Matilda Makoçi është një aktore shqiptare.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ka lindur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, më 19 prill 1963. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1985, në degën e aktrimit. Pas përfundimit të studimeve u emërua me punë si aktore në Teatrin Kombëtar. Gjatë veprimtarisë teatrore luajti në komedinë e Shekspirit, Zbutja e Kryeneces, ne rolin e Bjankës, dhe në tragjedinë Romeo e Xhuljeta, në rolin e Xhuljetes. Në vitin 1983 ajo ka prezantuar edhe Festivalin e XXII-të të Këngës në RTSh . Në vitin 1986 Matilda Makoçi nderohet me Çmimin “Aleksandër Moisiu” për interpretimin e saj në rolin e Marjetës në filmin "Hije që mbeten pas". Në fund të viteve '80 martohet me Edi Ramën, dhe lindi një djalë, Gregorin. Ajo divorcohet në 1991 nga ai.
Në vitin 1991 emigroi familjarisht në Greqi. Gjatë qëndrimit në Athinë u aktivizua në filmin serial grek, Mikeshat (I Filenadhes) në 1993. Në vitin 1996 u kthye në Shqipëri dhe tani jeton vetëm në Tiranë.
Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Matilda Makoçi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.