Neshat Tozaj

Neshat Tozaj (Kallarat, 1943 - USA, nëntor 2008) ka qenë shkrimtar, publicist dhe skenarist shqiptar.

Biografia

Mbaroi studimet për Juridik në Tiranë dhe gjatë periudhës së diktaturës punoi si ekspert i kriminologjisë pranë ministrisë se mbrojtjes, duke drejtuar për 17 vite me radhë laboratorin e kriminalistikës në Tiranë. Ka shkruar një seri librash shumë të suksesshëm dhe një pjesë te rëndësishme të tyre i ka kthyer në skenarë filmi që ende sotkujtohen jo vetëm nga brezi viteve '90 po edhe nga më të rinjtë. Filmi i tij "Dora e ngrohtë" në fund te viteve '80 u bë një dhe shembull për te rinjtë e asaj kohe sepse mesazhi real i filmit ishte pikërisht izolimi dhe ndikimi themelor që kishte opinioni i "të tjerëve" në mbarëvajtjen ose jo të jetës se individit. Pothuajse të gjithë filmat që kane pasur si skenarist Neshat Tozaj, ishin te bazuar në eksperiencën e tij personale në profesionin e tij si hetues. Ishte Neshat Tozaj i pari shkrimtar që sulmoi drejtpërdrejtë në 1987, korrupsionin e një sistemi të kalbur duke treguar terrorin e një gruaje te cilës, funksionarët e asaj kohe ja shkatërruan jetën dhe te ardhmen. Libri është përkthyer edhe në gjuhen frenge ku pati shumë sukses, natyrisht pas viteve '90 me rënien e komunizmit. Pak vite pas rënies në rrëgjimit punoi në Helsinki si përfaqësuaes i një organizatë shqiptare për te drejtat e njeriut e pasi vendosi te lërë postin që mbulonte në Helsinki, vendosi te hape shoqatën e "Albautor" duke dhënë kështu kontributin e pare e te duhur për mbrojtjen e të drejtave të autorit por mbështetja ishte e paktë dhe iu desh të luftonte kundër një sistemi edhe më të korruptuar sesa ai i vjetri e mbi të gjitha kaotik e të rrezikshme. Nuk u ndal në rrugën e tij dhe librat e tij konkurrojnë me se denjësisht edhe në merkaton ndërkombëtare. Aktivitetin e tij letrar e vazhdoi deri në momentin kur zbuloi se ishte i sëmurë shumë rëndë dhe në pak muaj shuhet pa pasur mundësi te përcjellë edhe më tej emocionet e tij lexuesit shqiptar. Pas vitit 1991 Tozaj, shkruante vazhdimisht opinionet e tij në gazetat me te njohura kombëtare pa bere dallim se cilën parti përfaqësonin, si tek Tema, zëri i Popullit etj. I konsideruar si disident edhe gjatë regjimit komunist, Neshat Tozaj nuk kursen asnjë në kritikat e tij dhe i duhet të përballojë sulme nga te ë gjitha drejtimet e shpeshherë edhe në nivelin fetar. Libri i tij "Shalom" që përshkruan familje te thjeshta shqiptare që gjate luftës se dyte botërore rrezikuan jetën për te fshehur e ndihmuar komunitetin hebraik në Shqipëri, beri që të konsiderohej një "islamofob" term i ri ky i përdorur edhe ndaj disa prej shkrimtareve te tjerë shqiptare (çuditërisht edhe me emra musliman, si Ismail, Neshat etj). Një ndër krijimtaritë e fundit të tij, libri "Turpi" përcjell mesazhe rrenqethëse dhe prek ndjeshëm lexuesin shqiptar dhe atë të huaj sepse për herë të pare, një shqiptar shqyen çdo maskë nacionaliste dhe klith në çdo shkronje te librit te tij "TURP" për hipokrizinë. Te dhunshëm reagimet e kundërshtareve dhe rivalëve të tij duke përdorur çdolloj mënyrë për te diskretituar librin në fjalë.

  • Vetmi (1990)
  • Vrasje në gjueti (1987)
  • Vendimi (1984)
  • Dora e ngrohtë (1983)
  • Gracka (1983)
  • Gëzhoja e vjetër (1980)
  • I treti (1979)
  • Nga mesi i errësirës (1978)
  • Fije që priten (1976)

Disa nga librat me te njohur te botuar nga ai.

  • Turpi (Elite, 1998)
  • Diktatura dhe demokracia në Shqipëri (Shtëpia Botuese "Bota Shqiptare", 1996)
  • Liria e Tjetrit
  • Pragu i tjetërsimit (Albin, 1994)
  • Perversët (Bota Shqiptare, 1994)
  • Pse flasj (Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, 1993)
  • Në gjurmë të të tretit (Shtëpia Botuese "Naim Frashëri", 1979)
  • Thikat (Shtëpia Botuese "Naim Frashëri", 1989)
  • Mes nesh (Shtëpia Botuese "Naim Frashëri", 1986)
  • Rrëmbimi i arkivit (Shtëpia Botuese "Naim Frashëri", 1977)
  • Takimi i fundit (Shtëpia Botuese "Naim Frashëri", 1976)
  • Në emër të popullit (Shtëpia Botuese "Naim Frashëri", 1984)
  • Dora e ngrohtë (Shtëpia Botuese "Naim Frashëri", 1983)

Tags:

19432008Kallarati

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Njohja ndërkombëtare e KosovësRMS TitanicMesxhidi AksaPlanetiEnergjia e erësMarsiAfërdita përsëri në fshatBeni ecën vetëMacjaVallet shqiptareNorvegjiaFieriUrani (planet)Namazi i IqindisëMentor PetrelaDafina Zeqiri (këngëtare)Lufta e Dytë BotëroreKalaja e ElbasanitAhmet KrasniqiQarku i ShkodrësTiranaSami FrashëriMitologjiaForcat e Armatosura TurkeNgjyraPerandoria OsmaneKisha e Shna Ndout, LaçBundesligaEnergjia e ripërtëritshme në ShqipëriRrafshi i DukagjinitMultiple sklerozaHixhameMenstruacionetAnarkiaZana e malitMeshariVera (stinë)Pika GMbreti Zogu IIsa BoletiniSionizmiLegjendaTeatriDashuriaGjallesat në zhdukjeBedri DedjaViktor HygoQemal StafaIzraelitët (populli i lashtë)LimfocitiElefanti afrikanDrini i BardhëQytetet e ShqipërisëGjenetikaPoeziaShpallja e Pavarësisë së KosovësPrilli i thyerLista e shteteve sipas popullsisëVideosexShkencat natyroreLista e lumenjve në ShqipëriKafshëtJezusiTë drejtat e njeriutKategoria SuperioreShqipëriaRiciklimiKromozomiLionel MessiMjedisi natyrorGjarpriLudwig van BeethovenGjuha grekeInteligjenca artificialeAleksandër Stavre DrenovaSikur t'isha djalëAri🡆 More