Nehat Islami: Gazetar kosovar

Nehat Islami u lind më 1943 ne Ferizaj, Kosovë.

Është gazetar i shquar shqiptar nga Kosova.

Nehat Islami: Gazetar kosovar
Nehat Islami-Drejtor i zyrës së Këshillit për Mediet e Shkruara të Kosovës
Nehat Islami: Gazetar kosovar
Ballina e librit të Nehat Islamit "Hotel Bejruti"-Botuar nga KOHA, 2013,~280f,;21 cm ISBN 978-9951-417-91-4

Gjimnazin e kreu ne Prishtine (1961), kurse Fakultetin Juridrik ne Universitetin e Zagrebit (1966). Punën e filloi më 1966 si bursist i gazetes "Rilindja". Nje vit me vonë kaloi në Redaksisë Televizive të Kosovës, ku punoi deri me 1974, kur gazeta "Rilindja" e emëroi korrespodent te përhershem të gazetës në Lindjen e Mesme me seli në Bejrut, ku edhe qëndroi deri në vitin 1979. Është njohës i shquar i rrjedhave politike/historike të asaj pjese të botës. Pas Bejrutit u kthye në gazeten "Rilindja" në postin e redaktorit të politikës së jashtme. Pas mbylljës së "Rilindjes" nga pushteti okupues i Milosheviqit, vazhdoi punën në gazetën "Bujku". Pas vitit 1999 ka qenë Drejtor i Institutit për monitorim të Luftës dhe Paqës (IWPR) për tre vjet, kurse prej vitit 2005 është drejtor i Zyrës së Këshillit të Mediave te Shkruara të Kosovës.

Gjatë karierës së tij të begatë realizoi intervista me personalitete të shquara si: humanistën Nënë Tereze, udhëheqësin historik palestinez Jaser Arafat, shkrimtarin Ismail Kadare, poetin Zhak Prever, shkrimtarin kroat Mirosllav Kërllezha, kryetarin e Irakut Talabani, mbretin jordanez Hussein, etj. Është autor i mbi 200 reportazheve dhe filmave dokumentarë televiziv dhe autor i mijëra reportazheve e shkrimeve tjera gazetareske nga Kosova dhe Bota. Në dhjetor 2013 Koha botoi librin e tij të parë "Hotel Bejruti" një përmbledhje e raportimeve, analizave dhe shkrimeve nga Bejruti gjatë kohës kur ishte korrespondent i Rilindjës në Lindjën e Mesme. Libri I tij I dytë “Një adresë në Bukuresht” u botua në vitin 2016 dhe është një përmbledhje impressive e artikujve dhe intervistave të zgjedhura brenda periudhës 40 vjeçare.

Burime

Tags:

FerizajKosovaShqiptar

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Targat e automjeteve të KosovësIshemiaBarack ObamaShqipëria OsmaneLetërsia romantike shqiptareDua LipaTigriShqipëria gjatë Luftës së Parë BotëroreEzaniPashallëku i ShkodrësPlanetiDita Botërore e ujitTruriMitiXha GorioAcidet dhe BazatAngliaTanzimatiPoezia lirikeNatyraKriprat mineraleMusaiEposi i kreshnikëveYndyraAli Pashë TepelenaMartin Luther KingBektashiKategoria Superiore 2013–14DisleksiaKompjuteriMetaletEnver HoxhaSyriRomeo Veshaj26 MarsPërcjellësit elektrikËndrraShtetet anëtare të Bashkimit EvropianMejozaKulla EiffelEshtrat e njeriutPyjet tropikaleMigrenaMasturbimiGjeorgjiaVallet shqiptareProzaSpermaPjesët e ligjëratësDializaGjallesat në zhdukjeEgjipti i lashtëProteinaFazat e Rilindjes ShqiptareTeatriFoljaPrinc VidiReaksioni i zëvendësimitRilindjaLuaniNdre MjedaKërpudhatSistemi i frymëmarrjesBeteja e BedritProbabilitetiSistemi nervorRepublika Popullore e ShqipërisëVendbanimiVlerat kulturorePneumoniaKanceri i gjiritArbëria në MesjetëFruthiShpella e piratëve (roman)Prodhimi i Brendshëm BrutoMariana Kondi🡆 More