Nexhip Allpan

Nexhip Allpan (turqisht: Necip Alpan; 1920 - 2003) albanolog, pedagog, veprimtar i arsimit, publicist dhe shkencëtar i shquar shqiptar në Turqi.

Biografia

Nexhip Allpan (mbiemri i tij rrjedh nga Alban), u lind në ZhulatGjirokastrës. Arsimin fillor e mori në vendlindje dhe në Gjirokastër. Në vitin 1930, bashkë me familje (nëna i kishte vdekur) shpërngulet në Turqi. Shkollimin fillor të nisur në vendlindje e përfundoi në Soke dhe të mesmen në Ajdën (1938), Normalen e Stambollit (1942), Institutin e Lartë Pedagogjik Gjuhësor në Ankara, ndërsa në vitin shkollor 1957/58 vazhdon studimet psiko-pedagogjike dhe filologjike në Universitetin e SorbonësParis.

Pas përfundimit të studimeve filloi punën si mësimdhënës në Soke, ku punoi në vitet 1945 - 1950. Pas kësaj u emërua profesor i psiko-pedagogjisë në Shkollën Normale të Kastamonuit (1952 - 1954), profesor në Institutin "Gazi" të Ankarasë, inspektor i arsimit në Izmir, këshilltar në Ministrinë e Arsimit. Ishte anëtar i shumë shoqatave profesionale, shkencore, kulturore, etj. Punoi edhe si shqipfolës në radio "Zëri i Turqisë".

Veprimtaria

Ka botuar një varg punimesh në organet pedagogjike e kulturore (Imbat, Ogretmen, etj.), ishte edhe editor i revistës zyrtare arsimore. Bashkëpunoi me shumë revista dhe gazeta shqipe në SHBA, në Tiranë e në Prishtinë si dhe në ato turke. Shkroi qindra studime dhe artikuj nga pedagogjia e psikologjia dhe botoi shumë vepra pedagogjike, shkollore, historike, gjuhësore, kryesisht në Turqi. Është autor i më shumë se 30 librave shkencore profesionale.

Veprat

  • "Teknika e inspektimit objektiv" (1957)
  • "Vetëkontrolli i mësuesve" (1957)
  • "Pesëdhetë Vjetori i 28 Nandorit Shqiptar" (1962)
  • "Epopeja e popullit shqiptar gjatë Luftës Nacionalçlirimtare (sipas shtypit turk)" (1974)
  • "Shqipëria e sotme në dritën e historisë" (1975)
  • "Lidhja e Prizrenit dhe shqiptarët" (1978)
  • "Festat folklorike" (1979)
  • "Si ka lindur alfabeti shqiptar?" (1979)
  • "Edukata popullore bazë e ndërtimit kombëtar" (1982)
  • "Pavarsëia e Shqipërisë dhe Ismail Qemal Vlora" (1982)
  • "Rregullat kryesore të gjuhës turke" (dorëshkrim)
  • "Besa shqiptare" (1987)
  • "Epopeja e Luftës I të Kosovës" (1989)
  • "Shqiptarët në Perandorinë Osmane" (bashkëautor me Nesip Kaçin, 1997)
  • "Fjalor Turqisht - Shqip" (dorëshkrim)

Fragment

"Shqipëri, o nëna ime, Ku pashë të parën dritë, Ku u rrita me thërrime, Të kam ndërmend natë e ditë. 
Ti ke qenë e je për mua Gjithë shpresa dhe gëzimi, Të kujtoj e fort të dua,  Siç kujton nënën jetimi." 

Lidhje të jashtme

Referime

Tags:

Nexhip Allpan BiografiaNexhip Allpan VeprimtariaNexhip Allpan FragmentNexhip Allpan Lidhje të jashtmeNexhip Allpan ReferimeNexhip AllpanGjuha turkeShqiptarët në TurqiTurqi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

XhemijetiShqipëria në vitet 1912-1939PlanetiLumi i ShalësMiguel de CervantesGreqia e lashtëRelieviShqipëria OsmanePlastikaFamiljaMetaforaEnergjia dielloreRespekt per te moshuarveGravitetiEkonomia e ShqipërisëMbiemriPenicilinaThethiShqipëria e PavarurAfërditaMustafa Qemal AtaturkuHistoria e ShqipërisëInternetiPeshkaqeniGjenerali i ushtrisë së vdekurTrombocitiTë drejtat e njeriutPiramida e KeopsitHomeriGjuhët indo-evropianeArmët e SkënderbeutNdotja e ajritHistoria e TiranësAparati riprodhues mashkullor te njeriuPrizreniIsmail QemaliPHPiramidat e EgjiptitLista e maleve të ShqipërisëGreta ThunbergAzotiLëkuraAventurat e Tom SojeritVitamina B12PylliDasma shqiptareHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiLuljaTrekëndëshi i BermudësEkosistemiAnemiaVenusiKlima e ShqipërisëNamazi i IqindisëHormonetShpella e GadimësDita e TokësNjohja ndërkombëtare e KosovësTermocentraliBallkaniEkonomiaGjermaniaHidroenergjiaVitaminaLiqeni i OhritLigjet e NjutonitHarta e BotësShpella e PëllumbasitMartin CamajHistoria e TokësShpellaLindja (biologji)Qarku elektrikLista e qyteteve në GjermaniMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutTurkmenistaniWilliam ShakespeareNdajfolja🡆 More