Wiki Shqip 2023: Faqja kryesore
SQWiki Tiếng ViệtWiki English

Mesopotamia

Shqip editions of Wiki, an online encyclopedia

Mesopotamia e vjeter (greq. Μεσοποταμία, μεσο, meso - mes, midis; ποταμός, potamos - lumë, pra vendi mes lumenjve) është emri me të cilin njihet zona e Lindjes së Afërme, që shtrihej mes tokave pjellore përreth lumenjve Tigris dhe Eufrat, pikërisht në kufinjtë e Irakut të sotëm, dhe Sirisë lindore.

Harta e Mesopotamisë së lashtë.

Qytetërimet e para të lashta në Mesopotami u zhvilluan rreth 6.000 vjet më parë. Shkrimet mesopotame janë ndër më të lashtat të njohura deri më sot në botë, duke e bërë Mesopotaminë "djepin e qytetërimit". Sipas një teze sumerët ishin të parët, që krijuan një nga sistemet e para të shkrimit në historinë e njerëzimit.Qytetërimet më të rëndësishme të Mesopotamisë ishin sumerët (3500 p.e.r - 2000 p.e.r.), babilonët (1800 p.e.r - 539 p.e.r.), dhe asirët (1350 p.e.r. - 612 p.e.r.)Ne Mesopotami cdo mbreteri kishte perndite e veta.Enlili-zoti I ajrit per sumeret.Marduku-kryezoiti dhe zoti I ajrit per babilonasit.Ishtari-zoti I dashurise, begatise e i luftes per asiranet.Në Mesopotami lindën edhe perandoritë e para, dhe ndërtimet e para monumentale.

Kultura

Arti i Mesopotamisë

Arti i Mesopotamisë prej nesh njihet më pak se arti egjiptian. Në këto zona nuk kishte gurë apo nxjerrje guri nga skllevërit. Shumica e godinave ndërtoheshin me tullë të pjekur e cila me kalimin e kohës dhe nga kushtet atmosferike, shkërmoqej dhe kthehej në pluhur. Banorët në Mesopotami nuk kishin të njëjtën bindje fetare me ata në Egjipt. Në periudhën shumë të hershme kur një popull i quajtur Sumeriane sundonin në qytetin e Urit, mbretërit ende varroseshin me të gjithë njerëzit e shtëpisë, me skllevërit e të tjerët. Pra nuk ndodhte si në Egjipt ku ata duhet të varroseshin në varre të vecanta madhështore. Banorët e Mesopotamisë nuk besonin në ruajtjen e trupit dhe të shpirtit te tij. Ndonëse artistët në Mesopotami nuk thirreshin për të zbukuruar muret e varreve, atyre iu duhej që në një mënyrë në tjetër të kujdeseshin për shëmbëlltyrën e njeriut për të qenë i pushtetshëm në botën tjetër. Pas disa kohësh, mbretërit e Mesopotamisë e bënë për zakon që të porosisnin monumente kushtuar fitoreve në luftë ku paraqiteshin si fiset e mundura, ashtu edhe trofetë e grumbulluara. Më pas monumente të tilla u kthyen në kronika të plota, me figura për fushatat e mbretit. Kronikat e ruajtura mirë datojnë nga një periudhë disi më e vonë, nga periudha e sundimit të mbretit Asurnasipal II të Asirisë i cili ka jetuar në shekullin e nëntë para Krishtit, pak më vonë se mbreti biblik Solomon. Në to shihen të gjithë episodet e një fushate të organizuar mirë. Mënyra e paraqitjes së skenave është fort e ngjashme me ato të egjiptianëve edhe pse me më pak rregullsi e ngurtësi. Gjitçka ngjan mëse e vërtetë dhe bindëse. Në shumë mozaikë pasyrohen luftërat e tmerrshme me shumë të vrarë e të plagosur ku asnjëri prej tyre nuk është asirian.

Gjuha dhe shkrimi

Më saktë të themi Sumerianët. Duke filluar nga viti 4.000 pr.l.k. e më pas sumerët, përdornin piktograme për të ruajtur dëshmitë e tyre. Dalëngadalë ato u zëvendësuan nga simbole që përdoreshin për të paraqitur tingujt dhe rrokjet e një fjale, në vend të idesë që përcillte. Piktogramet e hershme gdhendeshin në gur. Më vonë, pas 3.500, shkruesit merrnin shënim duke bërë goditje vertikale dhe horizontale dhe të pjerrëta mbi një tabelë balte të njomë, duke përdorur majën e prerë në formë kunji të një kallami. Më pas, tabelat liheshin të thaheshin në diell. Shkrimi quhej kuneiform që do të thotë "në formë kunji". Aty nga viti 2.700 pr.l.k. në Sumeri kishte biblioteka me tabela balte.

Lidhje të jashtme

#Wikipedia® is a registered trademark of the Wikimedia Foundation, Inc. Wiki (Study in China) is an independent company and has no affiliation with Wikimedia Foundation.
This article uses material from the Wikipedia article Mesopotamia, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply. (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 3.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.