Xhamia el-Aksa ose Mesxhidi Aksa (arabisht: المسجد الاقصى al-Masjid al-Aqsa (help·info), Xhamia më e Largët, hebraisht: מסגד אל-אקצא) është vendi i tretë më i shenjtë në Islam dhe gjendet në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit.
Kjo xhami me kupolë prej argjendi së bashku me Kupolën e Shkëmbit, që njihen si el-Haram esh-Sherif ("Faltorja Fisnike") gjenden në Malin e Tempullit, vendin më të shenjtë në Jehudizëm. Myslimanët besojnë se Muhammedi ëshë transportuar nga Xhamia e Shenjtë në Meka deri në el-Aksa gjatë Natës së Isrës. Tradita islame tregon se Muhammedi është falur drejt këtij vendi deri në muajin e shtatëmbdhjetë pas Hixhrës (emigrimit), kur Allahu e urdhëroi atë që të drejtohet kah Qabeja.
Mesxhidi Aksa | |
---|---|
جامع الأقصى Jāmi' al-Aqṣā المصلى القبلي al-Muṣallā al-Qiblī المسجد الاقصى al-Masjid al-'Aqṣā, e diskutueshme | |
Religion | |
Affiliation | Islam |
Leadership | Muhamed Ahmed Husein (Kryemyftiu i Jeruzalemit) |
Location | |
Vendndodhja | Mali i Tempullit (Jeruzalemi Lindor) |
Administrata | Vakfi Islamik i Jeruzalemit |
Koordinatat gjeografike | 31°46′34″N 35°14′09″E / 31.77617°N 35.23583°E |
Architecture | |
Lloji | Xhamia |
Stili | Arkitektura islame |
Data e themelimit | shekujt 7-8 |
Specifications | |
Direction of façade | Veri-veriperëndim |
Kapaciteti | 5,000+ |
Materiale | Guri gëlqeror (muret e jashtme, fasada), plumbi dhe betoni (kupola), mermeri i bardhë (kolonat e brendshme) dhe mozaiku |
Xhamia në fillim ishte një shtëpi e vogël për falje, e ndërtuar nga halife Ymeri, pastaj është rindërtuar dhe zgjeruar nga kalifi Abdylmeliku dhe përfunduar nga djali i tij el-Velidi në vitin 705. Pas në termeti të vitit 746, xhami është shkatërruar plotësisht dhe u rindërtua nga kalifi el-Mansuri më 754, dhe prapë u rindërtua nga pasardhësi i tij el-Mehdiu më 780. Një tjetër termet i vitit 1033 e dëmtoi shumë rëndë, por dy vjet më vonë kalifi Ali ez-Zahiri ndërtoi në xhami tjetër që do të qëndroj deri në ditët e sotme. Gjatë renovimeve periodike të ndërmarrurra, dinasti të ndyshme që kanë udhëhequr Hilafetin Islame i kanë shtuar xhamisë shtesa dhe kanë bërë ndërrime. Kur Kryqëtarët kanë marrë Jeruzalemin më 1099, ata e kanë përdorur xhaminë si pallat dhe kishë, por funksioni si xhami është kthyer më 1187, pasi Seladini e rimorri Jeruzalemin. Renovime, riparime dhe shtime janë ndërmarrë në shkujt e vonë nga dinastia e Ajubëve, dinastia e Mamlukëve, dinastia e Osmanëve, Këshilli Suprem i Myslimanëve dhe Jordani. Sot, Qyteti i Vjetër i Jeruzalemit, ku gjendet xhamia, është nën kontrollin e Izraelit, por xhamia ka mbetur nën administrimin e vakëfit Islam palestino-jordanez.
Masjid al-Aqsa përkëthehet nga arabishtja në shqip si "xhamia më e largët". Emri i referohet një kapitulli të Kuranit që quhet Udhëtimi i Natës në të cilin thuhet se Muhamedi udhëtoi nga Meka në "xhaminë më të largët", dhe prej aty në Xhenet me një krijesë qiellore të quajtur el-Buraq ysh-Sherif.
Xhamia el-Aksa si e tërë është e ngatërruar me një ndërtesë të veçantë mbrenda saj, e njohur si al-Jami' al-Aqsa, al-Qibli, Masjid al-Jumah dhe al-Mughata, këto emra i referohen ndërtesës jugore me kupol prej argjendi.
Për shekuj, al-Masjid al-Aqsa i referohej jo vetëm xhamisë, por edhe të githë faltores së shenjtë, ndërsa al-Jami' al-Aqsa i referohe vendit të vençantë të xhamisë. Kjo ndryshoi gjatë periudhës së Perandorisë Osmane (rreth fillimit të shekullit 16 deri më 1918) kur kompleksi i faltores u bë i njohur si el-Haram esh-Sherif, që në shqip do të thotë "Faltorja Fisnike".
Xhamia el-Aksa dhe rrethina e saj marrin një sipërfaqe prej 144,000 metra katror, ndërtesa e xhamisë ka vetëm 35,000 metra katror dhe mund të mbaj deri në 5,000 besimtarë. Është 83 metra e gjatë dhe 56 metra e gjërë.
