Margaret Thatcher

Margaret Hilda Thatcher, Baronesha Thatcher (shqip: Margaret Theçer) (13 tetor 1925, Lincolnshire - 8 prill 2013, Londër), ishte politikane Britanike që ishte Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar nga 1979 në 1990 dhe drejtuesja e Partisë Konservatore.

Ajo ishte kryeministrja britanike që shërbeu më gjatë e shekullit të 20-të dhe është e vetmja grua që ka mbajtur këtë detyrë. Një gazetar sovjetik e quajti atë "Zonja e Hekurt", një nofkë që karakterizoi politikën e saj pa kompromis dhe stilin udhëheqës. Si Kryeministre, ajo zbatoi politika që njihen si Theçerizëm.

Baronesha Thatcher
Margaret Hilda Roberts
Margaret Thatcher
Kryeministrja e Britanisë së Madhe
Në detyrë
4 maj 1979 – 28 nëntor 1990
Paraprirë ngaJames Callaghan
Pasuar ngaJohn major
Kryetarja e Opozitës Britanike
Në detyrë
11 shkurt 1975 – 4 maj 1979
Paraprirë ngaEdward Heath
Pasuar ngaJames Callaghan
Kryetarja e Partisë Konservatore
Në detyrë
11 shkurt 1975 – 28 nëntor 1990
Paraprirë ngaEdward Heath
Pasuar ngaJohn major
Sekretarja e Shtetit për Arsimin dhe Shkencën
Në detyrë
20 qershor 1970 – 4 Mars 1974
Paraprirë ngaEdward Short
Pasuar ngaReginald Prentice
Anëtare e Parlamentit Britanik për zonën e Finchley
Në detyrë
8 tetor 1959 – 9 prill 1992
Paraprirë ngaJohn Crowder
Pasuar ngaHartley Booth
Të dhëna vetjake
U lind më13 tetor 1925
Grantham, Lincolnshire, Britania e Madhe
Vdiq më8 prill 2013 (87 vjeç)
Hoteli Ritz, Londër, Britania e Madhe
NënshtetësiaBritanike
Partia politikePartia Konservative Britanike
PunësimiKimiste
Avokate

Fillimisht një kimiste para se të bëhej avokate, Thatcher u zgjodh anëtare e Parlamentit për zonën zgjedhore Finchley në vitin 1959. Edward Heath e emëroi atë Sekretare të Shtetit për Arsimin dhe Shkencën në qeverinë e tij të vitit 1970. Në vitin 1975, Thatcher mundi Heath në zgjedhjet e udhëheqjes së Partisë Konservatore për t'u bërë kreu i Opozitës dhe u bë gruaja e parë të udhëhiqte një parti të madhe politike në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo u bë kryeministre pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme të 1979.

Pas vajtjes në "10 Downing Street", Thatcher paraqiti një sërë nismash politike dhe ekonomike që synonin të ulnin papunësinë e lartë dhe të lehtësonin vështirësitë e Britanisë në prag të "Pakënaqësisë së dimrit" dhe të një rënieje ekonomike të vazhdueshme. Filozofia e saj politike dhe politikat e saj ekonomike theksuan çlirimin nga rregullat të sectorëve të ekonomisë (veçanërisht të sektorit financiar), bërjen e tregjeve të punës më fleksibël, privatizimin i kompanive shtetërore dhe uljen e fuqisë dhe ndikimit të sindikatave. Popullariteti i Theçerit gjatë viteve të saj të para në detyrë filloi të bjerë për shkak recesionit dhe papunësisë së lartë, deri në 1982 kur Lufta e Falklandeve solli një rigjallërim të mbështetjes, duke rezultuar në rizgjedhjen e saj në vitin 1983.

Thatcher u rizgjodh për një mandat të tretë në vitin 1987. Gjatë kësaj periudhe mbështetja e saj për një Taksë të Komunitetit (gjerësisht referuar si "taksë votimi") ishte gjerësisht jopopullore dhe pikëpamjet e saj mbi Komunitetin Europian nuk përputheshin me atë të disa pjestarëve të kabinetit të saj. Ajo dha dorëheqjen si kryeministre dhe udhëheqja e partisë në nëntor 1990, pasi Michael Heseltine nisi një sfidë për udhëheqjen e saj. Pas largimit nga Dhoma e Ulët (Commons) në vitin 1992, asaj iu dha titulli Baroneshë e Kesteven në qarkun e Lincolnshire, që i jepte asaj të drejtën të merrte pjesë në Dhomën e Lordëve. Ajo u tërhoq nga të paraqitjet publike për shkak të keqësimit të shëndetit në vitin 2002 nga një goditje celebrale, dhe në vitin 2013, ajo vdiq nga një goditje tjetër celebrale në Londër, në moshën 87 vjeçare.

Jeta e herëshme dhe arsimimi

Margaret Thatcher u lind Hilda Roberts në Grantham, Lincolnshire, më 13 tetor 1925. Babai i saj ishte Alfred Roberts, me origjinë nga Northamptonshire, dhe nëna e saj ishte Beatrice Ethel (Stephenson) nga Lincolnshire. Ajo e kaloi fëmijërinë e saj në Grantham, ku i ati i saj kishte në pronësi dy dyqane ushqimore. Ajo dhe motra e saj Muriel (1921-2004) u rritën në banesën sipër dyqanit më të madh, ndodhej në North Parade në afërsi të linjës hekurudhore.

