Naurua

Naurua , zyrtarisht Republika e Naurusë, është një vend ishullor në Oqeanin Paqësor Mikronezian.

Fqinji më i afërt është Ishulli Banaba në Kiribati, 300 km në lindje. Nauru është vendi më i vogël ishullor në Botë, duke mbuluar vetëm 21 km², Republika e pavarur më e vogël, dhe vendi i vetëm republikan në Botë pa një kryeqytet zyrtar . Është anëtari më së paku i populluar i Kombeve të Bashkuara.

Republik Naoero
Republic of Nauru
Naurua Emblema - Naurua
Flamuri Stema
Moto Kombëtare: God's Will First / (Ang.:)
Vendndodhja - Naurua
Vendndodhja - Naurua

Në fillim i populluar nga popujt Mikronezian and Polinezian, Nauru u aneksua dhe u emërua 'koloni' nga Gjermania në shekullin e 19-të, dhe u bë territor i administruar nga Australia, Zelanda e Re, dhe Britania e Madhe pas Luftës së parë Botërore. Ishulli u okupua Japonia gjatë Luftës së dytë Botërore. Naurua fitoi pavarësinë më 1968.

Naurua është Ishull nga guri fosfat, dhe që prej vitit 1907 aktivite kryesor ekonomik ka pasur eksportimin e fosfatit. Qeveria e Naurusë u kthye tek masat e jashtëzakonshme për të përfituar të ardhura. Në vitet e 90-ta, Naurua u bë parajsë taksash. Qysh nga viti 2001, ka pranuar ndihmë nga Qeveria Australiane; si shkëmbim për këtë ndihmë, Naurua strehoi, deri në 2008, një qendër ndalimi që ndaloi dhe procesoi kërkuesit e azilit që donin të futeshin në Australi.

Politika


Naurua është republikë me sistem parlamentar të qeverisjes. Presidenti është njëkohësisht kreu i shtetit dhe kryeministëri. Një parlament i përbërë prej 18 anëtarësh zgjidhet çdo tre vit. Parlamenti zgjedh presidentin nga anëtarët e tij, i cili përzgjedh një kabinet prej pesë deri në gjashtë anëtarë. Naurua nuk ka strukturë formale për parti politike; kandidatët qëndrojnë si të pavarur. 15 nga 18 anëtarë të parlamentit janë të pavarur, të gjitha aleancat brenda qeverisë shpesh formohen në baza të lidhjeve familjare. Tri parti politike që kanë qenë aktive në politikën e Naurusë janë Partia Demokratike, Nauru në Fillim dhe Partia Qendrore.

Naurua 
Parlamenti Naurian

Qysh nga 1992, qeveria lokale ka qenë përgjegjësi e Këshillit Ishullor Nauruan (KIN). KIN ka fuqi të limituara si këshilltar i qeverisë nacionale në qështje lokale. Roli i KIN është të koncentron përpjekjet në aktivitete lokale me rëndësi për Naurianët. Një anëtarë i Këshillit Ishullor të Naurusë nuk mundet që në të njëjtën kohë të jetë edhe anëtarë i parlamentit. Të gjithë Nauruanët kanë të drejta të caktuara në të gjithë tokën e ishullit, e cila është pronë e individëve dhe grupeve familjare; qeveria dhe koorporatat nuk zotërojnë tokë dhe duhet të hyjnë në marrëveshjë me pronarët e tokave. Jo-Naurianët nuk mund të zotërojnë toka.

Naurua ka një sistem kompleks legal juridik. Gjykata Supreme, e kryesuar nga Shefi i Drejtësisëe, is kryesore në qështje kushtetuese. Rastet e tjera mund të apelohen tek Gjyqi Apelor. Parlamenti nuk mund të rrëzoj vendimet e gjykatës. Gjykata më të ulëta përfshijnë gjykatën e qarkut dhe gjykatën familjare, që të dyja kryesohen nga një gjykatës specialist, i cili gjithashtu kryeson Gjykatën Supreme.

Naurua nuk ka forca të armatosura; sipas një marrveshjeje informale, mbrojtja është përgjegjësi e Australiasë. Ekziston edhe njëforcë policore e vogël në kontroll civil.

Njësit administrative

Naurua 
Harta e Naurusë
    Artikulli kryesor : Njësit administrative

Naurua ndahet në katrëmbëdhjetë njësi administrative. Këto njësi janë :

  • Aiwo
  • Anabar
  • Anetan
  • Anibare
  • Baiti
  • Boe
  • Buada
  • Denigomodu
  • Ewa
  • Ijuw
  • Meneng
  • Nibok
  • Uaboe
  • Yaren

Gjeografia

Naurua 
Pamje Satelitore e Ishullit

Naurua është një ishull i vogël, në formë ovale në pjesën perëndimore të Oqeanit paqësor, 42 km (26 mi.) në jug të Ekuatorit.Ishulli është i rrethuar nga shkëmbinjë koralorë nënujorë, i ekspozuar në baticë të ulët . Shkëmbinjët koralorë nga ana e detit janë të kufizuara me ujë të thellë, dhe nga brenda me plazh me rërë. Prezenca e këtyre shkëmbinjve e ka bërë të pamundur krijimin e një porti detar, ndonëse gjashtëmbëdhjetë kanale artificiale janë krijuar në këta shkëmbinjë për të lejuar hyrjen e barkave në ishull. Një rrip bregdetar pjellor 150–300m i gjërë shtrihet në nga plazha në drejtim të tokës. Shkëmbinjë koralorë rrethojnë plateun qendror, i cili njihet në ishull si "Topside" . Pika më e lartë e plateut është 65m mbi nivelin e detit. Zonat e vetme pjellore janë rripat e ngushtë bregdetar, ku lulëzojnë palmat e kokosit. Toka e cila rrethon Buada Lagoonnën përkrah bananet dhe ananasët; perimet gjithashtu kultivohen. Popullsia e ishullit është e përqendruar në këtë rrip bregdetar.

