Lucas Torreira: Futbollist uruguajan

Lucas Sebastián Torreira Di Pascua (lindur më 11 shkurt 1996) është një futbolliist profesionist uruguajian i cili luan si mesfushor mbrojtës për klubin anglez Arsenal dhe kombëtaren uruguajiane.

Lucas Torreira
Lucas Torreira: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistikat e karrierës
Torreira me UruguajinKupën e Botës 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëLucas Sebastián Torreira Di Pascua
Datëlindja (1996-02-11) 11 shkurt 1996 (28 vjeç)
VendlindjaFray Bentos, Uruguay
Gjatësia1.68 m (5 ft 6 in)
PozicioniMesfushor mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Arsenal
Numri11
Karriera me të rinjtë
2010–201318 de Julio
2013Montevideo Wanderers
2013–2014Pescara
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2014–2015Pescara5(0)
2015–2018Sampdoria71(4)
2015–2016Pescara (huazim)29(4)
2018–Arsenal23(2)
Karriera ndërkombëtare
2018–Uruguaji13(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 19 janar 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 24 nëntor 2018

Karriera me klube

Vitet e hershme

Torreira filloi karrierën e tij futbollistike me klubin e qytetit të tij të lindjes I.A. 18 de Julio i Fray Bentos. Në 2013, ai u bashkua me të rinjtë e Montevideo Wanderers.

Pescara

Në dhjetor 2013, pasi ishte vëzhguar për rreth një vit nga Roberto Druda, ai u mor në Itali tek Pescara sëbashku me katër uruguajianë të tjerë; ishte vetëm Torreira ai që fitoi besimin e ekipit nga Abruzzo, i cili bleu kartonin e tij.

Pasi luajti për rreth 18 muaj me ekipin Primavera, Torreira bëri debutimin e tij me ekipin e parë më 16 maj 2015, duke luajtur si titullar në ndeshjen e Serie B ndaj Varese; ai luajti për 58 minuta para se të zëvndësohej nga italiani Matteo Politano.

Sampdoria

Më 1 korrik 2015, Torreira u transferua te klubi italian Sampdoria për 1.5 milion €, por u dërgua menjëherë në huazim tek Pescara për sezonin 2015–16 për të fituar përvojë.

Huazimi te Pescara

Lucas Torreira: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistikat e karrierës 
Torreira në aksion me Pescarën në 2014.

Më 2 korrik 2015, ai u huazua te Pescara. Me delfinët, Torreira shënoi golin e parë si profesionist kundër F.C. Südtirol në 2015–16 Coppa Italia. Në kampionat, ai shënoi tre herë në 26 ndeshje.

Rikthimi te Sampdoria

Torreira u rikthye tek Sampdoria pas huazimit tek Pescara më 1 korrik 2016. Ai debutoi zyrtarisht në Serie A më 21 gusht në ndeshjen e parë sezonale ndaj Empolit në Stadio Carlo Castellani.

Ai ishte një titullar i përherëshm në ekip gjatë sezonit 2016–17, një status që e mbajti edhe gjatë sezonit 2017–18. Ai gjithashtu shënoi disa gola të rëndësishëm gjatë sezonit të tij të dytë, përfshirë edhe golin e dytë të fitores 3–2 në shtëpi kundër Juventusit më 19 nëntor 2017.

Arsenal

Më 10 korrik 2018, klubi anglez Arsenal kompletoi transferimin e Torreiras për një shifër të raportuar prej 26.4 milion £. Menjëherë pasi transferimi përfundoi, Torreira mori vlerësime nga trajneri i ekipit Unai Emery, i cili tha: "Është një mesfushor me kualitet të mirë. I kam shijuar performancat e tij tek Sampdoria në dy sezonet e fundit, dhe ne e kemi parë atë të bëjë mirë për Uruguajin në Kupën e Botës 2018. Ai është një lojtar i ri me përvojë të mirë, i cili ka dëshirë të vazhdoj të rritet. Atij ju dha fanella me numrin 11, i cili për herë të fundit ishte mbajtur nga Mesut Özil; gjermani mori fanellën me numrin 10, i cili u la bosh pas largimit të Jack Wilshere.

