Në Mesditë Byroja Politike U Mblodh

Pashallarët e kuq njohur në origjinal si Në mesditë Byroja Politike u mblodh është poemë e shkrimtarit Ismail Kadare e shkruar më 1974.

U dërgua në shtyp në tetor 1975, por botimi u pezullua në mesnatë dhe të gjitha dorëshkrimet e poemës u sekuestruan. Autori propozoi gjatë autokritikës së vet që të lejohej të shkonte me "leje krijimi" në fshat, kohë gjatë së cilës qëndroi deputet i legjislaturës.

Dorëshkrimi origjinal u konfiskua dhe është zhdukur përgjithnjë ndërsa teksti i daktiloshkruar i poemës u zbulua në vitin 2002 dhe u botua për herë të parë. Në vitin 2011 u publikuan procesverbalet e mbledhjeve ku u dënua vepra.

Përmbajtja

Poema i referohej një mbledhjeje të Byrosë Politike të datës 27 qershor 1975, nga e cila doli një "Vendim i Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH-së mbi disa masa për luftën kundër burokratizmit veçanërisht për thjeshtimin e organikave".

Analiza

Poema i përket traditës së "letërsisë politike të Europës Qendrore", gjegjësisht kundër burokratizmit siç kuptohej në vitet kur u shkruajt. Qe tundim i radikalizmit të majtë të autorit; si dhe i mëtimit të milituar në politikën e regjimit totalitar, madje edhe si tregues besnikërie ndaj Enver Hoxhës në "përleshjen e tij me burokracinë". Krahas ekzaltimit të figurës së Enverit, ashtu sikurse te Dimri i madh, bënte thirrje për ashpërsim të luftës së klasave sipas modeleve të revolucionit kulturor kinez. Ai akuzon rrethin e Enver Hoxhës se mbanin përgjegjësi për problemet në vend. Ky produkt letrar i absolutizmit iluminist, synonte të përmirësonte politikën duke i bërë thirrje sovranit të spastronte qeverinë nga shërbëtorët e tij të korruptuar. Poema është sulm kundër Partisë, Byrosë Politike dhe nomeklaturës. Hoxha shfaqet si "sundues i mirë" i cili mbron interesat e popullit nga zyrtarët e korruptuar. Mirëpo thelbi i kësaj tradite të shkrimit ishte se kuptohej se vetë sistemi ishte i korruptuar dhe me plot të meta, sado që sunduesi është "i mirë". Byrokratët komunistë në poemë paraqiten me duar të përgjakura.

Paraqitjen e saj si provë disidence e kanë quajtur pjesë të kulturës së simulim-manipulimit, sepse duke pasë qenë e botuar në Francë dhe e prezantuar provë disidence për të simuluar atë që çmohet më së shumti në kushte totalitare (disidencën) duke u konformuar ndaj pëlqyeshmërisë së huaj, manipulohet si rrjedhim opinioni shqiptar me këtë hyrje në rol.

Ndalimi

Autori e shkroi këtë poemë në janar 1974 dhe e çoi për botim në gazetën "Drita" në tetor 1975. Poema ishte paraparë të zinte vendin kryesor në faqosje të gazetës, mirëpo në mesnatë teksa shtypej, e lexoi kryeredaktori i gazetës dhe pezulloi botimin. Agolli e informoi Pirro Kondin, anëtar i Komitetit Qendror për këtë poemë duke shtuar se Kadareja aty tregon se "Partia nuk është më në gjendje të qeverisë". Poema u hoq nga shtypi dhe autorit iu sekuestrua origjinali.

Autori u thirr për të bërë autokritikë në aparatin e Komitetit Qendror, në një mbledhje të drejtuar nga vetë Ramiz Alia, ku qenë të pranishëm funksionarë të KQ të PPSH, të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Ministrisë së Arsimit. Procesverbalet e mbledhjeve u bënë publike më 2011.

Në analiza të tjera të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të KQ të PPSH, prirjet e Kadaresë "për të dalë autoritet mbi Partinë" u krahasuan me prirjet e puçistëve në ushtri dhe të komplotistëve në ekonomi.

Kadare u detyrua të paraqiste autokritikë edhe përpara organizatës bazë të partisë në Lidhjen e Shkrimtarëve. Ai pranoi se kishte shkruar një vepër "armiqësore, kundërrevolucionare, kundër vijës së Partisë, Diktaturës së Proletariatit dhe popullit". Poema u ndalua. Dorëshkrimi i poemës kaloi në fare pak duar, madje as funksionarëve të lartë të PPSH dhe Lidhjes së shkrimtarëve nuk u është dhënë, dhe nuk e njihnin, duke e gjykuar të rrezikshme dhe infektuese ideologjikisht. Dorëshkrimi origjinal që iu konfiskua autorit është zhdukur përgjithnjë dhe mbijeton vetëm teksti i daktiloshkruar që u dorëzua në gazetën Drita.

