Wiki Shqip 2023:
SQWiki Tiếng ViệtWiki English

Narcisi

Shqip editions of Wiki, an online encyclopedia

Narcisi biri i Kefisit, zotit të lumit dhe i nimfës Laurionë.

Michelangelo Caravaggio 065.jpg

Ishte i bukur dhe djalosh tejet frikacak, i cili mbi të gjitha i donte bredhjet e vetmuara nëpër pyje. Për shkak se i evitonte shokët dhe shoqet, nimfat e konsideronin sedërmadh dhe mendjemadh. Përqeshja e tyre edhe më tepër ia shton bindjen se njeriu i vetmuar e ka më së miri prandaj me sjellje të vet, më në fund, e nxit armiqësinë e tyre të hapët. Vendosën që t'i hakmerren. Rast i volitshëm i ofrua kur Narcisi e urren dashurinë e nimfës Eko, e cila për shkak të kësaj vdiq nga pikëllimi. Prej saj, prandaj, mbeti vetëm zëri. Kërkuan prej hyjneshës Afrodita që ta dënojë Narcisin, për arsye se, kinëse është duke i përbuzur dhuntitë e saj. Afrodita këtë e kurdisi në atë mënyrë që Narcisi të dashurohet në vetveten, saktësisht në pamjen e vet të cilën e pa në sipërfaqen e qetë të liqenit të vogël në pyll. Sipas një versioni, aq gjatë u përkul mbi liqen, duke u mahnitur me veten, deri sa u rrëzua aty dhe u mbyt. Sipas versionit tjetër ka vdekur nga kjo dashuri e kotë dhe boshe.Kur nimfat morën vesh për vdekjen e Narcisit u erdhi keq, u nisën për ta kërkuar me qëllim që ta varrosin në mënyrë të denjë. Mirëpo, trupin e Narcisit kurrë nuk e kanë gjetur. Ishte shndërruar në lule me erë me gjashtë petale dhe ngjyre të verdhë - të bardhë, kështu të paktën pohon Ovidi në Metamorfozat.Lulja në të cilën u shndërrua Narcisi sot e kësaj dite mban emrin e tij. Në Spartën antike ornamenti i dashur ka qenë i komponuar prej luleve të narcisit, ndërsa në regjionet e tjera greke ka qenë lule e vdekjes. Ndërkaq, emri i tij jeton edhe si simbol tjetër: ka kaluar, madje, edhe në terminologjinë shkencore si shenjë e egoizmit patologjik (egoizmit të sëmurë), të dashurohet në vete shkurt „narcizëm".Nga antika janë ruajtur disa piktura me figurën e Narcisit (por jo në vaza), si edhe disa skulptura. Më të njohura janë piktura murale nga shtëpia e M. L. Frontonit në Pompejë dhe kopja e shtatores së tij helenistike që gjendet në Muzeun Popullor në Napoli. Në kohën e re figura e Narcisit e ka preokupuar njërin prej nxënësve të Giovani Antonio Boltrafiut. Pejzazhi me Narcizin i tij nga shek. XVI gjendet në Galerinë Kombëtare në Londër. Narcisi pranë burimit i Tintoretos nga mesi i shek. XVI gjendet në Galerinë Colona (Kolona) në Romë. Pikturat e Pusinit nga gjysma e parë e shek. XVII, Narcisi dhe Eko dhe Shndërrimi i Narcisit në lule gjendet në Luvër të Parisit dhe në Galerinë' Kombëtare në Londër. Këtyre pikturave të vlefshme në kohë më të re u është bashkangjitur Salvador Dali me Shndërrimin e Narcisit të vet (1936, sot gjendet në Tate Galeri në Londër).Prej komponimeve muzikore të tregimit të Narcisit më e njohura është Opera e fundit Eko dhe Narcisi e Christoph Wilibald Gluckut (Kristof Vilibald Gluk) e vitit 1779

#Wikipedia® is a registered trademark of the Wikimedia Foundation, Inc. Wiki (Study in China) is an independent company and has no affiliation with Wikimedia Foundation.
This article uses material from the Wikipedia article Narcisi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply. (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 3.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.