Niketë Dardani ishte muzikant i shquar, dijetar dhe pedagog ilir, ishte ndër të parët kompozitor i cili shkroi shumë vepra të ndryshme si ato laike dhe fetare.
Niketë Dardani (340 - 414), njihet si autori i "Te Deum" hymnit bazë dhe simbol të krishtërimit, ky artist nga Dardania është një nga emrat e parë të historisë kulturore të krishtërimit dhe një nga themeluesit e kësaj kulture. Etnomuzikologu Ramadan Sokoli, në librin e tij argumenton kontributin e kesaj figure të shquar shqiptare të artit kishtar mesjetar. Niketë Dardani, i njohur ndryshe si Niketa i Ramesianës, lindur rreth vitit 340 në Ramesianë të Dardanisë.
Shën Niketi i Remesinanës | |
---|---|
Background information | |
Emri i lindjes | Niket Dardani |
Lindi | 340 |
Vdiq | 414 |
Personalitet poliedrik, teolog, vjershëtor, muzikant, mik i afërt i Aurel Ambrozin, N. Dardani emërohet në moshën 26 vjeçare Ipeshkëv i Ramesianës(Bela Palanka ne Serbine e soteshme). Vepra e tij sipas Ilir Secit më e njohur është himni "Te Deum Laudamus", i përhapur në Europë më 525, dhe mbi të cilin kanë shkruar muzikë kompozitorë të tillë si G.B.Lulu, G.F.Haendel, J.S.Bach, W.A.Mozart, F.Schubert, G.Verdi, G.Mahler, etj. Koha që e ndan këtë artist nga pasuesit e tij është një hendek shekullor që thellohet në terrin e "Dark Age", ku nga trashgimia jonë humbën shumë vlera të ndërtuara në mijëvjeçarë.
Ka gjasa se është ky ipeshkev qi pagezoi fisin trakas të Besseve, paraardhës te shqiptarëve, simbas hulumtimit të filologut e dijetarit gjerman Gottfried Schramm, i cili në 1994 botoi një liber me këtë temë: "Pagëzimi i Besseve si zanafillë e krishtërimit ndër shqiptare".
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Niketë Dardani, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.