Si ndëshkim dënimi qe i lehtë: iu ndalua e drejta e botimit, me propozimin e tij për t'u vetëdënuar shkoi "me leje krijimi" në Fier, Seman dhe Libofshë ku të mësonte të "kontribonte në mënyrë produktive në të mirën e kombit". Biseda për poemën ose vetë përmendja e saj ishte e ndaluar gjatë kohës së komunizmit, madje edhe për vetë Kadarenë.

Pas komunizmit

Pas rënies së sistemit, kritikët e Kadaresë kanë hedhur dyshime mbi ekzistencën e poemës, duke e akuzuar atë se e kishte shpikur pas 1990-tës për ta paraqitur veten si disident. Helena Kadare, bashkëshortja e autorit në lidhje me këtë shkruan:

Detraktorët e tij, sa herë që binte fjala për këtë vjershë, e quanin atë si një fantazi të shkrimtarit. Disa arritën deri atje, sa ta quajnë lavdërim për diktaturën, madje u tha se shkaku i zemërimit kundër Is., ishte se regjimit nuk i pëlqenin lavdërimet e tepruara, ndaj deshi ta dënonte shkrimtarin për këtë!

— Helena Kadare, Kohë e pamjaftueshme: kujtime (Onufri 2011, fq.339)

Madje edhe historiani Noel Malcolm e quajti poemën në shtypin amerikan "fantazi të I.K.". Përveç kësaj, për poemën ishte spekuluar edhe se nuk ishin byrokratët ata që Kadare i kishte paraqitur me duar të përgjakura, por ishin "komplotistët".

Mirëpo në vitin 2002 poema u zbulua në arkivin e shtetit dhe u botua me miratimin e autorit. Pas botimit të poemës, ajo filloi të sulmohej se ishte "vepër tipike e realizmit socialist". Në shtyp u shtrua pyetja se nëse poema ishte "vepër tipike e realizmit socialist" atëherë përse kishte ngjallur zemërim aq të madh te shteti kundër autorit.

Me publikimin e disa dokumenteve nga arkivat e shtetit në vitin 2011 doli në dritë edhe qasja zyrtare e shtetit ndaj poemës. Në vitin 2018 u publikuan edhe shënimet e ditarit të Hoxhës ku analizonte poemën.

Trashëgimia

Pas dërgimit të Kadaresë në Myzeqe, i vdiq babai. Sipas tij, i ati e dinte të internuar ose më keq, dhe kishte vdekur me atë mendim në kokë.

Për të kapërcyer ndalesën e botimit të romaneve të reja, e cila qe pjesë e ndëshkimit, i maskoi ato si novela duke i ngjeshur në një përmbledhje novelash. Kësodore u botuan vëllimet me novela: Ura me tri harqe më 1978, Gjakftohtësia më 1980 dhe Koha e shkrimeve më 1986.

Referime

Bibliografia

  • Sinani, Shaban (2011). Letërsia në totalitarizëm dhe "Dossier K". Naim Frashëri.
  • Morgan, Peter (2011). Kadare: Shkrimtari dhe diktatura 1957-1990 (bot. 1). Tiranë: Shtëpia Botuese "55". ISBN 978-9928-106-12-4.
  • Kadare, Helena (2011). Kohë e pamjaftueshme. Tirana: Onufri. ISBN 978-99956-87-51-9.

Tags:

Në Mesditë Byroja Politike U Mblodh PërmbajtjaNë Mesditë Byroja Politike U Mblodh AnalizaNë Mesditë Byroja Politike U Mblodh NdalimiNë Mesditë Byroja Politike U Mblodh Pas komunizmitNë Mesditë Byroja Politike U Mblodh TrashëgimiaNë Mesditë Byroja Politike U Mblodh ReferimeNë Mesditë Byroja Politike U Mblodh BibliografiaNë Mesditë Byroja Politike U Mblodh19741975Ismail Kadare

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

YlliZhurmat në veshEkuatoriEkologjiaPsikozaKësulëkuqjaMjedisi natyrorDermatiti atopikQarku elektrikRrethi i DibrësFamiljaAtletikaGjithësiaKaliPlazma e gjakutLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaZvicraIslamiEritrocitiLufta e TrojësIbrahim KodraReal Madrid C.F.FizikaSkeleti i njeriut28 Nëntori - Dita e FlamuritAdoleshencaMaqedonia e VeriutGravitetiPirro i EpiritFosiletLugina e ValbonësDita Botërore e LibritLufta e vitit 2001 në MaqedoniGjakuFan NoliPeshaVjosaShpellaMutacioniEnergjia potencialeBunkerët në ShqipëriThethiHepatitiTulipaniSyriKolesteroliAriu polarAutobiografiaLegjenda e gurit të “Bletës”PikësimiLumi i DrinitMatjaKongresi i ManastiritVeshkaArtriti ReumatologjikLetraKlima e ShqipërisëArben TaravariIsa BoletiniBeteja e KosharesPëremriFejaFaqja kryesoreHënaElefanti afrikanLista e maleve të ShqipërisëKalaja e KaninësKaratiGjarpriAnoreksiaKubi (gjeometri)Dendësia e popullsisëHistoriku i gjuhes letrare shqipeRuandaAmerika QendroreEpilepsia🡆 More