Marin Sirdani

Marin Sirdani (Guci, 17 janar 1885 - Shkodër, 14 shkurt 1962) ka qenë frat i Urdhërit Françeskan, mbledhës folklori, edukator, publicist dhe medievist shqiptar.

Marin Sirdani
Marin Sirdani
Pater / Atë
U lind më17 janar 1885
Guci, Sanxhaku i Pazarit të Ri, Perandoria Osmane
Vdiq më14 shkurt, 1962
Shkodër, Republika Popullore e Shqipërisë
Kombësiashqiptar
Gjinitë letrarefolklor, publicistikë, historiografi

Biografia

U lind në Guci më 17 janar 1885 i biri i Dakës dhe Marie Smajlit, me prejardhje nga Boga, i pagëzuar me emrin Ndue. I ngelur jetim herët nga e ëma, i ati i kërkoi ndihmë hoxhës së Gucisë, e mori me vete në Shkodër së bashku me të vëllanë, Lekën dhe i çoi te kleri katolik ku të vazhdonin rrugën e priftërisë. U shkollua në kolegjin e françeskanëve në Shkodër dhe më tej shkollimin e lartë e kreu në Universitetin e Gratzit, ku e përfundoi më 1909.

Kur u kthye, vijoi shërbimin meshtarak në Kthellë, Pishkash dhe Bazë të Matit. Më pas caktohet mësues në kolegjën e Troshanit, ku shërben deri më 1922, kur e thërrasin në Shkodër për të kontribuar në kolegjin françeskan të qytetit dhe më pas në liceun Illyricum. Sirdani do të jepte historinë kombëtare dhe doktrinën e krishterë; më pas u emërua drejtor i kolegjit nga 1932 deri më 1938.

Marin Sirdani 
“Registro della Provinzia Oss.[ervante] Albania 1720 In tempo del P. M. R. Lorenzo M di Santa Croce Ministro Prov[inciale], l’Anno 1720". Autori i këti regjistri të çmuar është P. Lorenzo Maria di Santa Croce

Pas Luftës së Dytë Botërore dhe marrjes së pushtetit nga komunistët, Sirdani me Dom Ernest Çobën u ngarkuan nga Kisha Katolike që të nisnin bisedimet me qeverinë demokratike të Tiranës, përfaqësuar nga Tuk Jakova dhe dy juristë. Në fund të bisedimeve, pala qeveritare propozoi një projekt-statut për ndarjen administrative nga Selia Shenjte dhe emërimin e ipeshkvinjve nga Këshilli i Ministrave. Propozim ky në shkelje të Dogmave të Fesë të Kishës Katolike. Me mënjanimin e Jakovës dhe ardhjes në pushtet të Mehmet Shehut, u urdhërua arrestimi i Sirdanit, i cili u dënua me punë të detyruar. Pasi u caktua me detyrë të negocionte me autoritetet shtetërore për Statusin e Kishës Katolike në Shqipëri, mendohet se për shkak të kundërshtive të tij e burgosën sërish, burgim prej të cilit doli nga fundi i 1959 ose fillimi i 1960.

Kur doli u vendos te Kuvendi i Françeskanëve tek Arra e Madhe, ku më 14 shkurt 1962 ndërroi jetë i sëmurë nga tuberkulozi.

Vepra

Më 1926 Sirdani i dha historiografisë shqiptare veprën origjinale Skanderbegu mbas gojëdhânash, një përmbledhje të legjendave popullore që qarkullonin në viset ku shërbeu famullitar që e botoi tek e përkohshmja Zâni i Shna Ndout. Sprova e tij cilësohet nga sivëllau i tij Luigj Marlekaj si përmbledhja më e plotë e traditës kastriotiane para asaj të Qemal Haxhihasanit më 1967. Më tej botoi shkrime të tjera rreth jetës private dhe politike të heroit: Zêmbra e Skanderbegut (1931), Kërkim mí vorrin e Skanderbegut (1932), Nji rival i Skanderbegut (1932) dhe Në shka fajiset Skanderbegu (1935).

