Lufta civile spanjolle ishte një luftë civile që shpërtheu në Spanjë ndërmjet rebelëve (të njohur si Nacionales) dhe Republikës Spanjolle me të ashtuquajturit Republicanos (qeveria dhe përkrahësit e saj).
Lufta u zhvillua midis muajit korrik të 1936 dhe prill 1939 dhe përfundoi me humbjen e çështjes republikane, e ndjekur më pas nga diktatura e Francisko Frankos (Francisco Franco).
Lufta antifashiste e Spanjës është e njohur i një luftë internacionale në të cilën luftonin forcat e mbretit të mbështetura nga fuqitë fashiste dhe forcat proletare popullore të mbështetura nga fuqitë vullnetare të lëvizjeve socialiste e komuniste në Evropën e asaj kohe dhe më gjerë. Kjo luftë nga shumë të rinj në botë e edhe të rinjtë shqiptarë shihej si luftë çlirimtare e popujve. Për këtë shkak në këtë luftë në radhët e brigadave internacionale antifashiste janë radhitur më se 35 000 vullnetarë nga 53 shtete të botës.
Në këto brigada kanë marrë pjesë edhe shumë të rinj shqiptarë ndër të cilët më të njohurit kanë qenë Xhemal Kada, Ramiz Varvarica, Musa Kame-Fratari, Asim Vokshi të cilët më vonë nga lëvizja antifashiste shqiptar që fitoi luftën kundër okupatorëve fashistë janë shpallur "Heronj të popullit".
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Lufta Civile Spanjolle, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.