Marash Delia ka qenë një nga udhëheqësit për çlirimin kombëtar nga pushtuesit Osmanë në krahinën e Shalës.
Në kryengritjen e vitit 1910, ai së bashku me krye trimin Mehmet Shpendin drejtoi grupin e kryengritësve të Shalës, Shoshit e të Pultit, dhe që u bashkuan në ndihmë luftëtarëve të Nikaj-Mërturit të udhëhequr nga Prel Tuli. U shqua si prijës ushtarak në betejat që u zhvilluan në vitin 1910 në Qafë të Agrit kundër ushtris Turke të komanduara nga Shefqet Turgut Pasha, të cilët pas dy javë luftimesh u thyen nga kryengritësit.
Ra heroikisht me 15, Korrik, 1915 në vëndin e quajtun Ndërkisa, në afërsi të Qereshit të Planit, ku shovinistët Malazez, vranë mizorisht mbi 72 burra, gra, fëmijë dhe pleq të Planit dhe të Dukagjinit dhe udhëheqësit kryesor të kësaj kryengitjeje, Mehmet Shpendi, Çun Nika dhe Marash Delia.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Marash Delia, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.