Masakra E Vitit 1951

Masakra e 1951 qe ekzekutimi pa gjyq i 22 intelektualëve dhe tregtarëve natën e 25-26 shkurtit të vitit 1951 në Republikën Popullore të Shqipërisë.

Ekzekutimi u krye nga Sigurimi i Shtetit me vendim të Byrosë Politike të KQ të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Preteksti për aksionin ishte një shpërthim në territorin e ambasadës sovjetike, i organizuar nga punonjës të nëndheshëm antikomunistë. Si rezultat, figurat me ndikim të aftë për të konsoliduar opozitën ndaj regjimit u eliminuan fizikisht. Në vitin 1991, të vdekurit u shpallën zyrtarisht të pafajshëm, në 2008 u dhanë pas vdekjes Urdhri i Nderit të Kombit.. Mes viktimave 21 ishin meshkuj dhe një femër. Një ditë më parë Jonuz Kaceli u vra sepse mbi të rëndonte e njëjta akuzë krimi. Ishte hera e parë që Ligji për Agjitacion dhe Propagandë u vu në zbatim.

Historiku

Shpërthimi i bombës në Ambasadën Sovjetike

Më 19 shkurt 1951, në orën 18:00, autoritetet raportuan shpërthimin e një bombe artizanale të hedhur në oborrin e ambasadës sovjetike. Ato ditë kishte mbërritur në Tiranë një delegacion kulturor sovjetik, për të marrë pjesë në manifestimet që do të organizoheshin me rastin e 33-vjetorit të krijimit të Ushtrisë së Kuqe. Pikërisht, më 19 shkurt të vitit 1951, ditën që ndodhi hedhja e bombës, ambasada sovjetike do të jepte një pritje për delegacionin e ardhur nga Moska.

Shpërthimi nuk kishte shkaktuar asnjë të plagosur, ndërkohë që raportohej se bomba ishte ndërtuar me vajguri të presuar dhe ishte llogaritur të shpërthente në kohën e një takimi mes kreut të partisë Enver Hoxha dhe disa këshilltarëve të paspecifikuar sovjetikë.

Arrestimet

Këta 22 intelektualë u arrestuan dhe u mbajtën në qeli midis datave 20 dhe 22 shkurt 1951, dhe më pas u ekzekutuan më 26 shkurt. Preteksti i përdorur për të justifikuar ekzekutimin ishte shpërthimi i një sasie të vogël dinamiti pranë Ambasadës Sovjetike në Tiranë më 19 shkurt, për të cilin personat e arrestuar u akuzuan. Më 20 shkurt lidershipi komunist u mblodh dhe zhvilloi asamble duke vendosur për marrjen e masave. Prezent gjatë kësaj asambleje ishin Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Bedri Spahiu, Hysni Kapo, Gogo Nushi, Spiro Koleka, Beqir Balluku dhe Liri Belishova.

Arrestimet u bënë bazuar në listën e përgatitur paraprakisht nga Ministria e Brendshme. Akuza u përgatit dhe u nënshkrua nga prokurori ushtarak Siri Çarçani në datën 25 shkurt 1951, si dhe ishte e njëjtë për të 22 viktimat:

    Këta persona janë pjesë e shërbimit të huaj imperialist të spiunazhit, ata janë bërë pjesë e një organizate terroriste. Ata kanë shpërndarë slogane për një luftë të re nga imperialistët amerikanë dhe britanikë si dhe satelitët e tyre.

- Siri Çarçani, prokuror ushtarak gjatë Shqipërisë komuniste

Listat e të arrestuarve, ishin përgatitur përpara hedhjes së bombës në Ambasadën Sovjetike. Përzgjedhjet u bënë nga gjithë trevat shqiptare: intelektualë e qytetarë nga Prizreni, Gjakova, Shkupi, Shkodra, Dibra, Tirana e deri në Delvinë, Gjirokastër e Korçë, në mënyrë që terrori komunist të godiste e të nënshtronte gjithë Shqipërinë.

Vite më vonë Çarçani pranoi se kur shkroi akuzën ai ishte i painformuar dhe jo në dijeni të ndonjë investigimi lidhur me ngjarjen. Përveç kësaj, akuza nuk iu komunikua kurrë viktimave. Për më tepër gjyqi nuk u zhvillua asnjëherë.

Ekzekutimi

Një prej intelektualëve të arrestuar, Jonuz Kaceli u vra një ditë më parë (25 shkurt) nga Mehmet Shehu pasi Kaceli e grushtoi Shehun në fytyrë pas një bisede interroguese të gjatë ku Kaceli akuzohej për tradhti nga Shehu dhe Rasim Dedja. Kaceli u hodh nga dritarja por në fakt tek të tjerët u komunikua se kishte bërë vetëvrasje.

