Lukë Kaçaj

Lukë Kaçaj (Bajzë, 26 shkurt 1924 - Laç, 7 shtator 2001) ka qenë muzikant dhe bas bariton shqiptar i mbiquajtur Shaljapini shqiptar.

Biografia

U lind më 26 shkurt 1924 në BajzëKastratit, asokohe qendra e nënprefekturës së Malësisë së Madhe.

Kur qe 10 vjeç u dërgua në Shkodër që të merrte mësime në liceun klasik Illyricum, ku dhe nisi të merrej me muzikë me kompozitorin Atë Martin Gjoka. Falë një frati tjetër muzikant, Atë Filip Mazrekut, Kaçaj nxuri armonion, organon dhe violinën. I dorëzuar te Urdhri Françeskan, mori emrin Severin kur bëri kushtet e përkohshme. Liceun e kreu më 1944 dhe prej urdhnit u largua më 1946 pasi eprori P. Mati Prennushi i kish bërë me dije të atit që rrethanat politike po ua shtrëngonin gjendjen fretënve.
Pas çlirimit, në vitet 1947-1950, punon në Korin e Përgjithshëm të Shtetit dhe në Ansamblin e Ushtrisë si solist dhe si korist.

Në vitin 1953, në festivalin е Dytë të Rinisë që u mbajt në Bukuresht, me interpretimin e aries së Filipit nga opera “Don Karlos” e Verdit, zëri i tij dhe fama u perhapën në të gjithë Evropën - ketu Kaçaj fitoi dhe çmimin e dyte ndërkombëtar të Festivalit. Më pas, në vitin 1955, në konkurimin për studimet e larta për kanto pranë Konservatorit "P.I. Tchaikowsky" në Moskë, Luka, ndërmjet 170 këngëtarëve konkurues, arriti të fitojë vendin e katërt. ra në sy vrullshëm dhe u dërgua të studionte në konservatorin ‘Çajkovski‘, ku shkëlqeu në mënyrë të pakrahasueshme në skena të ndryshme të botës. Shumë herët iu desh të mbante barrën e krahasimit me të madhin Shaljapin, ose ‘Albanskij Shaljapin‘. Muzika e varfër shqiptare duket e kishte të vështirë ta kapërdinte këtë kafshatë të madhe. Në kursin e Belkantos spikaste shqiptari Luk Kaçaj, bullgari Kola Giaurov dhe rusi Sasha Vedernikov”, shkruan për të Agron Gjekmarkaj.

Për koncertetet e operat ku mori pjesë në Evropën Lindore, iu dhanë diploma, çmime e dekorata.

Më pas u kthye, solist në TOB, ku realizoi mjeshtërisht role të paharruara nga operat shqiptare dhe botërore, duke u bërë një ndër artistët më të njohur e të preferuar në Shqipëri. Në vitin 1966 emërohet pedagog i kantos në Institutin e Lartë të Arteve dhe jep kontributin e tij të çmuar në përgatitjen e brezit të ri të këngëtarëve.
Kjo karrierë ndërpritet në vitin 1973, kur Luk Kaçaj burgoset nga regjimi i asaj kohe. Del nga burgu në vitin 1991 dhe vazhdon të aktivizohet në jetën muzikore shqiptare.
Pas vdekjes Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i jep dekoratën “Nderi i Kombit”.

Referime

Tags:

1924200126 shkurt7 shtatorBajzaLaç

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

PeshaElizabeth HandKarnavaletMarrëdhënia seksualeShqiponjaShtjefën GjeçoviShkollat e para shqipeHidrocentraletShkodraLeukocitSyri i kaltër, DelvinëSistemi i frymëmarrjesMustafa Qemal AtaturkuInternetiAmerika JugoreBiosinteza e proteinaveAtomiArsimi në ShqipëriPlazma e gjakutLuledielliQeniKinaKategoria SuperioreBunkerët në ShqipëriInteligjenca artificialeNaim FrashëriAstronomiaFosiletDhelpraRebelimi i vitit 1997Të drejtat e njeriutDielliHimni i FlamuritRajoni JuglindorJulian DedaVeshkaZvicraLista e shteteve sipas popullsisëBallkaniBeteja e KosharesKalaja e PrizrenitDemografia e KosovësMuri i Madh KinezMikroorganizmatNdre MjedaKostandin KristoforidhiAlfabeti shqipKonferenca e Londrës (1912–1913)DelfiniMerkuri (planet)EgjiptiMeningjitiGjirokastraLumiLista e qyteteve në GjermaniFabulaIliadaTargat e automjeteve të KosovësLista e personaliteteve ilireFilozofiaFerma VIPDritaPeshkuDita Botërore e MjedisitAnoreksiaSëmundjet e zemrësAustriaParafjalaElektromagnetiKontinentetRobin HoodKlima e ShqipërisëBasketbolliShpërbërja e Perandorisë OsmaneAbdyl FrashëriPasaporta e ShqipërisëLista e festave në Shqipëri🡆 More