Masakra E Qafë-Valmirit

Masakra e Qafë-Valmirit që një nga krimet e regjimit komunist në Shqipëri.

Më 17 gusht 1949, në Qafë të Valmirit në Mirditë, regjimi komunist ekzekutoi 14 burra nga zona, 4 prej të cilëve u varën në litar ndërsa 10 u pushkatuan. Ekzekutimi u bë nga shteti si hakmarrje për vrasjen e Bardhok Bibës, deputet i parlamentit të kohës dhe sekretar politik i komitetit të Partisë së Punës të kësaj krahine.

Historia

Bardhok Biba u vra më 7 gusht 1949 në Qafë-Valmir nga Komiteti i Maleve, që e pranoi autorësinë duke lënë letër në trupin e pajetë. Komiteti i Maleve ishte një grupim rezistence kundër regjimit, i përbërë nga kundërshtarë të regjimit që jetonin në arrati.

Pas vrasjes së Bibës, autoritetet ndërmorën një fushatë represive në Mirditë, duke arrestuar disidentë gjatë natës nga disa fshatra, dhe duke dërguar dhjetëra familje në internim. Ndërsa gratë dhe fëmijët niseshin me kamionë drejt kampeve, burrat shkonin të lidhur me tela me gjemba drejt vdekjes.

“Hapen dy gropa. Ata ishin të lidhur me pranga dhe kur binte njëri tërhiqte dhe tjetrin, ranë të gjallë brenda”. - Gjergj Marku, nipi i të pushkatuarit Ndrec Ndoj.

Prokurori Misto Bllaci kërkoi 20 vendime me vdekje në fillim, ndërsa Gjykata e Lartë Ushtarake në fund të procesit që zgjati nga data 11 gusht, kur u kryen arrestimet, deri më datën 16, kur u dha vendimi, ra dakord për 14 dënime me vdekje. Në vetëm pesë ditë proces hetimor u pranua në dokumentet e lëna pas se asnjëri nuk ishte i përfshirë në vrasje. 14 të burgosurit u dënuan si bashkëpunëtorë të të arratisurve.

Pas masakrës së Qafë Valmirit qindra familje të zonës u internuan në kampin e Tepelenës, ku pak prej tyre ia dolën t’i nxirrnin fëmijët të gjallë.

Viktimat

Dhjetë ditë më pas, me urdhër të Mehmet Shehut, Gjykata e Lartë Ushtarake ishte vendosur në Rrëshen dhe bëri një proces gjyqësor duke vendosur në kohë rekord dënimin me vdekje të 14 vetave, ndonëse, siç dëshmohet nga dokumentet, asnjë prej tyre nuk kishte qenë i përfshirë në vrasjen e deputetit Biba dhe as nuk kishte lidhje të drejtpërdrejtë me vendimin për vrasjen e tij.

Pas një gjyqi formal të kryesuar nga Bilbil Klosi, të dënuarit u ekzekutuan më 17 gusht 1949:

  1. Preng Ded Gjomarkaj, Orosh, varet në litar.
  2. Pjetër D. Vila, Kaçinar, varet në litar.
  3. Dodë Mark Biba, Kthellë Epër, varet në litar
  4. Pjetër Paloka, Kaçinar, varet në litar
  5. Nikollë Bardhok Bajraktari, Rrëshen, pushkatohet.
  6. Llesh Gjon Melyshi, Malaj, pushkatohet.
  7. Nikoll Llesh Bajraktari, Orosh, pushkatohet.
  8. Ndrecë Mark Ndoj, Kaçinar, pushkatohet.
  9. Bardhok Dodë Gjini, Prosek, pushkatohet.
  10. Gjok Gjin Kaçi, Bukmirë, pushkatohet.
  11. Gjergj Beleshi, Kthellë Epër, vritet për të vëllanë, Dodën.
  12. Ndoc Gjet Cupi, Blinisht, pushkatohet.
  13. Preng Shkurt Nikolli, Orosh, pushkatohet.
  14. Frrok Mata, Kaçinar, pushkatohet.

Të 14 viktimat mbetën në dy varret masive të hapura gjatë ekzekutimit për 40 vite, derisa eshtrat e tyre u rivarrosën në një varr monumental me 1991. 71 vite më pas, familjarët e atyre që viden pa faj, presin drejtësi.

Referime

Tags:

Rrethi i Mirditës

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Arsimi në KosovëReaksioni i zëvendësimitPogradeciFaqja kryesoreLista e revistave shqipInsulinaNdarja administrative e ShqipërisëSulfuriDita Ndërkombëtare e GraveKanceri i gjiritTrashëgimia natyroreGegërishtjaErnest HemingwayNjësia matëseFeja në ShqipëriMigrenaNevruziKubi (gjeometri)Virusi kompjuterikHepatiti BAlpet ShqiptareBakriParahistoriaFusha magnetikeElhamdulilahBunkerët në ShqipëriAli Pashë TepelenaKomunikimiGjergj FishtaBashkëjetesa fetare në ShqipëriMetaletHidrogjeniYmer Agë Ulqini (këngë)Beteja e BedritFusha elektrikePoloniaVolejbolliLuljaPianojaFilozofiaKryqëzatatKarnavalet brazilianeBashkitë e ShqipërisëIkametiAjriUjërat nëntokësorëPetro MarkoPellazgëtMid'hat FrashëriMenstruacionetEdi RamaLidhëza bashkërenditëseInflacioniZhurmat në veshLëkuraVenusiQarku elektrikVeshje popullore të KosovësEnergjiaBazatNata e KadritAdolf HitleriRrahman RamaEnergjia kinetikeSistemi i tretjesRepublika Shqiptare2008Qeveria e Përkohshme e ShqipërisëSerbiaPsoriazaMali i ZiPlazma e gjakutAngliaBurimet natyroreDeti JonFrancaEmrat e bukur të AllahutËndrra🡆 More