Të 22 viktimat u ekzekutuan më 26 shkurt 1951, 6 ditë pas ishte bërë arrestimi i parë. Të gjitha viktimat u ekzekutuan bazuar mbi një dekret qeveritar të lëshuar nga Ministria e Brendshme në të njëjtën ditë kur u realizuan ekzekutimet. Ministri i Brendshëm që e lëshoi atë dekret ishte Omer Nishani.

Manol Konomi, asokohe Ministër i Drejtësisë, nuk donte të firmoste dënimet kapitale pa miratim.

Viktimat e pafajshme, u pushkatuan në mesnatën e 26-27 shkurtit në breg të lumit Erzen, pranë fshatit Mënik dhe u hodhën në një gropë të madhe të përbashkët, të lidhur me njëri-tjetrin me tela me gjemba. Në mesnatë fshatarët e Mënikut dëgjuan krisma të pandërprera pushkësh, ndërsa në të gdhirë panë një skenë të llahtarshme: diku dilte një dorë, diku një këmbë, diku flokë të përgjakur.

Masakra E Vitit 1951 
Pllakë përkujtimore në murin e ish-Ambasadës Sovjetike, me emrat e viktimave të Masakrës së vitit 1951.

Pasojat e ngjarjes

Më vonë u zbulua se bomba ishte orkestruar në fakt prej Qazim Laçit dhe Hysen Llullës. Më 1991 të gjitha viktimat u shpallën të pafajshme dhe u nderuan me medaljen Nder i Kombit nga ish-presidenti Bamir Topi. Trupat e tyre u gjetën të lidhur me tel në një varr të përbashkët pranë lumit Erzen.

Viktimat

  • Ali Qoraliu, politikan;
  • Anton Delhysa, ndërtues;
  • Gjon Temali, farmacist;
  • Fadil Dizdari, bibliotekist;
  • Gafurr Jegeni, oficer;
  • Haki Kodra, biznesmen;
  • Hekuran Troka, biznesmen;
  • Jonuz Kaceli, biznesmen;
  • Luka Rašković, biznesmen jugosllav;
  • Manush Peshkëpia, poet;
  • Mehmet Ali Shkupi, inxhinier;
  • Myftar Jegeni, oficer;
  • Niko Lezo, kimist;
  • Pandeli Nova, biznesmen;
  • Petro Konomi, telegrafist;
  • Pjerin Guraziu, ekonomist;
  • Qemal Kasoruho, ekonomist;
  • Reiz Selfo, biznesmen;
  • Sabiha Kasimati, biologe;
  • Tefik Shehu, ekonomist dhe jurist;
  • Thoma Katundi, inxhinier;
  • Zyhdi Herri, gazetar.

Referime

Tags:

Masakra E Vitit 1951 HistorikuMasakra E Vitit 1951 EkzekutimiMasakra E Vitit 1951 Pasojat e ngjarjesMasakra E Vitit 1951 ViktimatMasakra E Vitit 1951 ReferimeMasakra E Vitit 1951Agjitacion dhe Propagandë kundër shtetitJonuz KaceliRepublika Popullore e ShqipërisëSigurimi i Shtetit

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

ParisiLuledielliLahuta e MalcísKanuni i Lekë DukagjinitFjalë të urtaUrbanizimiLetërsia e Rilindjes EvropianeShqipëria OsmanePashkëtAlkooliBakteriAbortiHomeriArbëreshët në ItaliIbrahim KodraParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaMonarkia kushtetueseRrotullimi i Tokës rreth DiellitUEFA Liga e Kampionëve - statistikatEgjipti i lashtëErnest HemingwayFahrije HotiNelson MandelaKundrinori-kryefjala-kallëzuesiAfrika23 PrillSpermaDreriDiabetiADHDMona LizaStatistikaKalaja e GjirokastrësViktor CanosinajVoskopojaBeratiBimësiaBasketbolliKrujaElektromagnetiHasan PrishtinaLlojet e perfitimit të energjisë elektrikeMultiple sklerozaSebastokratoriPrincipata e ArbëritLionel MessiLimfocitiDemografia e KosovësNdotja e ujitSistemi i tretjesGjirokastraShtetet anëtare të Bashkimit Evropian24 PrillTrëndafiliKundrinoriEklipsiSistemi periodik i elementeveHidroenergjiaHarta e BotësTermocentraliPenisiLufta e Dytë BotëroreKarnavaletMarko BoçariLahutaDurrësiEmpatiaShkretëtiraPirja e duhanitLista e festave në ShqipëriMacjaVenaLista e elementeve kimike sipas numrit atomikVitaminaLëvizjaUlqiniSportiPetro Marko🡆 More