Stampa është një faqe që lehtëson ndërthurjen e elementeve që përdoren shpesh në faqe të tjera.
Përmbajtja e një stampe mund të vendoset duke shtuar në faqen e dëshiruar {{emrin e stampës}}.
Stampat e krijuara në formën e kutizave të lundrimit (angl. navigation boxes) përdoren për futjen automatike të një informacioni që përsëritet shpesh në një faqe tjetër, por dhe për qëllime të tjera. Duhet theksuar se stampat mund të përdoren vetëm brenda përbrenda projektit ku ato janë krijuar. Kjo do të thotë se nuk mund të përdoret një stampë e krijuar në Wikipedia në anglisht në një projekt tjetër, për shembull në Wikipedia në shqip.
Tërheqja e përmbajtjes së stampave nga shërbyesi i softuerit MediaWiki (Wiki) dhe ndërthurja e tyre në tekstet e artikujve.
Pra, sa më shumë përfshirje kodi jashtë artikullit të ketë në një faqe, aq më i ngadaltë është teorikisht përpunimi i faqes. Rrjedhimisht shfletuesit të lexuesit i nevojitet më shumë kohë për përpilimin e paraqitjes së përmbajtjes, pasi duhet të rikrijojë më tepër lëndë të jashtme.
Krijimi i një stampe është i njëjtë me krijimin e një faqeje të re. I vetmi ndryshim është që emri i stampës duhet të fillojë me Stampa: (angl. Template:), (gjerm. Vorlage:)
Vetëm pasi të jetë krijuar stampa mund të shtohet {{emri i stampës}}
te faqet e dëshiruara. Sa herë që një faqe do të përdorë një stampë, ajo do të paraqesë informacionin apo tekstin që përmban stampa. Kur stampa aktualizohet (ang.: update) të gjitha faqet që përfshijnë etiketën e asaj stampe do të paraqesin automatikisht informacionet e versionit të ri të stampës.
Nëse dëshirohet që përmbajtja e stampës të zëvendësohet brenda faqes mund të përdoret {{subst:emri i stampës}}
në vend të etiketës së stampës.
Nëse stampa që dëshirohet të modifikohet duket si {{foo}}, atëherë duhet modifikuar faqja Stampa:Foo.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Ndihmë:Stampa, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.