Mikel Koliqi

Mikel Koliqi (Shkodër, 25 dhjetor 1900 - 28 janar 1997) ka qenë prift, muzikant dhe kardinali i parë shqiptar i Kishës Katolike.

Eminenca e tij Kardinal Mikel Koliqi
Fotoporteti
Emri Mikel
Mbiemri Koliqi
Lindur më 25 dhjetor 1900
Lindur në Shkodër, Perandoria Osmane
Vdiq më 28 janar 1997
Vdiq në Shkodër, Republika e Shqipërisë
Kombësia Shqiptar
Shtetësia osmane, shqiptare
Profesioni Klerik Katolik, Arqipeshkv i Shkodrës, Kardinal

Jeta

Familja

U lind më 25 dhjetor 1900, i biri i Shan Koliqit dhe Ages së Cuk Simonit, nga lisi i tamblit ishte nip Parrucejsh, familje reshpere shkodrane fort e kamur. Ndërsa lisi i gjakut i tij kishte origjinën prej Lotajve të Shalës së Dukagjinit, e rënë në krahinën e Anamalit rreth vitit 1700 së pari, e pastaj u vendosën Shirokë. Prej një të pari i mbeti llagëpi Kolaj, të cilës iu vendos prapshtesa -iqi prej tregtisë të vazhdueshme me Malin e Zi. Ishte i pari ndër fëmijët, pas tij vinte Ernesti, Leci, Guljelmi, Margerita, Viktori dhe Terezina.

Shkollimi

Mësimet fillore i mori në vendlindje në Kolegjin Ksaverian të drejtuar nga etërit jezuitë. Për shkollimin e mesëm, jezuitët e nisën në kolegjin "Cesare Arici" në Breshia. Më pas u regjistrua në kolegjin Vilorez në Monza më 1919, më 1924 u regjistrua në një shkollë teknike në Bari. Më pas vijoi studimet në Politeknikun e Milanos, ku edhe ndjeu thirrjen për rrugën e fesë dhe e la politeknikun. Më 1931 kreu studimet për teologji e filozofi në seminarin arqipeshkvnor në Milano. Më 30 maj të atij viti u shugurua meshtar në Kishën e Jezuitëve të Shkodrës nga arqipeshkvi Imzot Lazër Mjeda dhe u emërua famullitar në dioqezën e Shkodrës.

Muzika

Më 1932 themelo korin e Katedrales të quajtur "Scuola Cantorum". Kompozoi dhe realizoi në skenë tri melodrama të Dom Ndre Zadejës. Kompozoi edhe 30-40 pjesë të ndryshme korale.

Publicistika

Nga viti 1938 e deri më 1944 qe redaktor i së përkohshmes Veprimi katolik shqiptar dhe drejtor i Kumona e së diellës.

Përndjekja nga diktatura komuniste

Më 3 shkurt 1945 arrestohet nga autoritetet komuniste dhe dënohet me dy vjet burgim ngaqë kishte dëgjuar radio të huaja. Arsyeja e vërtetë ka qenë më me gjasë veprimtaria politike e të vëllait, Ernestit, gjatë pushtimit italian. Më pas u lirua për t'u arrestuar sërish më 1946, i dënuar me 5 vjet burgim. Më pas u lirua dhe arrestua sërish më 1951, kur u dërgua në kampet e punës në Gradishtë, Kuç, Gjazë, Beden, Orman, Savër, Ballsh e Zejmen. Dënimet e tij të bërë së bashku shumojnë në 21 vjet heqje lirie dhe 21 vjet punë të detyruar.

U lirua më 1986 për arsye moshe.

Urdhërimi kardinal

Më 11-24 korrik 1995 u urdhërua kardinal xhakua i Kishës së të Tërshenjtëve në Via Appia Nuova pranë Romës dhe më pas u ngrit kardinal nga Papa Gjon Pali II, duke u bërë kështu i pari kardinal shqiptar.

Ndërroi jetë më 28 janar 1997, u varros në kriptën e Katedrales së Shkodrës.

Referime

Tags:

Mikel Koliqi JetaMikel Koliqi Përndjekja nga diktatura komunisteMikel Koliqi Urdhërimi kardinalMikel Koliqi ReferimeMikel Koliqi1900199725 Dhjetor28 janarKisha katolike romakePriftiShkodraShqiptarët

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

AfrikaNdërtimi i brendshëm i TokësTiroidetLegjendaArsimi në ShqipëriKisha e Shna Ndout, LaçKompjuteriZana e malitKalaja e DrishtitHekuriAtomiAventurat e Tom SojeritSejfulla MyftariDuhaniRadioaktivitetDemografia e KosovësPranveraVetëtimaLufta e Parë BotëroreMicrosoft WordKalaja e LëkurësitEnergjia potencialePlastikaIslami në botëHëna e PlotëTërmetiPoniGranit XhakaPozicioni mbrapshtBurreliPozita gjeografike e ShqipërisëElefantiIkametiIslamiLlojet e vargjevRepublika ÇekeIzraelitët (populli i lashtë)KalendariStambolliLulëkuqjaEmpatiaNdotja akustikeBiznesiShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreRusiaAnton PashkuPresidenti i ShqipërisëJordaniaDhimbja e kokësHaidiMusine KokalariArkitektura islameRespekt per te moshuarveLista e vendbanimeve ilireSintaksa e gjuhes shqipeAndon Zako ÇajupiKarbohidratetGjarpriVia EgnatiaLeje DrejtimiNgjyraMbiemriApoloniaMeningjitiVera (stinë)ProzaKorçaBateriaEpoka para gjyqitMushkëriaTestosteroniRevolucioni industrialDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Galileo GalileiPenisiPopullsia e BotësBig Brother VIP Albania (sezoni 2)🡆 More