Morfema: Njësi themelore e morfologjisë

'Morfema' është njësia më e vogël e kuptimshme e një fjalë, që nuk mund të zbërthehet më tej.

Një morfemë nuk është e njëjtë me një fjalë. Dallimi kryesor midis tyre është se një morfemë ndonjëherë nuk qëndron vetëm, por një fjalë, sipas përkufizimit, qëndron gjithmonë vetëm. Fusha gjuhësore e studimit kushtuar morfemave quhet morfologji.Morfema është rrënjore, ose ndajsshtesore. Morfema rrënjore është pjesa e fjalës që mbetet kur i hiqen të gjithë ndajshtesat. Kur një morfemë qëndron në vetvete, ajo konsiderohet si rrënjë sepse ka një kuptim të vetin (siç është morfema mace). Kur ajo varet nga një morfemë për të shprehur një ide, është ndajshtesë, sepse ka një funksion gramatikor (të tillë si -t te fjala macet për të treguar se është numri shumës). Çdo fjalë është e përbërë nga një ose më shumë morfema.

Klasifikimi i morfemave

Morfema të lira dhe të lidhura

Çdo morfemë mund të klasifikohet si e lirë ose e lidhur. Meqenëse kategoritë janë reciproke ekskluzive, një morfemë e caktuar do t'i përkasë saktësisht njërës prej tyre.

  • Morfemat e lira mund të funksionojnë në mënyrë të pavarur si fjalë (p.sh. qytet, qen) dhe mund të shfaqen brenda leksemës (p.sh. kryeqytet, qenush).
  • Morfemat e lidhura paraqiten vetëm si pjesë të fjalëve, gjithmonë në lidhje me një rrënjë dhe nganjëherë me morfema të tjera të lidhura. Për shembull, mos- paraqitet vetëm i shoqëruar nga morfema të tjera për të formuar një fjalë. Shumica e morfemave të lidhura janë ndajshtesa, veçanërisht parashtesa dhe prapashtesa. Shembuj të prapashtesat janë -tar, -tor, -isht, -oj, -or, -shëm dhe -imë. Morfemat e lidhura që nuk kanë ndajshtesa quhen morfema të leksikalizuara.

Klasifikimi i morfemave të lidhura

Morfemat e lidhura mund të klasifikohen më tej si morfema derivacionale ose infleksionale. Dallimi kryesor midis morfemave derivacionale dhe morfemave infleksionale është funksioni i tyre për fjalët.

Morfemat derivacionale

  • Morfemat fjalëformuese, kur kombinohen me një rrënjë, e ndryshojnë kuptimin semantik ose një pjesë të të folurit të fjalës. Për shembull, në fjalën lumturi, shtimi i morfemës së lidhur -i në rrënjën i lumtur ndryshon fjalën nga një mbiemër (i lumtur) në një emër (lumturi). Në fjalën i paaftë, pa- funksionon si morfemë fjalëformuese pasi ajo privon kuptimin e fjalës së formuar nga rrënja i aftë. Në përgjithësi, ndajshtesat e përdorura me një rrënjë të fjalës janë morfema të lidhura.

Morfema infleksionale

  • Morfemat trajtëformuese ndryshojnë kohën, format e shtjellueshme, vetën ose numrin e një foljeje, ose numrin, gjininë, ose rasën e një emri, mbiemri ose përemri, pa ndikuar në kuptimin ose klasën e fjalës. Shembuj të aplikimit të morfemës infleksionale në fjalë janë: shtimi i -t te rrënja mace për të formuar macet, ose duke shtuar -ur te folja qesh për të formuar qeshur. Një morfemë infleksionale ndryshon formën e një fjale.

Alomorfet

Alomorfet janë variante të një morfeme që ndryshojnë në shqiptim por janë semantikisht identike. Për shembull, shenjuesi i shumësit anglez - (e)s të emrave të rregullt mund të shqiptohen /-s/ (bats), /-z/, (bugs), ose /-ɪz, -əz/, (buses), në varësi të tingullit përfundimtar të formës së shumësit të emrit.

Morfema zero

Në përgjithësi, këto lloje të morfemave nuk kanë ndryshime të dukshme. Për shembull, dele është edhe forma njëjës edhe shumës. Kuptimi i synuar rrjedh kështu nga përcaktori (në këtë rast, "disa-" ose "një-").

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Morfema Klasifikimi i morfemaveMorfema ReferimeMorfema Lidhje të jashtmeMorfemaFjalaGjuhësiaMorfologjia (gjuhësi)NdajshtesaRrënja e fjalës

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Lista e shkrimtarëve shqiptarëApoloniaFiset shqiptareLënda djegëse fosileAfrikaFormat e shtjelluara të foljesHidrografia e ShqipërisëMbreti LuanCikli menstrualShpikje te ndryshmeTulipaniPerandoria RomakeHonore de BalzakBasketbolliRrotullimi i Tokës rreth Diellit24 PrillDrini i BardhëPlazma e gjakutGjendja agregateYndyraBunkerët në ShqipëriLazeriNamazi i JacisëLigjet e NjutonitNiliGjyste VulajNoizyShqiptarëtFonetikaShkupiPolimeriNdotjaSpondiliartrozaFjodor DostojevskiGjuha shqipeUlçera në stomakHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiSëmundjet e zemrësStalaktitet dhe stalagmitetAstronomiaEgjiptiBeni ecën vetëBill KlintonLista e fjalëve në IslamRryma elektrikeArbëreshët në ItaliPërqindINTELEGJENCA ARTIFICIALEOqeaniEgjipti i lashtëLista e liqeneve në KosovëGjarpriRajoni JuglindorFyelliShqipëria e PavarurPiter PanLlojet e zhdukuraGjenerali i ushtrisë së vdekurMuri i BerlinitShenjat astrologjikeKopshti Botanik i TiranësRrezet rentgenKëshilli i Bashkimit EvropianSyriVenusiSindroma DownPashallëku i ShkodrësTrupi i njeriutMartin CamajGjitariFeja në ShqipëriNarcisizmiAli Pashë TepelenaGjergj FishtaKosova në Luftën e Dytë BotëroreTrashëgimia kulturoreHistoriaRespekt per te moshuarveGjeni🡆 More