Muharrem Bajraktari

Muharrem Bajraktari (Ujmisht, 15 maj 1894 — Bruksel, 21 janar 1989) ka qenë ushtarak shqiptar dhe pjesëmarrës në Rezistencën shqiptare në Luftën e Dytë Botërore, pas hyrjes së regjimit komunist ishte anëtar i Komitetit Shqipëria e Lirë.

Muharrem Bajraktari
Muharrem Bajraktari
U lind në15 maj 1894
Vdiq21 janar 1989
Bruksel, Belgjikë
KombësiaShqiptar
ProfesioniUshtarak

Biografia

U lind në një familje bajraktarësh në Domaj/Ujmisht, fshat i bajrakut TeDrine të kazasë së Lumës, i biri i Nezir dhe Kadime Bajraktarit. Në vitin 1902 regjistrohet në mejtepin e Kolesjanit, ku kreu mësimet fillore dhe më tej në Prizren.

Gjatë Luftës së Parë Botërore u mobilizua përkrah ushtrisë austro-hungareze, iu mundësua një bursë në Akademinë Ushtarake të Vjenës. Përfundoi akademinë më 1918, prej ku doli i graduar nëntoger i këmbësorisë.

Më 1921, Bajraktari i graduar toger u emërua zv/komandant e më vonë Komandant të Xhandarmërisë të Prefekturës së Kosovës, detyrë që e pati deri më 1924. U përball me forcat e Bajram Currit kur ai sulmoi Krumën në kryengritjen e marsit 1922.

Muharrem Bajraktari 
Fiqri Dine, Prenk Pervizi, Bajraktari dhe Hysni Dema, Komandantë të 4 zonave ushtarake.

Sërish në majin e 1924 u përball me revoltën e shkaktuar nga Bajram Curri që ishte ndër krahët e Lëvizjes së qershorit nga veriu i vendit. Bajraktari u tërhoq dhe shkoi me ZogunMbretërinë Jugosllave, të cilit iu bashkua në Triumfin e Legalitetit në dhjetorin e po atij viti. Më tej u caktua qark-komandant në Peshkopi.

Më 1926 kryesoi njësitë që shtypën Lëvizjen e Dukagjinit dhe më 1929 u emërua komandant i përgjithshëm i xhandarmërisë nën drejtimin e Sir Jocelyn Percy. Më 1931 u emërua adjutant i Mbretit Zog. Dhjetorin e 1934 u shkarkua nga xhandarmëria për shkak të mosmarrveshjeve me Persin, arsye për të cilën çoi një kryengritje kundër ndërhyrjeve italiane. U arratis për në Jugosllavi dhe më 1936 shkoi në Paris, ku iu bashkua organizatës Bashkimi Kombëtar të mërgimtarëve antizogistë.

U kthye në Shqipëri pas pushtimit italian dhe mobilizoi në krahinën e Lumës rreth 1,000 burra, me çetat e tij pati shpeshherë përplasje me milicinë e xhandarmërinë fashiste. Pas hyrjes së regjimit komunist pasuesit e tij u konfrontuan me Brigadën V që ishte nisur për vëllavrasje kundrejt nacionalistëve lumjanë, dhe shtatorin e 1946 doli në Manastir e më pas në Greqi. Pas do kohëve në një kamp të Pireut, doli në Itali, ku u bë anëtar i paparti i Komitetit Kombëtar "Shqipëria e Lirë".

Më 1957 u shpërngul në Bruksel, ku ndërroi jetë.

