Mozaiku I Tiranës

Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës.

Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut “Partizani” në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik.

Historiku

Sipas autorëve, kemi të bëjmë me një qendër fshatare të shekujve të parë pas Krishtit që në fillim të shek. III u zëvendësua me një vilë fshatare (rustica). Salla me mozaik e pajisur dhe me një absidë ishte ambienti kryesor i saj. Autorët mendojnë edhe që në shek. V-VI vendin e vilës e zuri një bazilikë paleokristiane. Pjesa e gërmuar e monumentit u rrethua dhe u vu në mbrojtje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK). Gjatë viteve 2003-2004 punimet e sistemimit të rrugëve dhe instalimeve të ndryshme të bllokut “Partizani” zbuluan pranë rrethimit të monumentit pjesë të tjera të kompleksit. Më kryesoret këtu ishin vaskat e fermentimit të mushtit të rrushit, por edhe pjesë të tjera muresh në dy pika të ndryshme.

Përshkrimi

Brenda këtij kompleksi u zbuluan tre stela varresh të periudhës romake. Gërmimet e fundit përforcuan mendimin se kemi të bëjmë me një vilë fshatare, ndërkohë që nuk është gjetur asnjë e dhëne për transformimin në bazilikë paleokristiane të mbështetur nga autorët e gërmimit të parë të viteve ’70. Në mënyrë konvencionale, siti arkeologjik është emërtuar dhe njihet me emrin “Mozaiku i Tiranës”.

Shih edhe

Lidhje e jashtme

Tags:

Mozaiku I Tiranës HistorikuMozaiku I Tiranës PërshkrimiMozaiku I Tiranës Shih edheMozaiku I Tiranës Lidhje e jashtmeMozaiku I Tiranës1972Tiranë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

AbortiHistoria e TiranësOksidetStimulim me gjoksShqipëria nën pushtimin italian (1939–1943)Fusha magnetikeDashuriaJulia IlirianiKrishtërimiNumrat e telefonit në KosovëKarakteristikat e së gjallësAlbert AjnshtajniBronkitiBeni ecën vetëBullizmiLënda djegëse fosileTeatri në ShqipëriSistemi i organeve të frymëmarrjesMultiple sklerozaKurban BajramiHashim ThaçiArmando BrojaKongresi i LushnjesLufta e TrojësEqrem ÇabejGjeometriaFara e ZezëRoma e lashtëKuvendi i VlorësUjiDiskriminimiShpikje te ndryshmeVera (stinë)Bashkimi SovjetikPogradeciIndi (organ)MineraliJeronim de RadaEritrocitiTestosteroniShqiptarëtGjeniDeti AdriatikHarry PotterBakriRacizmiLista e shteteve të EvropësSkizofrenia26 MarsKëshilli EvropianKushtetutaGreqia e lashtëFlamuri i KosovësLegjendaSarandaPresidenti i ShqipërisëZgjebjaPelikani kaçurrelTeorema e PitagorësPoeziaRomeo dhe ZhuljetaLojërat OlimpikeXha GorioLista e ishujve në ShqipëriGratë e MuhameditQeveria e Përkohshme e ShqipërisëPjesët e ligjëratësTiranaAfrika verioreSonetiQeniDibraGjendja agregateTulipaniFiset shqiptarePushtimi italian i ShqipërisëGjeografia e ShqipërisëPrincipata e Arbërit🡆 More