Lumi I Tiranës

Lumi i Tiranës është lumë që kalon në pjesën veriore të Tiranës, në zonën e quajtur Bregu i Lumit.

Formon kufirin administrativ verior të Tiranës dhe e ndan atë nga Komuna Paskuqan. Lumi i Tiranës formohet nga bashkimi i përrenjve malorë në Zall Dajt. Rrjedha e tij është e pastër deri në Shkallën e Tujanit dhe fshatin Brar. Në rrjedhën e tij të sipërme, lumi ka një rrjedhë të pastër, me ujëra të kristaltë e me botë ujore të pasur. Ndër llojet që veçohet të përmenden, është gaforrja e ujërave të ëmbla, Potamon fluviatile. Pas fshatit Brar, ujërat e Lumit të Tiranës ndoten tej mase nga shkarkimet e ujrave të zeza, mbeturinave dhe mbetjeve të ndryshme të ngurta e të lëngshme nga të dy anët e brigjeve të lumit.

Lumi I Tiranës

Ndotja

Lumi I Tiranës 

Ujërat e Lumit të Tiranës janë tejet të ndotura pasi i afrohet Tiranës, si pasojë e derdhjeve të ujrave të zeza të Babrrusë, Paskuqanit, gjithë pjesës veriore të Tiranës, Bathores dhe Kamzës, mbetjeve të ngurta e të lëngshme, si dhe nga gërryerja e zhavorrit nga shtrati i Lumit të Tiranës. Sipas një studimi të ndërmarrë nga Instituti i Politikave Mjedisore, në ujërat e Lumit të Tiranës, vlerat e nitriteve në të janë nga 4 deri në 32 herë më të larta sesa vlerat e direktivës së BE-së për peshqit 44(2006), ndërsa vlerat e baktereve koliformeve që gjenden në fekale, janë 13 herë më të larta sesa standardet e BE-së.. Shkaterrimi i ekosistemit të Lumit të Tiranës është thelluar më tej nga shkarkimet e mbetjeve të ngurta drejt e në lumë, duke ngushtuar dhe shkatërruar brigjet dhe shtratin e lumit, dhe duke e kthyer lumin në një kanal të thjeshtë të ujrave të zeza.

Brigjet e mbushuar me mbetje të ngurta janë shfrytëzuar për ndërtime të ndryshme pa leje, të cilat kanë zënë gjitha rrugët për të shkuar drejt lumit dhe kanë shkatërruar rrjedhën e lumit. Si pasojë e ndotjes, shumëllojshmëria biologjike e lumit është ulur shumë, duke eliminuar peshqit, jorruazorët, dhe gjallesat e tjera ujore. Të vetmet gjallesa që mbijetojnë tani në rrjedhen e poshtme të lumit të Tiranës janë algat dhe minjtë e kanaleve.

Referime

Tags:

BrarPaskuqanShkalla e TujanitTirana

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Lista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeRrafshi i DukagjinitCikli menstrualLista e vendbanimeve ilireAtifete JahjagaDemokraciaRrethi i MatitGjeografia e IzraelitKatroriRomaThyesaRevolucioni i dytë industrialSaturniHolokaustiTrupat e Sistemit DiellorAlma BektashiSistemi i qarkullimit të gjakutPranveraFlamuri i KosovësKongresi i ManastiritSerie AKështjella (Ismail Kadare)GjakuTë drejtat e njeriutMëlçiaKalaja e LëkurësitTrashëgimia kulturoreShkencaNdotja e ajritNamaziGjergj FishtaAmerika JugoreAfërditaNumrat e telefonit në KosovëGjuha shqipeDita e TokësSeksi analKapedani (film)Steve JobsKonferenca e Londrës (1912–1913)GjarpriDibraDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Muzika populloreDialektet e gjuhës shqipeOlta XhaçkaMujdin AliuLista e gjeografive të shteteveLeje DrejtimiPopullsiaIliriaLumi i DrinitOrgazmaLidhja e PrizrenitArmët e SkënderbeutDashuriaLufta Iran-IrakSarajet e bardhaGjenerali i ushtrisë së vdekurEsad MekuliPinokuMarsiTrombocitiQarku elektrikAdem JashariLec ShllakuKroaciaPashallëku i ShkodrësHebrenjtëSamir ManeHidrocentraletVeshje popullore të KosovësSiriaNamazi i SabahutAnemiaTuneli i LlogarasëLufta Gjashtë DitorePrincesha ArgjiroHistoria🡆 More