Nana Mbretneshë Sadije: Nana mbretneshë

Nana Mbretneshë Sadije ose Nana Mbretneshë e Shqiptarëve e lindur Sadije hanëm Toptani (Tirana, 28 gusht 1876 - Durrës, 25 nëntor 1934) ka qenë Nëna Mbretëreshë e shqiptarëve nga shtatori 1928 deri me vdekjen e saj më 1934.

Ishte e ëma e Mbretit Zog I.

Nana Mbretneshë e Shqiptarëve Sadije
Nana Mbretneshë Sadije: Nana mbretneshë
U lind në28 gusht 1876
Vdiq24 nëntor 1934
KombësiaShqiptar

Biografia

Lindi në Tiranë më 28 gusht 1876, e bija e Emin bej Toptanit, pjesëtare e degëzimit të Toptanëve të Pishës të familjes feudale me ndikim në Shqipërinë e Mesme.

Më 1891 u martua me Xhemal pashë Zogollin dhe nga kjo martesë i lindën 7 fëmijë. Mbreti i mëvonshëm i shqiptarëve, Ahmet Zogolli, ishte fëmija i dytë dhe lindi më 8 tetor të vitit 1895. Pas vdekjes së të shoqit, ajo u bë zonjë konaku, administratore e pronave si dhe edukatore e fëmijëve. Mirëpriti dhe ndihmoi nevojtarët gjatë Luftës së Parë Ballkanike.

Nën kujdesin e saj u themelua më 1928 shoqëria "Gruaja shqiptare" ku kryetare ishte e bija, Princeshë Sanija. Nana Mbretneshë ndihmoi çdo nismë e veprimtari të kësaj shoqërie, moralisht e financiarisht, duke u bërë nismëtare për përparimin e gruas shqiptare jo vetëm në realitetin e kohës.

Gjatë mandatit të birit të saj si president dhe gjatë kohës që ishte mbret, ajo pati një ndikim të madh mbi të.

Ndërroi jetë në Durrës më 24 nëntor të vitit 1934. Ceremonia e varrimit u zhvillua më 26 nëntor 1934 në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. U varros në vendin e quajtur Kodra e Gështenjës, në krah të djathtë të rrugës aktuale automobilistike Tiranë – Elbasan, (në jug të Pallatit Mbretëror).

Mauzoleumi

Me porosi të Mbretit Zog, arkitekti Qemal Butka, i frymëzuar nga motivet e arkitekturës islame, por me një konceptim modern, ndërtoi një varr-mauzoleum skulpturor, dyert e të cilit u hapën më 30 dhjetor 1935.

Më 17 nëntor 1944 mauzoleumi u prish nga komunistët.

Referime

Tags:

187628 GushtDurrësiMbreti Zogu ITirana

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ndryshimet klimatikePetro MarkoHamletiRrethiPerandoria OsmaneFibra optikeRomaLaguna e KaravastasëKrujaDua LipaKongresi i ManastiritHistoriaGëzim KameKiara TitoAhmet KrasniqiFotosintezaHumanizmiMaqedonia e VeriutSteve JobsDrini i BardhëMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutFluturaTulipaniPoeziaPlazma e gjakutTigriOutlook.comFaqja kryesoreButrintiHistoriku i gjuhes letrare shqipeNjohja ndërkombëtare e KosovësFusha magnetikePoseidoniThyesaKulturaEkonomia e ShqipërisëMësonjëtorja e KorçësNumriQarku elektrikZonat e mbrojtura të ShqipërisëAcidet dhe BazatHonore de BalzakUmrejaFruthiPlakatMasakra e Krushës së MadheAktiviteti fizikNapoleon BonapartiBurimet natyroreHidroenergjiaSinonimiZinkuLista e kryeqyteteveMitologjia grekeDesktopiKuvendi i ShqipërisëHistoria e TiranësElektricitetiLigji i ruajtjes së energjisëKëshilli i EvropësShpendëtShqipëria OsmaneHistoria e arteveFituesit e Kampionatit Botëror në FutbollKëshilli EvropianRrahman RamaLojërat Olimpike VeroreArteriaFoshnjaNdotja e ujitHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiWolfgang Amadeus MozartNdre MjedaShtetet anëtare të Bashkimit EvropianAlgjebraAngliaPelikani kaçurrel🡆 More