Naurua është një nga tre ishujt fosfate në Oqeanin Paqësorë (dy të tjerat janë Banaba (Ishull Oqeanik) në Kiribati dhe Makatea në Polinezinë franceze); sidoqoftë, rezervat e fosfatit pothuajse janë mbaruar. Minimi i fosfaiti në plateun qendror ka lënë një tokë jo-pjellore me maja guri gëlqeror të dhëmbëzuara deri në 15m lartësi. Një shekull minimi ka zhveshur dhe shkretuar katër të pestat(4/5) e sipërfaqes. Minimi gjithashtu ka pasur impakt nëZonën Ekskluzive Ekonomike që e rrethon

Në Nauru ka ujë të freskët natural të kufizuar. Rezervuarët mbledhin ujin e shiut. Klima e naurusë është e ngrohtë dhe tepër e lagësht gjatë tërë vitit, për shkak të Ekuatorit dhe Oqeanit . Ishulli është i influencuar nga shirat monsunike mes nëntorit dhe shkurtit. Shiu vjetor është shumë i ndryshueshëm, me disa thatësira të shënuara. Temperaturat mbërrijnë nga 26 dhe 35 °C (79 dhe 95 °F) gjatë ditës dhe mes 25 dhe 28 °C (77 dhe 82 °F) gjatë natës. Si një vand Ishullor Nauru është i prekshëm nga Ndryshimet Klimatike dhe niveli i ndryshueshëm i detit, por se në çfarë shkalle është vështirë për ta parashikuar;të paktën 80% e sipërfaqes së naurusë është mjaft e ngritur, por kjo zonë do të jetë e pabanuar derisa të implementohen porgramet për rehabilitimin e minimit.

Demografia


Ishulli kishte një popullatë prej 9256 në fund të vitit 2006, dhe 96% flisnin Nauruanisht në shtëpi. Pupollsia ishte më e madhe por në 2006 diku rreth 1500 persona u larguan nga ishulli gjatë një riatdhesimi të punëtorëve imigrantë nga Kiribati dhe Tuvalu. Riatdhesimi ishte i motivuar nga një numë i madh i reduktimeve në industrinë e fosfatit. Gjuha zyrtare është Nauranisht, një gjuhë e dalluar pacifike ishullore. Anglishtja flitet gjerësisht dhe është gjuha e qeverisë dhe tregtisë.

Feja kryesore është Krishterizmi (dy të tretat Protestant, një e treta Katolik). Gjithashtu është edhe një numër Bahá'í (10 përqind e popullsisë) si dhe Budizmi (3%). Kushtetuta garanton liri besimi; sidoqoftë, qeveria e ndalon këtë liri në disa rrethana.

Rritja e standartit të jetesës pas pavarsimit pati efekte negative në popullatë. Nauruanët janë ndër popujt më të dhjamuar në botë, me 90% të të rriturve në mbipeshë. Naurua ka nivelin më të lartë në botë me llojin 2 të diabetit, me mbi 40% të pupullatës të prekur. Probleme tjera domethënëse të lidhura me dietën në Naurua përfshijnë, ndër të tjera, edhe sëmundje në Zemër. Mesatarja e jetesës është 58.0 vjet për meshkuj dhe 65.0 vjet për femra.

Literatura në vend është 97%, edukimi është i obligueshëm për fëmijët nga 5 deri në 15 vjeç, si dhe mësohen edhe dy vite të pa-obligueshme (Vitet 11 dhe 12). Një kamp i Universitetit të Paqësorit Jugor gjendet në ishull

Burime të dhënash

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Naurua  Commons: Naurua – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
Naurua  Commons: Naurua – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Tags:

Naurua PolitikaNaurua Njësit administrativeNaurua GjeografiaNaurua DemografiaNaurua Burime të dhënashNaurua Shih edheNaurua Lidhje të jashtmeNauruaKilometër katrorKiribatiKombet e BashkuaraKryeqytetOqeani Paqësor

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Isa BoletiniDasma shqiptareDemokraciaGravitetiShqipëria në vitet 1912-1939Gjyste VulajMorfinaSistemi i organeve të frymëmarrjesSistemi i qarkullimit të gjakutHendbollDitar (Anne Frank)Lista e liqeneve në KosovëPrishtinaEvropaAmerika JugoreGjethjaDinozauriShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreIsak NjutoniIsmail QemaliMitrush KuteliAngliaLimfocitiInsulinaDeti MesdheMuhammediRrotullimi i TokësGjermaniaAlgoritmiGjuhët indo-evropianeEmrush XhemajliAutizmiFutbolliMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutProdhimi i Brendshëm BrutoHistoria e artevePlazma e gjakutEgla CenoKush e solli Doruntinën (roman)DramaStema e ShqipërisëAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianLigji i PaskalitFrancaDardanëtPsikozaNamazi i AkshamitQeniLista e llojeve të sportitEnergjia potencialeHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)INTELEGJENCA ARTIFICIALELista e aktorëve të teatrit shqiptarTenisiUjiFusha magnetikeMuzeu Kombëtar i KosovësEzaniKundrinori-kryefjala-kallëzuesiRomaMacjaSëmundja e ParkinsonitZhurmat në veshArteriaDua LipaParahistoriaYlliLista e personaliteteve ilireBeteja e KosovësSistemi operativVeshje popullore të KosovësPërcaktoriAnton PashkuDrini i BardhëItaliaPanairi i botësPjesëza🡆 More