Myezini ose muezini (turqisht: müezzin nga arabishtja: مؤذن, muʾaḏḏin) është personi i caktuar për të thirrur ezanin për çdo namaz.
Posti i myezinit është me shumë rëndësi, sepse bashkësia mvaret prej thirrjes së tij për rendin e faljes siç duhet.
Myezini përzgjidhet pas karakterit të tij të mirë, zërit dhe aftësisë për të shërbyer në xhami. Megjithatë, myezini nuk është ylema. Gjatë thirrjes së ezanit, myezini drejtohet kah Kible, në drejtim të Qabes në Mekë.
Thirrja e myezinit në falje çmohet si një formë arti, i cili pasqyrohet në këndimin melodioz të ezanit. Në Turqi mbahet për çdo vit një ndodhi për të gjetur myezinin më të mirë në vend.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Myezini, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.