Amazona (Rio Amazonas) është lum në Amerikën Jugore i cili ka ndërtuar sistemin më të madh ujor në botë.
Amazona rrjedh nëpër Peru, Brazil dhe pjesërisht si lum kufitar nëpër Kolumbi. Burimi i Amazonës gjendet në malet Ande, prej nga lumi rrjedh në drejtim të perendimit. Amazona ka disa lumenj burimor, më së shpeshti merret si lum burimor Ukajali, rrallë Mranon. Amazona bashkë me Ujakalin dhe lumin Apurimak ka gjatësi rreth 7100 km, ndërsa gjatësia e Amazonës me Maronin arrinë rreth 6400 km. Në rrjedhjen e mesme, nga grykderdhja Javari e deri te grykderdhja Rio Negro, Amazona bart emrin Solimôes. Në këtë pjesë gjerësia e lumit arrinë edhe deri në 20 km, derisa në rrjedhën e poshtme edhe deri në 100 km. Prurja maksimale në grykëderdhje arrinë 300 000 m kub në second (prurja mesatare arrinë rreth 120 m³/s), përkatësisht sasia më e madhe e ujit se e të gjithe lumenjve të Evropës sëbashku. Kjo sasi e madhe e ujit të ëmbël shkakton fenomenin se uji në Oqeanin Atlantik edhe 400 km nga grykëderdhja edhe më tutje është i ëmbël. Lumin Amazona e zbuloi dhe e kaloi në vitin 1541 hulumtusi spanjol Fransisko de Orelana.
Rrjedhat kryesore nga ana e djatht e Amazonës janë:
Rrjedhat kryesore nga ana e majtë janë:
Qytet kryesore të cilë jan të vendosur buzë Amazonës janë:
Wiki Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Amazona. |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Amerikës Jugore është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Brazilit është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Lumi i Amazonës, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.