Mahmud Ahmedinezhad

Mahmud Ahmedinezhad (persisht: محمود احمدی‌نژاد Mahmud Ahmadinežâd, IPA: mæhˈmuːd æhmædiːneˈʒɒːd), i njohur edhe si Mahmoud Ahmadinezhad, ishte kryetar, i gjashti me radhë, i Republikës Islamike të Iranit.

Ish-kryebashkiak i Teheranit, Ahmedinezhad fitoi mandatin e parë katërvjeçar në zgjedhjet presidenciale të Iranit në vitin 2005 dhe u rizgjodh më 2009 për katër vjet të tjera. Si kryetar, ai mbajti postin më të lartë të zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët, si dhe kreu funksionet e kreut të qeverisë dhe disa funksione ceremoniale të kryetarit të shtetit. Kreu i vërtetë i shtetit në Iran është Udhëheqësi Suprem, i cili mban komandën e forcave të armatosura dhe ka tagër t'i rishikojë vendimet politike të ligjvënësve dhe ekzekutivit.

Mahmud Ahmedinezhad
Mahmud Ahmedinezhad, Kryetar i Republikës Islamike të Iranit

Ahmedinezhad mban titullin e doktorit të shkencave, ndërsa në politikë njihet si konservator i pikëpamjeve islamike shiite dhe një kundërshtar i madh i SHBA-ve dhe Izraelit. Telashet e Ahmedinezhadit janë dështimi i planit të tij ekonomik si dhe marrëdhëniet me botën e jashtme. Ai ka mbrojtur programin bërthamor të Iranit, me gjithë kundërshtimin e botës perëndimore. Njëherësh, gjendja e rëndë e të drejtave të njeriut dhe të grave nuk ka ndryshuar gjatë gati një mandati presidence të Ahmedinezhadit.

Kryetari iranian është figurë tejet kundërthënëse dhe komentet e tij kanë bërë që të njihet si njeri dhunshëm dhe luftëdashës. Së fundi, pohimi i tij në një konferencë të OKB-së se Izraeli është shtet i ndërtuar në baza raciste u përcoll nga braktisja e sallës ku ai po mbante fjalim. Izraelin e quan "Regjim Sionist", dhe pohon se janë kundër Sionizmit e jo kundër Hebrenjëve.

Në zgjedhjet presidenciale 2009, Ahmedinezhad u sfidua nga dy kandidatë reformistë, ish-kryeministri Mir Hosein Musavi dhe ish-kryeparlamentari Mehdi Karubi, dhe një konservator, ushtaraku dhe ekonomisti Mohsen Rezai. Ahmedinezadh u rizgjodh me mbi 60% të votave, ndonëse kandidati i dytë, Musavi, nuk e pranoi akoma disfatën, duke u thirrur në parregullsi zgjedhore. Më 2013, vendin e Ahmedinezhadit e zuni pasuesi i tij Hasan Ruhani.

Shih dhe këtë

Referime

Referime

Tags:

2005IraniPersishtTeheran

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

RadioaktivitetVeshje popullore të KosovësLista e kalave në ShqipëriFan NoliOrkestra simfonikeKapedani (film)Granit XhakaZeusiLista e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësLista e bimëveDemokracia athinaseLista e shkrimtarëve shqiptarëBateriaMbiemriPeshkuEgjipti i lashtëHidroenergjiaLidhja e PrizrenitNdarja e hënësLudwig van BeethovenAthinaStreptokoketTrupat e Sistemit DiellorLista e vendeve sipas sipërfaqesVetëtimaLufta e Parë BotëroreOksigjeniGjakuMarie CurieKalaja e BeratitPozicioni mbrapshtSistemi operativKurban BajramiGreqiaLuledielliKorçaAzia JugperëndimoreShpataDinozauriZana e malitKalendariSarajet e bardhaHënaLea YpiMartin CamajIraniLista e komunave në KosovëFoljaKromozomiShenjat astrologjikeMigrimetAlfabeti grekIsmail KadareAlfabeti shqipLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeJorgo PapingjiHistoria e KuranitArtriti ReumatologjikMësonjëtorja e KorçësDita e TokësShqiptarët në GreqiLista e kafshëve të egraMali i ZiHistoria e ÇamërisëFjodor DostojevskiKalaja e KrujësKallëzuesiLista e personaliteteve ilireKolitiLekë DukagjiniAlban SkënderajAbdyl FrashëriTrëndafiliGjallesat në zhdukjeKlima e ShqipërisëVeshkaDielliTeuta e IlirisëPjesët përbërëse të kompjuterit🡆 More