Luljeta Pula Beqiri

Luljeta Pula-Beqiri (31.10.1952, Kosovë) është profesoreshë në Fakultetin e Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Mitrovicë, ku punon që nga viti 1976.

Luljeta Pula është atdhetare e shquar dhe kontribuoi në etapa të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

Veprimtarinë e saj kombëtare e filloi qysh në moshën 16 vjeçare, kur edhe iu bashkua demonstratës së vitit 1968, për ta vazhduar aktivitetin deri në ditët sotme.

Biografia

Luljeta Pula - Beqiri u lind më 31 tetor të vitit 1952 në Prishtinë, Kosovë. Ajo lindi në një familje intelektualësh, si nga ana e nënës (Edibe Binishi Pula – veterane e arsimit), ashtu edhe nga babai (Xhevdet Pula - profesor universiteti). Ata e rritën vajzën e tyre në frymë atdhedashurie, pasi që të dy ishin luftëtarë të lirisë edhe me pushkë, por edhe me pendë. Edhe gjyshja e Luljetës, Gjylshah Pula, ishte luftëtare kundër nazifashizmit dhe të gjitha këto e kalitën atë në një atdhetare të shquar. Tani ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Arsimimi dhe edukimi

Luljeta shkollën fillore, gjimnazin dhe Fakultetin e Teknologjisë - Xehetarisë i kreu në Prishtinë. Studimet e nivelit master i përfundoi në Universitetin e Zagrebit në vitin 1979, teksa gradën doktor shkence në inxhinieri kimike e mori në vitin 2006 në Universitetin e Prishtinës.

Aktualisht është profesoreshë në Fakultetin e Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Mitrovicë, ku punon që nga viti 1976. Luljeta mori pjesë në shumë tubime e konferenca vendore e ndërkombëtare.

Prej viteve 80’-ta e deri në vitin 2000, Luljeta ishte e angazhuar si politikane, ku mbajti poste të larta dhe të respektuara nëpër disa organe partish.

Veprimtaria

Fillet e angazhimit të Luljetës në planin kombëtar janë shumë të hershme. Qysh në fëmijëri ajo e kishte ndjerë padrejtësinë që po i bëhej popullit shqiptar në Kosovë dhe që në moshën 16 vjeçare, si nxënëse e vitit të dytë në gjimnaz, ishte dënuar me masën përjashtim nga shkolla për organizimin dhe nxitjen e propagandës kombëtare në mesin e bashkëmoshatarëve të saj. Duke qenë se ishte nxënëse e shkëlqyer, kjo masë u zbut dhe u shndërrua në parapërjashtim.

Ajo mori pjesë edhe në demonstratat e vitit 1981, duke u bërë kështu ndër të rrallët mësimdhënës universitarë, që e përkrahte publikisht këtë nismë. Tutje, ajo mori pjesë edhe nëpër të gjitha tubimet kombëtare dhe demonstratat popullore, që nga viti 1981-1989, e deri më 1999, me përfundimin e luftës në Kosovë.

I tërë ky angazhim, rezultoi në arrestimin e saj 8 herë në stacione të ndryshme policore, në Prishtinë, Mitrovicë e Istog. Arrestimi i parë i saj ishte më 2 korrik 1990, për shkak të ndikimit në shpalljen e Deklaratës Kushtetuese.

Angazhimi politik

Luljeta Pula ishte themeluese e Shoqatës së Gruas më 1990 dhe kryetare e Shoqatës së Gruas, e emëruar nga Këshilli iniciues përgjatë viteve 1990-1991. Ajo nuk u pajtua që Shoqata e Gruas të jetë nën ombrellën e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe pas një viti dha dorëheqje në shenjë pakënaqësie.

Në periudhën e viteve 1991-1993 u zgjodh nënkryetare e Forumit të Gruas, si dhe në periudhën e viteve 1998-2000 ishte nënkryetare e Forumit Demokratik të Kosovës.

Luljeta ishte kryetarja e parë e Partisë Social-Demokrate të Kosovës, post të cilin e mbajti gjatë viteve 1992-2000. PSDK ishte partia e dytë, pas LDK-së, që u themelua në sistemin e ri pluralist të Kosovës.

Ajo ka shkruar shumë artikuj gazetareskë dhe kumtesa për opinion për 10 vjet, në cilësinë e kryetares së PSDK-së. Ka marrë pjesë në debate televizive – publike në Serbi dhe në Perëndim dhe ka dërguar shumë dokumente sekrete në qendrat e vendosjes ndërkombëtare. Ka hartuar edhe programe kombëtare në organizatat ku ka punuar.

Referime

Tags:

Luljeta Pula Beqiri BiografiaLuljeta Pula Beqiri Arsimimi dhe edukimiLuljeta Pula Beqiri VeprimtariaLuljeta Pula Beqiri Angazhimi politikLuljeta Pula Beqiri ReferimeLuljeta Pula Beqiri

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Miguel de CervantesShiuDermatiti atopikSyriPubertetiKëshilli i EvropësTrekëndëshiDemografia e KosovësPërcaktoriArben TaravariDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeSëmundjet e trashëgueshmeArsimi në ShqipëriLibriFustanellaMultiple sklerozaMprehësi i lapsaveKosovaPenisiSiguria kibernetike14 vjec dhëndërVullkanet dhe termetetBeteja e KosharesBorëbardhaFabulaLufta e FtohtëShtetet anëtare të Bashkimit EvropianTiranaFruthiDita e Shën GjergjitTrombocitiEkrem KryeziuSeksi analBifurkacioni i lumit të NerodimësKurrikulaAziaNamazi i AkshamitPula (shpend)TenisiHimni i FlamuritDramaLogopediaPianojaDita e TokësMutacioniDardanëtHistoria e TiranësSistemi i qarkullimit të gjakutAli Pashë TepelenaLulekuqjaFusha magnetike e TokësSistemi riprodhues femërorSyri i kaltër, DelvinëDritëro AgolliWilliam ShakespeareRilindja Kombëtare ShqiptareKlima e ShqipërisëKryqëzatatRevolucioni i dytë industrialArbëria në MesjetëParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaAnastasi IDafina Zeqiri (këngëtare)Mustafa Qemal AtaturkuParku Kombëtar Shebenik-JabllanicëMotra ToneBeratiBimësiaKallëzuesiVideosexEnzimatMehmet FatihuMid'hat FrashëriRrugaGreta ThunbergHormonetFjodor DostojevskiRima🡆 More