Materiale Elektroteknike

Materialet elektroteknike janë materiale që japin një tërësi të prodhimeve elektroteknike të cilat përdoren në fushën elektrike dhe atë magnetike .


Këto materiale gjatë prodhimit përfundimtar mund të jenë :
a.) aktive
b.) konstruktive dhe
c.) ndihmëse.

Materiale Elektroteknike
Kristalet e Galiumit


a.) Materialet elektroteknike aktive kryejnë funksionin e tyre në një prodhim ku detyrë e tyre është të përçojnë rrymën, të bëjnë kyçjen dhe çkyçjen e qarkut elektrik, të përçojnë fluksin magnetik, të akumulojnë energji duke bërë shndërrime të energjisë elektrike në lloje të tjera të energjisë.
b.)Materialet elektroteknike konstruktive bëjnë lidhjen e materialeve aktive për të arritur prodhimin final.
c.)Materialet elektroteknike ndihmëse bëjnë ftohjen, lyerjen dhe kryejnë funksione të ndryshme të cilat mundësojnë funksionimin e suksesshëm të prodhimit .

Materialet paraqiten në tri gjendje agregate :

  • E gaztë
  • E lëngët
  • E ngurtë


Për përdorimin e tyre duhet analizuar veçoritë :

  • Elektrike
  • Mekanike
  • Magnetike
  • Termike
  • Teknologjike dhe
  • Kimike


Sipas detyrave primare që ato kanë ndahen në  :

  • Materiale përçuese
  • Materiale gjysmëpërçuese
  • Materiale dielektrike
  • Materiale magnetike


Materialet përçuese

Kryesisht janë materiale të ngurta megjithëse ka edhe materiale të lëngshme që e përçojnë rrymen që njihen si elektrolite .

Në këto materiale bëjnë pjesë :

Bakri (Cu) Bronza, Mesingu, Alumini (Al), Argjendi (Ag), Ari (Au), Zinku (Zn) Zhiva (Hg), Indiumi (In), Kallaji (Sn), Plumbi (Pb), Bizmuti (Bi), Hekuri (Fe)Nikeli (Ni), Volframi(W) Molibdemi(Mo), Tantali (Ta), Kromi (Cr).

Materialet gjysmëperçuese

Në këto materiale bëjnë pjesë : Karboni(C), Silici (Si), Germaniumi (Ge), Seleni(Se).

Materialet dielektrike (izoluese)

Janë materiale që shërbejnë për izolimin e pjesëve të ndryshme përçuese të cilat gjenden në tension me qëllim të mbrojtjes së tyre, qoftë mbrojtjes së përsonelit që punon me këto produkte apo materialit përçues nga ndikimet e jashtme .

Në këto materiale bëjnë pjesë : Qelqi, Azbesti, Kuarsi, Mikaniti, Mikafoliumi, Mikaleksi, Materialet qeramike, Porcelani Steatiti, Vaji mineral, Letra, Polietileni, Polisteroli, Fluoroplastet, Silikonet,Gazrat izoluse.


Materialet magnetike

Materialet kur vendosen ne fushën magnetike pësojne ndryshime të mëdha si pasojë e magnetizmit,ku bartësit elementarë të momenteve magnetike janë elektronet dhe bërthamat e atomeve.

Ndahen ne materiale :

  • të buta magnetike
  • të forta magnetike


Në këto materiale bëjnë pjesë : Hekuri I paster, Qeliku, Nikeli, Kobalti, Legurat e Hekurit me Siliciumin dhe me Nikelin.

Referimet

  1. Jusuf Krasniqi: "Materiale Elektroteknike"


Tags:

Materiale Elektroteknike Materialet përçueseMateriale Elektroteknike Materialet gjysmëperçueseMateriale Elektroteknike Materialet dielektrike (izoluese)Materiale Elektroteknike Materialet magnetikeMateriale Elektroteknike ReferimetMateriale Elektroteknike

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Legjenda e gurit të “Bletës”Historiku i gjuhes letrare shqipeKarakteristikat e zeritHistoriografia e SkënderbeutKalaja e PrizrenitLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeMargarita TutulaniKromozomiGjeografia e ShqipërisëFrancaElbasaniEklipsiSpanjaNeptuniIliriaDhiaHekuriPashkëtNdarja administrative e ShqipërisëPenisiPasaporta e ShqipërisëJelekuLista e markave të automobilaveHixhameKalendariMitologjia grekeLetraKëshilli i EvropësFilmiFizikaLëkuraTeoria e evolucionitIsa BoletiniKalaja e PrezësKontinentetAlbin KurtiBalenaRadha e veprimeve matematikoreDita Botërore e LibritFoshnjaKanuni i Lekë DukagjinitShkencaHIV/AIDSFibroza kistikeProzaKostandin KristoforidhiPoeziaLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësSinjalet rrugore në ShqipëriAbdyl FrashëriLista e liqeneve në KosovëStatistikaMigrenaFluturaCikli i UjitHolokaustiÇrregullime mendore të diagnostifikuara në fëmijëriMenopauzaMikroorganizmatBeni ecën vetëDita e Sovranitetit Kombëtar dhe e FëmijëveGreqiaNoizyFigura stilistikeTrashëgimia kulturoreApoloniaDibraNumrat romakëDielliFilozofiaEnergjia dielloreA.C. MilanHormonetPerandoria OsmaneADHDRrotullimi i Tokës rreth DiellitHistoriaAmerikaLiqeni i Shkodrës🡆 More