Lumi I Ibrit

Ibri është një lum në Kosovë.

Lumi I Ibrit
Kanjoni i Ibrit në Mal të Zi
Lumi I Ibrit
Penda e Ujmanit, Gazivoda (2006)
Lumi I Ibrit
Lumi Ibër në Mitrovicë
Lumi I Ibrit
Lumi Ibër gjatë dimrit.

Fjala Ibër rrjedh nga fjala shqipe i bardhë, shkumbon.

Rrjedha

Lumi Ibër buron në Alpet shqiptare, vazhdon të rrjedh nëpër territorin e sotshëm të Malit të Zi, pastaj nëpër Serbi dhe në afërsi të vendbanimit Banjë hyn në territorin e Kosovës rrjedh në drejtim të juglindjes dhe në Mitrovicë kthehet në drejtim të veriut rrjedh nëpër Zveçan, mandej Leposaviq, Leshak dhe rrëzë maleve të Kopaonikut në afërsi të Rudnicës del nga territori i Kosovës në Serbi ku nga ana e majtë i bashkohet Lumi Rashka në vendbanimin me të njetin emër, e mandej bashkohet me Moravën perëndimore dhe derdhet në Danub e me të në Detin e Zi. Nga burimi e deri te derdhja e tij në Moravën perëndimore ka një gjatësi prej 276 km, në territorin e Kosovës 82 km.

Ibri është lumë malor merrjedhje të shpejtë dhe shtrat të thellë. Grykat dhe pjesët e zgjeruara të lumit malor me prejardhje të shpejtë dhe shtrat të thellë. Prej burimit deri në Mitrovicë pjerrtësia mesatare e shtratit të Ibrit është 6,7 m/km e shpejtësia e ujit 3,5 m/s. Në pjesën e epërme lugina e lumit është e gjerë 205 m, te Rozhaja 10 m, te Ribariqi 8-15, e te Mitrovica 20 – 25 m. Ibri ka një regjim të ushqimit të përzier, përkatësisht të kombibuar nga shirat, shkrirja e borës dhe burimet.

Karakterizohet me maksimumin e prurjes në muajin mars – prill e atë minimale në gusht dhe në shtator. Derisa maksimumi i prurjes është në lidhje me shkrirjen e borës, në fillim të pranverës, ajo më e ulët shfaqet si pasojë, jo vetëm e mungesës së reshjeve, por edhe avullimi intensiv dhe absorbimit të ujerave në viset gëlqerore. Këto çrregullime në prurje gjatë vitit, jo vetëm që nuk kanë mundësuar shfrytëzimin sa më racional të ujit të Ibrit por edhe mbrojtja prej vërshimeve ka qenë më se e nevojshme.

Liqenet

Lumi I Ibrit 
Liqeni i Mitrovicës

Në luginën e lumit Ibër janë ndërtuar edhe dy liqene artificiale (akumuluese) dhe një hidrocentral. Liqeni i parë është në afërsi të Zubin Potokut dhe njihet si Liqeni i Ujmanit. Në kuadër të këtij liqeni është ndërtuar njëra ndër pendat më të mëdha në Evropë si dhe Hidrocentrali i Ujmanit me dy gjeneratorë me fuqi të instaluar prej 19 MW.

Në periudhën 2016/17 në shtratin e lumit Ibër është ndërtuar edhe liqeni i dytë artificial (akumulues) i njohur si Liqeni i Mitrovicës.

Shiko edhe këtë

Lidhje të jashtme

Lumi I Ibrit  Commons: Lumi Ibër – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Burimi i të dhënave

43°26′02″N 20°26′45″E / 43.4339°N 20.4458°E / 43.4339; 20.4458

Tags:

Lumi I Ibrit RrjedhaLumi I Ibrit LiqenetLumi I Ibrit Shiko edhe këtëLumi I Ibrit Lidhje të jashtmeLumi I Ibrit Burimi i të dhënaveLumi I IbritKosova

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Napoleon BonapartiStema e ShqipërisëNjerëz dhe FateSëmundjet e gjakutAli Baba dhe Dyzet HajdutëtShenjat e qarkullimit rrugorLista e bankave në ShqipëriDialektet e gjuhës shqipeElefantiFutbolliAtmosferaRepublika Popullore e ShqipërisëAdem JashariPolimeriPulsi i zemrësSistemi i imunitetitAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianWarnerMediaPozita gjeografike e ShqipërisëShenjat e Urdhërave të PreraEnergjiaArtriti ReumatologjikAdolf HitleriLista e elementeve kimike sipas numrit atomikBylisiIslamiMigrenaIlirëtKinaMjedisiMuzika populloreAmerika VerioreKoloseumiPoseidoniLufta e FtohtëPjesët përbërëse të kompjuteritFaik bej KonicaKonventa Evropiane për të Drejtat e NjeriutMotori DiezelVallet shqiptareTiranaMolieriBurimet natyrore të KosovësKokainaRrjeti kompjuterikTurbinat me erëPanairi i botësElefanti afrikanPlanetiMultiple sklerozaAli AhmetiEnergjia e erësLetërsiaLufta e Dytë BotëroreNatyraAthinaElektricitetiAziaNdihma e parëMacjaPërqindHënaGreqiaUEFA Liga e Kampionëve - statistikatIzraeliNamazi i IqindisëStalaktitet dhe stalagmitetShkupiDua LipaFiset shqiptareLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësMahatma GandiMorfinaBotaPellazgëtSistemi nervorRrethiRrezet rentgen🡆 More