Babai i saj ishte aktiv në politikën lokale dhe në kishën Metodiste, duke shërbyer si një anëtar i këshillit bashkiak dhe si predikues lokal. Ai e edukoi vajzën e tij si një metodiste Weslejane duke frekuentuar Kishën Metodiste të Rrugës Finkin. Roberts ishte kryetari i Bashkisë së Grantham-it në 1945-46 dhe humbi pozitën e tij si anëtar i këshillit bashkiak në vitin 1952, pasi Partia Laburiste fitoi shumicën e saj të parë në Këshillin e Grantham-it në vitin 1950. Nëna e Thatcher-it ishte rrobaqepëse fustanesh. Thatcher ishte shumë e lidhur me të atin dhe bisedonte shpesh me të.Që në rininë e saj të hershme, Margaret u njoh me politikën konservatore nëpërmjet të atit.

Ajo studioi në Universitetin e Oksfordit për Kimi. Ishte studente e Doroti Hodkin, një shkencëtare që kishte fituar çmimin Nobel. Duke ndjekur pasionin e saj për politikën, Margaret u bë presidente e Shoqatës Konservatore të universitetit. Gjatë kësaj kohe ajo lexoi vepra si The Road to Serfdom nga ekonomisti dhe filozofi Friedrich von Hayek, që dënonin ndërhyrjen e qeverisë në ekonomi dhe rritjen e fuqisë së shtetit.

Në 1947 u diplomua në kimi dhe nisi punën si kërkuese në këtë fushë.

Ajo hyri në parlament në vitin 1959, ndërsa në vitin 1970 u emërua Sekretare për Edukimin.

Karriera politike

Margaret Thatcher 
Margaret Thatcher George H.W. Bush 1986

Dy vjet pas diplomimit, Theçer i hyri zyrtarisht politikës. Në vitin 1950, ajo kandidoi për deputete e parlamentit të Dertfordit. Pavarësisht se fitoi respektin e partisë që përfaqësonte, ajo nuk fitoi atë vit, madje as një vit më pas. Dy muaj pas humbjes së dytë, ajo u martua me Denis Theçer.

Në vitin 1952, Margaret la politikën për t’iu përkushtuar studimit të ligjeve. Një vit më pas ajo mori një diplomë në drejtësi, por nuk mund të rrinte larg politikës. Ndërsa kishte sjellë në jetë binjakët, ajo fitoi një vend në Dhomën e Ulët.

Në vitin 1970, Thaçer u emërua Sekretare për Edukimin dhe Shkencën. Ajo pati kontradikta me kryeministrin Eduard Heath. Në vitin 1973, gjatë një interviste në televizion, Margaret tha një frazë që shumë shpejt do të rezultonte e gabuar. “Nuk mendoj se mund të shoh një kryeministre femër gjatë jetës time”.

Por partia e saj u bë forca kryesore një vit më pas, duke i dhënë asaj postin e lideres së saj. Pavarësisht situatës së vështirë ekonomike të vendit dhe konflikteve brenda klasës politike, Margaret e çoi partinë e saj drejt fitores, duke u bërë kështu gruaja e parë në krye të qeverisë.

Lidhje të jashtme

Tags:

Margaret Thatcher Jeta e herëshme dhe arsimimiMargaret Thatcher Karriera politikeMargaret Thatcher Lidhje të jashtmeMargaret Thatcher ReferimeMargaret Thatcher13 tetor192520138 prillLincolnshireLondraPartia Konservatore e Mbretërisë së Bashkuar

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KarizmaLidhja e PrizrenitLuaniFieriPianojaVlerat kulturoreFamiljaShtetet anëtare të Bashkimit EvropianDhiaAcidiGjeografia e GjermanisëLista e fjalëve në IslamAmerika VerioreLista e liqeneve në ShqipëriKuvendi i ShqipërisëLista e personaliteteve ilireADNLaguna e KaravastasëDashuriaOdisejaLista e festave në ShqipëriNjësia matëseRrotullimi i TokësGjeorgjiaPankreasiUEFA Ekipi i VititTargat e automjeteve të ShqipërisëArsimi në ShqipëriKanadajaFitër BajramiFutbolliShiu acidikLigji i ruajtjes së energjisëZinkuTigriBajram CurriLidhëza bashkërenditëseNamazi i teraviveEritrocitiHans Kristian AndersenSëmundjet e gjakutMuri i BerlinitSëmundja infektivePelikani kaçurrelHIV/AIDSTeoritë e personalitetitKushtetuta e KosovësLista e shfaqjeve teatraleHashim ThaçiRevolucioni FrancezTumori i truritFazat e Rilindjes ShqiptareEvropaAzia JugoreHistoria e DurrësitAutizmiPashallëku i ShkodrësNumriShehadetiDibraMenopauzaÇarls DarvinBashkitë e ShqipërisëQeni i SharritKëshilli i EvropësShqipëria në vitet 1912-1939Veshje popullore të KosovësKubi (gjeometri)Sëmundjet e trashëgueshmePrishtinaHistoria e ÇamërisëAli PodrimjaKripaTeatri në ShqipëriEmriEnergjia e ripërtëritshme🡆 More