerman pasi në 25 paraqitje me ta shënoi vetëm 2 gola. Pas kësaj, ai u transferua në Azerbajxhan ku firmosi me Qarabağ.
Në qershor 2014, Gelashvili la klubin azerbajxhanas pas vetëm një sezoni, dhe firmosi një kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe një vit me klubin shqiptar Flamurtari.
Ai debutoi me Flamurtarin më 23 gusht 2014 në javën e parë të sezonit 2014–15 ku ai hyri si zëvëndësues në vend të mesfushorit Nijaz Lena në fitoren 2–1 kundër Teutës. Ai shënoi golin e parë me klubin më 10 shtator 2014 në suksesin 3–0 kundër Apolonisë. Ai shënoi golin e dytë me klubin më 20 nëntor në fitoren 2–0 kundër Elbasanit, ku ai shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 93. Më 9 nëntor 2014, në një ndeshje kundër Apolonisë në stadiumin Loni Papuçiu, Gelashvili u nxorr nga fusha e lojës në minutën e 35 pas dy kartonave të verdhë të marrë. Shkak i kartonit të dytë të verdhë që në fund rezuloi i kuq ishte për shkak se pështyu një lojtar kundërshtarë, duke krijuar një zënkë në fushë, me Flamurtarin që barazoi ndeshjen me rezultatin 1–1. Pas ndeshjes, Komisioni i Disiplinës e dënoi atë me tetë ndeshje pezullim për sjelljen e tij antisportive. Gelashvili pësoi një dëmtim, duke bërë që ai të operohej në Greqi, duke bërë që të rikthehet në fushat e lojës në janar të vitit tjetër.
Në korrik 2015, Gelashvili firmosi me klubin grek Pafos.
Gelashvili bëri debutimin e tij me kombëtaren më 16 nëntor 2007 kundër Katarit, ku ai ishte thirrur për ndeshjet e nëntorit. Ai luajti një tjetër ndeshje më 9 shtator 2009. Më 9 tetor 2009, ai luajti ndeshjen e parë kualifikuese të Kupës së Botës 2010.
Më 14 gusht 2014, pas shtatë vitesh si lojtar i Gjerorgjisë, ai shënoi golin e parë me ta në fitoren 3–0 kundër Gjibraltarit, ndeshje e vlefshme për Grupin D të kualifikueseve të Euro 2016.
Performanca | Liga | Kupa | Kontinenti | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Sezoni | Klubi | Liga | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola |
2003–04 | WIT-Georgia Mtskheta | Pirveli Liga | 6 | 0 | — | |||||
2004–05 | FC Kakheti Telavi | 24 | 8 | — | ||||||
2005–06 | Umaglesi Liga | 4 | 0 | — | ||||||
2005–06 | FC WIT Georgia | 21 | 7 | 0 | 0 | |||||
2006–07 | 17 | 10 | 2 | 0 | ||||||
2007–08 | 13 | 8 | — | |||||||
2007–08 | FC Zestaponi-2 | Pirveli Liga | 3 | 1 | 0 | 0 | — | 3 | 1 | |
2007–08 | FC Zestaponi | Umaglesi Liga | 6 | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 6 | 2 |
2008–09 | 26 | 20 | 2 | 2 | 2 | 0 | 30 | 22 | ||
2009–10 | 31 | 30 | 2 | 0 | 4 | 4 | 37 | 20 | ||
2010–11 | 33 | 18 | 3 | 2 | 6 | 2 | 42 | 22 | ||
2011–12 | 10 | 7 | 2 | 0 | 6 | 4 | 18 | 11 | ||
2011–12 | VfL Bochum | 2. Bundesliga | 13 | 8 | 0 | 0 | — | 13 | 1 | |
2012–13 | 12 | 1 | 2 | 0 | — | 14 | 1 | |||
2012–13 | VfL Bochum II | Regionalliga West | 2 | 0 | — | — | 2 | 0 | ||
2013–14 | Qarabağ FK | PLA | 26 | 5 | 0 | 0 | 8 | 0 | 34 | 5 |
2014–15 | KS Flamurtari | Kategoria Superiore | 10 | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
Gjithsej | Gjeorgji | 194 | 97 | 20 | 10 | |||||
Gjermani | 27 | 2 | 2 | 0 | 0 | 0 | 29 | 2 | ||
Azerbajxhan | 26 | 5 | 0 | 0 | 8 | 0 | 34 | 5 | ||
Gjithsej karriera | 247 | 165 | 28 | 10 |
Reduktuar më 22 shtator 2014
Kombëtarja gjeorgjiane | ||
---|---|---|
Viti | Ndsh | Gola |
2007 | 2 | 0 |
2008 | 0 | 0 |
2009 | 2 | 0 |
2010 | 4 | 0 |
2011 | 1 | 0 |
2012 | 3 | 0 |
2013 | 7 | 0 |
2014 | 1 | 0 |
Gjithsej | 20 | 0 |
# | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 14 tetor 2014 | Estádio Algarve, Faro, Portugali | Gjibraltari | 1–0 | 3–0 | Kualifikueset e UEFA Euro 2016 |
FC Zestafoni
Qarabağ
Dy herë golashënuesi më i mirë i Premier Leagues Gjeorgjiane: 2008–09 (20 gola) & 2010–11 (17 gola)
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Nikoloz Gelashvili, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.