Torreira bëri debutimin e tij në Premier League më 12 gusht në humbjen 2–0 ndaj Manchester City; ai hyri në 20 minutat e fundit të takimit. Ai dhuroi asistin e parë të sezonit, me pasimin e tij që u shëndrua në gol nga Alexandre Lacazette, në një fitore 3–2 ndaj Cardiff City. Më 2 dhjetor, Torreira shënoi golin e parë me Arsenalin, që mposhti rivalët londinez Tottenham Hotspur 4–2 dhe gjithashtu u shpall edhe lojtari i ndeshjes. Një javë më vonë, ai shënoi sërisht, këtë golin e fitores ndaj Huddersfield Town me një rofeshatë në minutën e 83të.

Karriera ndërkombëtare

Torreira ka lindur në Uruguaji, dhe është me origjinë spanjolle nga ana e gjyshit i cili ishte nga Galicia. Ai gjithashtu ka pasaportë spanjolle, dhe para se të luante me Uruguajin ai u mor në konsideratë nga vëzhgues të kombëtares italiane.

Ai u thirr në ekipin e parë të Uruguajit për Kupën e Kinës 2018 në mars 2018. Ai bëri debutimin e tij në fitoren 2–0 ndaj Republikës Çeke në gjysëm-finalen e turnamentit. Në finale Uruguaji mposht Uellsin, me Torreiran që luajti nga minuta e 70të.

Në maj 2018, ai u thirr në skuadrën paraprake prej 26 lojtarësh që do të merrte pjesë në Kupën e Botës 2018 në Rusi. Ai luajti në çdo ndeshje të ekipit që u eliminua në çerek-finale nga Franca. Performancat e tij u vlerësuan nga mediat.

Statistikat e karrierës

Klube

    Redaktuar më 19 janar 2019
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Total
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Pescara 2014–15 Serie B 5 0 0 0 3 0 8 0
Pescara (huazim) 2015–16 Serie B 29 4 2 1 3 1 34 6
Gjithsej 34 4 2 1 0 0 6 1 42 6
Sampdoria 2016–17 Serie A 35 0 1 0 36 0
2017–18 Serie A 36 4 2 0 38 4
Gjithsej 71 4 3 0 0 0 0 0 74 4
Arsenal 2018–19 Premier League 23 2 3 0 3 0 29 2
Gjithsej karriera 128 10 7 1 3 0 6 1 144 12

1 Të tjera turnamente përfshirë play-off-et e Serie B

Kombëtarja

    Redaktuar më 24 nëntor 2018
Uruguaji
Viti Ndsh Gola
2018 13 0
Total 13 0

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Lucas Torreira Karriera me klubeLucas Torreira Karriera ndërkombëtareLucas Torreira Statistikat e karrierësLucas Torreira ReferimeLucas Torreira Lidhje të jashtmeLucas TorreiraArsenal F.C.FutbolliKombëtarja uruguajiane e futbollitMesfushoriUruguaji

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Lindja e parakohshmeUlçera në stomakVeshkaTrashëgimia kulturore e KosovësHendbollLuftar PajaDhëmbët e njeriutRrethiBraziliToskërishtjaKalaja e GjirokastrësMali i KorabitPrincesha ArgjiroKripëratAriuFrederik NdociNumrat natyrorëAzem ShkreliEvropaRevolucioni i dytë industrialLibrazhdiLumi i NerodimësEklipsiEgjipti i lashtëBektashiEli FaraMiguel de CervantesRita OraMartin CamajNoizySamir ManeArbëria në MesjetëKallëzuesiLigjet e NjutonitSëmundja infektiveViktor HygoIsmail KadareBakteriMbreti LuanAtmosfera e TokësGjeografia e GjermanisëDemografia e ShqipërisëSinonimiKisha e Shna Ndout, LaçMajmuniThyesaPërmbytjaPulsi i zemrësKlimaArtizanati i KukësitViktor CanosinajEritrocitiPopullsia botëroreNamazi i JacisëVeshjet popullore shqiptareRobotikaTurbinat me erëHamletiShqipëria në vitet 1912-1939Romantizmi në kulturën europianeEgla CenoTruriSteve JobsPesë Shtyllat e IslamitVitamina CFiset ilireKristofor KolombiShtetet e Bashkuara të AmerikësProblem globalBeteja e KosharesInjorancaSulejman VokshiLabëriaBletaShumë zhurmë për asgjëZorra e hollë🡆 More