Më tej Për historinë kombëtare, monografia Shqipnia e Shqiptarëve më 1941, Vepra atdhetare e Françeskanvet në Shqypní më 1940, si dhe materiale etnofolkloristike në revistat Hylli i Dritës e Leka si shkrimet me vlerë: Kontributi i katolikëve në Shqipní, Nora e Kelmendit, etj; si dhe në të përkohshmet të tjera të kohës. Për gjuhën e tij, Koliqi shkruante tek Dy shkollat letrare:

[...] gjuha e maleve në shkrime të Sirdanit ruen gjallnín e forcën e vet, tue u çveshë veç prej rrebtësís madhore epike të dishmueme në veprat e Fishtës, të Gjeçovit e të Palajt. Rrjedh pa hov të rrëmbyeshëm e begatshme, të qetë, e njinjishme, pasqyrë e qetë qi pasqyron besnikisht shka i perfshin drita.

Si një pjesë e mbledhësve shqiptarë dhe të huaj të materialit etnografik, në vitet '30 deri në mesin e viteve '40, u përpoqën ta poziciononin mitografinë shqiptare brenda konfigurimit mitologjiko-racor të tipit arjan apo indogjerman. Reflektimet e tij historiografike, si të shumë autorëve të tjerë bashkëkohës, ilustrojnë në nivel përmbajtjeje qasje euroteiste dhe pjesërisht nacional-romantike.

Regjistri i françeskanëve

Si bashkëpunëtor i Hylli i Dritës, shkruante për një regjistër të Provincës Françeskane Shqiptare të vitit 1720, mjaft i rëndësishëm për historikun e Urdhrit në viset shqiptare. Regjistri në fjalë, para se të hynte komunizmi në Shqipëri gjendej në arkivin françeskan në Shkodër, ku mbas vitit 1945, së bashku me materialet e tjera u grabit nga qeveria komuniste e u dërgua në Tiranë, ku u depozitua në Arkivin e Qendror.

Dorëshkrime

Sipas Kolec Topalli, Sirdani la disa mijëra faqe në dorëshkrim, por u dogjën nga Sigurimi i Shtetit. Sesa dorëshkrime kanë humbur gjatë dhe pas sekuestrimit e se ç'pjesë e tyre mund të jetë e arkivuar në AQSH, nuk ka dokumentacion. As Instituti i Gjuhësisë e Historisë nuk ka lënë gjurmë të mbërritjes së këtyre dokumenteve.

Referime

Tags:

Marin Sirdani BiografiaMarin Sirdani VepraMarin Sirdani ReferimeMarin Sirdani14 shkurt17 janar18851962GuciaShkodra

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

FilozofiaKultura e ShqipërisëAriu polarKarnavaletLista e markave të automobilaveTemperaturaFutbolliLedion LiçoLuftaNamazi i IqindisëEklipsi i HënësFoshnjaSindroma DownShenjat e Urdhërave të PreraEgjiptiDiabetiAtomiDermatiti atopikGlobalizimiKalaja e PrizrenitDializaFiset shqiptareDendësia e popullsisëAnesteziaLista e qyteteve në GjermaniNaim FrashëriLidhja e PrizrenitSistemi diellorFotosintezaLëvizjaJuventus F.C.Ultësira Perëndimore e ShqipërisëFormat e shtjelluara të foljesStalaktitet dhe stalagmitetSëmundja infektiveSistemi urinarTepelenaForcaArti i RilindjesArmët e SkënderbeutDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)KarizmaADNAcidet dhe BazatPërcjellësit elektrikMira MuratiLigjiArsimi në ShqipëriAristoteliYlliGjithësiaRilindjaKushtetutaRënia e komunizmit në ShqipëriMeteoriVullkaniShpallja e Pavarësisë së KosovësMjedisiDardanëtPresidenti i ShqipërisëUEFA Liga e Kampionëve - statistikatLista e lumenjve në ShqipëriAleksandri i MadhEkuatoriLojërat Olimpike VeroreMitologjia grekeKolesteroliLushnjaPulsi i zemrësIsa BoletiniDevejaIsak NjutoniVitamina DMustafa Qemal AtaturkuInteligjenca artificialeOrkideaKalatë e ShqipërisëPesha🡆 More