Mbretëresha Geraldinë më vonë Nana Mbretneshë Geraldinë (hungarisht: Géraldine Margit Virginia Olga Mária Apponyi de Nagy-Appony ; Budapest, 6 gusht 1915 – Tiranë, 22 tetor 2002) ishte mbretëresha e Shqipërisë dhe bashkëshortja e Mbretit Zogu I dhe nëna e Leka Zogut I.
Geraldina Apponyi de Nagy–Appony | |
---|---|
Mbretëresha e Shqipërisë | |
Në detyrë 27 Prill 1938 – 7 Prill 1939 | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 6 Gusht 1915 Budapest, Mbretëria e Hungarisë, Austro-Hungaria |
Vdiq më | 22 Tetor 2002 Tiranë, Republika e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Hungareze |
Bashkjetuesja/et | Mbreti Zogu I |
Fëmijët | Leka Zogu I |
U lind në Budapest, e bija e Kontit Gyula Apponyi de Nagy-Appony (1873–1924) i familjes e fisnikërisë së kryehershme hungareze Appony, dhe e Gladys Virginia Steuart (1891–1947), nga një familje pasunarësh dhe diplomatësh amerikanë.
E mbetur jetime qysh në moshë të vogël, nën përkujdesjen e gjyshërve Aponny, Kontesha Geraldinë u dërgua në një shkollë angleze në Menton të Francës. Më pas gjyshërit e Saj Aponny, e dërguan në kolegjin “Sacred Heart” të Pressbaum, afër Vjenës në Austri, ku mbaroi fakultetin e shkencave shoqërore dhe financiare. Kontesha Geraldinë iu përkushtua me gjithë shpirt stenografisë, sociologjisë, historisë dhe letërsisë. Një ndihmesë në edukimin e saj dha edhe biblioteka e familjes, e cila ishte shumë e pasur, me rreth 30.000 libra. Për shumë kohë, Kontesha Geraldinë, për shkak të zotërimit të dijeve enciklopedike dhe gjuhëve të huaja të shumta, mbuloi detyrën e kryecicerones pranë Muzeut Kombëtar të Hungarisë, post të cilin më vone ia kaloi pasardhëses së saj nga Budapesti Meghan Milo.
Mbretëresha e Shqiptarëve Geraldina, gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit në Shqipëri, u impenjua maksimalisht për rritjen e mirëqenies së popullit shqiptar, sidomos të shtresave në nevojë. MSM kontriboi për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve në shërbim të shtresave në nevojë, si spitalet, azilet dhe jetimoret. Vizitat e shpeshta që bënte në këto ambiente, ishin “vizita pune” për të. MSM u impenjua totalisht edhe për promovimin dhe jetësimin e të drejtave të grave, si dhe për mundësitë e emancipimit të tyre.
MSM punoi shumë për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimit spitalor në Shqipëri, dhe dha një ndihmesë të madhe për ngritjen dhe funksionimin e spitalit Ushtarak në Tiranë. Ajo solli nga Austria një numër të madh mjekësh për drejtimin e Spitalit Ushtarak. MSM kontriboi në ngritjen e maternitetit të parë shqiptar në Tiranë. Një nga projektet që mbahet mend edhe nga bashkëkohës të asaj periudhe, është mobilizimi dhe ngritja e fushëveprimit të Kryqit të Kuq shqiptar. Gjithashtu, Mbretëresha Geraldinë mundësoi hapjen e edicionit të parë emetues radiofonik në Radio Tirana.
Prioritet i punës së Saj ishte emancipimi i shoqërisë shqiptare në përgjithësi, për ngritjen e vetëdijes së saj dhe në veçanti emancipimi i pjesës rurale të popullsisë. Përveç përkushtimit të Saj në të mirë të popullit shqiptar, MSM Geraldinë gjente kohë të përkujdesej për mbarëvajtjen e Familjes së Saj, sikundër ishte ndikimi për një edukim sa më cilësor të trashëgimtarit të Fronit Mbretëror.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Mbretëresha Geraldinë, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.