Në krahasim me Kupolën e Shkëmbit, e cila është e ndërtuar sipas stilit klasik Bizantin, Xhamia el-Aksa është e ndërtuar sipas arkitekturës Islame të hershme. Asgjë nuk ka mbetura nga kupola origjinale e ndërtuar nga Abd yl-Meliku. Kupola e sotme është ndërtuar nga az-Zahiri dhe është ndërtuar nga duri dhe fleta plumbi. Në vitin 1969, kupola është rikonstruktuar me beton dhe është mbuluar me aluminum. Në vitin 1983, alumini u zëvendësua me plumb, sipas dizajnit origjinal të az-Zahirit.
Kupola e el-Aksës është një nga të paktat kupola e cila është e ndërtuar përpara mihrab gjatë periudhës së Omajjadëve dhe Abbasidëve, të ngjajshme me këtë është edhe Xhamia e Omajjadëve në Damask dhe Xhamia e Madhe në Sousse.
Xhamia ka katër minare në pjesën jugore, veriore dhe perëndimore. Minareja e parë, e njohur si Minareja el-Faharije, është ndërtuar më 1278 në cepin jugperëndimor të xhamisë, nën urdhërin e sulltanit mamluk Lajinit. Është emëruar sipas Fahr ed-Din el-Halilit, babait të el-Din Abd ur-Rahmanit i cili ka mbikëqyrur ndërtimin e ndërtesës. Është ndërtuar në stilin tradicional sirian, me një bazë katror.
E dyta, e njohur si Minareja Ghawanima, është ndërtuar në cepin veriperëndimor të Faltores së Shenjtë në vitin 1297-98 nga arkitekti Kadi Sheraf ed-Din el-Halili, nën urdhërat e Sulltan Lajinit. Është minareja më e gjatë e Faltores së Shenjtë. Është pothuajse plotësisht e ndërtuar nga guri, përveç ballkonit të myezinit. Për shkak të strukturës së fortë kjo minare ka qenë pothuajse e paprekëshme nga termetët.
Në vitin 1329, Tankizi, guverneri mamluk i Sirisë, urdhëroi të ndërtohet në minare e tretë e quajtur Minareja Bab el-Silsile e cila gjendet në kufirin perëndimor të Xhamisë el-Aksa. Është e ndërtuar sipas sitilit sirian dhe me gurë. Që nga shekulli i 16-të, ka qenë traditë që myezini më i mirë ta thërras ezanin nga kjo minare.
Minareja e fundit është ndërtuar më 1367, dhe është e njohur si Minareja el-Asbat. Është rindërtuar pas termetit të vitit 1927.
Asnjë minare nuk gjendet në pjesën lindore të xhamisë. Gjithsesi, në vitin 2006, Mbreti Abdullahu i II i Jordanit tregoi sa ka synim të ndërtoj në minare që shikon Malin e Ullinjëve. Minareja e Mbretit Husein është planifikuar që të jetë struktura më e lartë e Qytetit të Vjetër të Jeruzalemit.
Fasada e xhamisë është ndërtuar më 1065 nën urdhërat e Kalifit fatimid el-Mystansirit. Ajo u kurorëzua me një parmak të përbërë nga arkada dhe kolona të vogla. Kryqtarët e dëmtuan fasadën gjatë peruidhës së sundimit të tyrë në Palestinë, por u restaurua dhe u rinovua nga Ajubidët.
Në Islam, termi "Xhamia el-Aksa" i referohet Faltorës së Shenjtë. Xhamia el-Aksa është kibla e parë e muslimanëve vendi i tretë për nga vlera për namaz i ndërtuar pas Xhamisë së Shenjtë në Mekë. Dijetarët Islame tradicionalisht e indentifikojnë xhaminë si vendin që referohet në suren el-Isra.
Bazuar në Kuran dhe traditën Islame, Xhamia el-Aksa është vendi ku Muhammedi ka qenë gjatë Udhëtimin e Natës i hipur mbi Burkanë, i cili e ka marrë Muhammedin prej Mekës për në al-Aksa.
Jeruzalemi është i njohur në Islam si vend i shenjtë. Disa ajete të Kuranit i referohen Jeruzalemit. Jeruzalem është i përmendur shumë herë në hadithe.
Disa shkrime mesjetare, si dhe politika moderne, e klasifikon Al Aksën si vendin e tretë më të shenjtë në Islam. Si përshembull, Bukariu citon Ebu Dardën duke thënë: "Pejgamberi i Zotit Muhammedi ka thëne se një namaz në Xhaminë e Shenjtë (në Mekë) vlen sa 100,000 namaze; një namaz në xhaminë time (në Medinë) vlen 10,000 namaze; dhe një namaz në Xhaminë el-Aksa vlen 1,000 namaze", më shumë se në çdo xhami tjetër. Organizata e Bashkëpunimit Islam i referohet Xhamisë el-Aksa si vendit të tretë më të shenjtë në Islam dhe bën thirrje për suvernitet Arab mbi të.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Mesxhidi Aksa, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.