Nderimet

Muharrem Bajraktari 
Urdhri i Skënderbeut me të cilin u nderua Muharrem Bajraktari nga Mbreti Zog

Gjatë periudhës së Zogut për punën e madhe në shërbim të Atdheut ai u dekorua me dekoratat më të larta të kombit:

  • Muharrem Bajraktari  Urdhri i Skënderbeut
  • Muharrem Bajraktari  Urdhri i Besës
  • Medalja e Artë e Trimërisë.
  • Në vitin 1994 me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij, Sali Berisha asokohe President i Republikës e nderoi Muharrem Bajraktarin për punën e tij në ngritjen dhe forcimin e Xhandarmërisë Shqiptare dhe për luftën e tij antikomuniste dhe antifashiste.
  • Me rastin e 97 vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura, ministri Arben Imami e dekoroi si një nga 12 personalitete të shquara të Kombit tonë me medaljen "Për shërbime të shquara" me motivacion: "Për merita të shquara në ngritjen e Xhandarmërisë Ushtarake Shqiptare dhe të formacioneve luftarake nacionaliste për qëndresë kundër pushtuesve fashistë".
Muharrem Bajraktari 
Muharrem Bajraktari dhe djali i tij Esati

Vlerësimi i emrit të tij

Tiranë një rrugë mban emrin e tij.

Familja

Muharremi kishte një vëlla, Bajramin dhe një motër Haven. Në vitin 1914, Muharremi me Nazifen e Sahit Nikës nga Surroj. Me të u trashëgua me katër djem: Ibrahimin, Hamdiun, Esatin dhe Gencin, dhe 2 vajza: Dijen dhe Lirien.

Ibrahimi u internua në Ballsh nga pushtuesit fashistë për shkak të luftës së Muharremit kundër tyre. Më pas në luftë kundër komunistëve Ibrahimi dhe Hamdiu ranë dëshmorë. Bajrami, i vëllau, iu pushkatua nga komunistët, pasi vuajti në burgjet e Maqedonisë dhe Shqipërisë. Muharremi kaloi si emigrant politik së bashku me djalin e tij Esatin.

Iu bashkua të motrës në Belgjikë. Esati shkoi të jetonte në Amerikë. Kurse Genci qëndroi në Shqipëri së bashku me pjesën tjetër të familjes, i persekutuar nga regjimi komunist.

Referime

Tags:

Muharrem Bajraktari BiografiaMuharrem Bajraktari NderimetMuharrem Bajraktari FamiljaMuharrem Bajraktari ReferimeMuharrem Bajraktari15 maj1894198921 janarBrukselKomuna UjmishtRezistenca shqiptare në Luftën e Dytë Botërore

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Aleksandri i MadhKlima e ShqipërisëAutobiografiaElektricitetiLetërsia e Rilindjes EvropianeMali i TomoritSiguria kibernetikeCristiano RonaldoAkiliFabulaKalatë e ShqipërisëPukaEpoka para gjyqitMercedes-BenzMbreti LuanHarta e BotësProzaDemencaTë drejtat e fëmijëveSportiJelekuKarizmaAlbano BogdoArmët e SkënderbeutKonfliktet Malazez-ShqiptarSerbiaNarcisizmiParafjalaKonventa Evropiane për të Drejtat e NjeriutDermatiti atopikNinullaLista e festave në ShqipëriSistemi urinarFëmijaOqeaniFaik bej KonicaZef PllumiBimëtMehmed pashë BushatlliuArti në ShqipëriGjermaniaFamiljaHistoriku i gjuhes letrare shqipeNdotja e ujitPlanetiGjitariRelieviVallet shqiptareZejtaria në KosovëLiqeni i OhritPeshkaqeniTartufi (komedi)PashkëtStatistikaRrezet infra të kuqeSistemi i imunitetitAnarkiaAlbert AjnshtajniEnergjia dielloreSëmundja e LeukemisëGjirokastraPerandoria BizantineMiniera e TrepçësSkizofreniaKoniArbëria në MesjetëUEFA Liga e KampionëveSarandaInstrumenti muzikorHidrografia e ShqipërisëAzia LindoreOrganizata e Kombeve të BashkuaraAriuKoloseumiProlaktinaNumri piVirusi kompjuterik🡆 More